• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një karikaturë politike si Sali Berisha

by Java News
07/05/2025 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Imer Mushkolaj
Në vend se në alternativë politike, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer në meme, në karikaturë. Pavarësist se nuk pajtohem me atë çfarë ai ka përfaqësuar dhe përfaqëson, mua më vjen keq, më dhimbset në çfarë gjendje po shfaqet. Ai po bëhet përrallë para shqiptarëve, në vend që ta tregojë “përrallën” e tij për rikthim në qeverisje.

Fushata e opozitës në Shqpëri për zgjedhjet e 11 majit po vazhdon të karakterizohet me gafat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në njërën anë dhe me bullizimet e Edi Ramës së Partisë Socialiste ndaj tij, në anën tjetër.

Pavarësisht se nuk pajtohem me atë çfarë Berisha ka përfaqësuar dhe përfaqëson dhe pavarësisht se kam qenë dhe vazhdoj të jem kritik i veprimeve dhe vendimeve të tij, mua më vjen keq, më dhimbset vërtet kur e shoh në takime me qytetarë. Edhe sikur partitë rivale të mos merreshin fare me të, ai po e çmonton, po e denigron, po e shpërrallon veten në paraqitjet publike.

Natyrshëm, mosha e bën të veten. Dhe një politikan, i cili nuk e kupton kur është boll që të merret me politikë, përfundon si Berisha. Përfundon meme në rrjetet sociale, përfundon duke folur përçart, duke mos iu kujtuar për çfarë flet, madje duke huqur edhe shifra e data.

Kandidimi i tij në krye të koalicionit të djathtë nuk i bën kurrfarë nderi të djathtës. As ka gjasa të fitojë. Berisha e ka përfunduar epokën e vet politike dhe do të duhej ta kishte kuptuar një gjë të tillë. Nëse nuk e ka kuptuar, atëherë është dashur t’ia thonë familjarët e tij, bashkëpunëtorët e tij.

Sali Berishën e mbaj mend në politikë qysh si fëmijë. Që atëherë ai ndikoi edhe te kosovarët me karizmën e tij, i konsideruar si simbol i demokracisë. Nuk dua të përmend këtu përgjegjësinë e tij për raste fort të dhimbshme në Shqipëri, as mëkatet tjera. 35 vjetët e tij në politikë e kanë bërë atë egoist të papërmirësueshëm, njeri që nuk ngopet me pushtet.

* * *

Risia e vetme që solli Sali Berisha në fushatë zgjedhore ishte paralajmërimi me pompozitet se fushatën do t’ia bënte “njeriu i Trumpit”, “strategu i Trumpit”. Por, pajtohem me kolegë në Tiranë, që Berisha u nis të bëjë fushatë si Trumpi, por përfundoi si Joe Bideni. Gjithë çfarë i mbeti nga fushata “si e Trumpit” është një kapelë që mban në kokë. E kuptueshme, kaq nuk mjafton për t’ua mbushur mendjen shqiptarëve se ai është alternativa, zgjidhja më e mirë.

Më e mira që do ta kishte bërë Berisha është të tërhiqej nga politika, nga e cila ka marrë çfarë ka dashur, ka marrë gjithçka. Por, duket se ai nuk e ka kurajon ta bëjë një gjë të tillë. Ai ka zgjedhur, besoj me vetëdije të plotë, të shfaqet i tillë, në një moshë të shtyrë dhe shpesh i pallogaritshëm. Ai ka zgjedhur të bëhet përrallë në vend që ta tregojë “përrallën” e tij për rikthim në qeverisje dhe për “Shqipërinë madhështore”.

Nuk ka shërbim më të madh për qeverisjen aktuale sesa Sali Berisha kandidat për kryemninistër. Nuk ka shërbim më të mirë për socialistët dhe Edi Ramën sesa ai në fushatë. Andaj edhe nuk ka nevojë që të merren me të, sepse ai po merret me veten, po merret me paaftësinë e tij për t’i bërë rivaliet Ramës, me paaftësinë e tij për t’u ofruar qytetarëve ofertë serioze që do t’i çonte socialistët në opozitë.

Ditë pas ditë në fushatë Berisha po shpërfaq njeriun, i cili dikur shkëlqente politikisht, por që tash është e pamundur ta kthejë atë shkëlqim. Ai po prezanton para shqiptarëve njeriun, mbi supet e të cilit rëndojnë përgjegjësi për ngjarje në të cilat janë humbur jetë njerëzish. Ai po jep shfaqjen e fundit politike – veçse ka kohë jo si protagonist, por si një i harruar diku në hapësirat e teatrit, i cili nuk di çfarë kërkon në skenë, por që herë pas here lëshon ndonjë batutë.

Do të ishte fatkeqësi që alternativë e djathtë në zgjedhje të jetë veç Berisha dhe është fat që pjesë e garës janë edhe parti të reja. Ai është i mbaruar, por s’e ka marrë vesh.

Next Post
Parajsat fiskale/ Në cilat vende europiane të pasurit përfitojnë më shumë lehtësime tatimore?

Parajsat fiskale/ Në cilat vende europiane të pasurit përfitojnë më shumë lehtësime tatimore?

Comments 1

  1. Azerty says:
    8 months ago

    Berisha nuk mund te terhiqej nga politika sepse e pret gjyqi. Dhe don te shkoje atje si deputet (dhe jo si njeri i thjeshte). Keshtu do kete mundesi te thote : më persekutojne politikisht.
    Nuk ka faj Berisha. FAJ kane ata te PD-se qe i shkojne nga pas.

    Reply

Leave a Reply to Azerty Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

December 29, 2025
Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

December 29, 2025
Kur brilanti vdes i uritur

Kur brilanti vdes i uritur

December 29, 2025
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

December 29, 2025
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

December 29, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

December 29, 2025
Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

December 29, 2025
Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

December 29, 2025
Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

December 29, 2025
Parashikimi i motit, e diela me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë me diell dhe temperatura të ulëta, por ja si nis viti i ri 2026

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com