• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një karantinë etike për politikanët!

by Java News
04/12/2015 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Debatet e egra, ofendimet dhe akuzat, që kanë shoqëruar orët e fundit zhvillimet e parlamentit shqiptar, kanë nxjerrë realisht nevojën e krijimit të një karantine etike për ligjvënësit dhe politikanët tanë. Çka do të thotë: krijimin e një mikromjedisi virtual, ku ata (lexo: politikanët) duhet të ndalohen me ndonjë kod që në fillimin e artikulimit të tyre të ofendojnë. Ose më mirë të themi: të detyrohen, sërish me një kod, të mendojnë! Se kush duhet ta bënte apo se kush duhet ta ininconte këtë akt, kjo është hipotetike dhe ndodh vetëm në letërsi, në realitet dihet se ata sot janë të plotfuqishmit e vendit.

Të vjen të qeshësh kur hasesh me ta, pasi rëndom mundohen të lenë përshtypje sa më të mira dhe me artikulimet e spërdredhura, falë edhe njohjes së kleçkave të administratës dhe dokumenteve që shumica nuk i afrohet dot, ‘të parashtrojnë’ njohuri, ide dhe madje të shpalosin edhe norma, që i thyejnë vetë sapo ngjiten në foltoren e parlamentit.

Është kaq i turpshëm sot artikulimi i parlamentit shqiptar, sintaksa që përdorin saqë imperativi i një karantine është më shumë se domosdoshmëri. Është bërë dikur me leprozët, murtajën, por me sa duket është krejt i nevojshëm për ta: deputetët, zyrtarët qesharakë partiakë, militantët e tyre. Një nga arsyet e argumentit tonë është se agresioni i tyre oral shkon deri thellë strukturës psiqike dhe po e agreson deri nënvetëdijen e njerëzve . Gjendet shpesh e më shpesh e pranishme në pohimet e njerëzve të zakonshëm që reagojnë keq, shpesh dhe në ekstremitetet e akteve, kur deri keqbërësit thonë: e bëra pa dashje! Ajo, pra, nënvetëdija e homo albanicus-it të thjeshtë është prej kohësh e infektuar nga masa e madhe e urrejtjes së politikanëve për njëri-tjetrin, që për ironi përdorin kudo argumentin e mirëqenies së popullit.

Foltorja e parlamentit tonë, që është struktura, ku duhej të dëgjoheshin mendimet më të thelluara për probleme jetësore është një ‘device’ (mjet) i përbindshëm fyerje. Që nga aty, kemi dëgjuar pareshtur fyerje për njerëz, figura, shtresa shoqërore dhe kohëra ku kanë jetuar shqiptarët. Deputetët e këtij sesion: Berisha, Balla, Braçe, Noka, Paloka, mes të tjerëve, i kanë tejkaluar shpesh normat etike me retorikat banale dhe akuzat e lëshuara. Dialogët e pasens, por më shumë debatet shterpë na kanë treguar se jetojmë vërtetë në një shoqëri parapolitike, pasi nuk arrihen të respektohen edhe nocionet bazë etikë. Këtë e vërteton edhe fakti se në fund politikës tonë i zgjidhen ngërçet vetëm me anë të ndonjë “deux at machine”, që zakonisht na vjen nga jashtë. Vallë kjo vjen thjesht nga mungesa e kulturës politike apo korrupsionit dhe dekriminalizimit? Duket se është etika dhe pikërisht elementi që në doktrinën politike nuk është thjesht respektimi i të drejtës dhe mirësjellja, por që përbën parimin bazë të saj: të ndajë interesin partiak (shpesh përkthehet në interes vetjak)- me atë publik të komunitetit. Atë që filozofi i antikitetit Aristoteli e shprehte si: ”njeriu prej natyre konsiderohet një krijesë që jeton në komunitet”.

Pra, puna e vërtetë e politikanëve matet me mirëqenien e njerëzve, kurse cilësia e komunikimit dhe sjelljes që e bëjnë politikën lidhen me etikën, si disiplina kryesore që e dallon cilësinë e politikës së një vendi.

Duke u kthyer në argumentin tonë. Realisht ka ardhur koha e një karantine etike sepse mungesën e saj politikanët e kanë përcjellë edhe tek strukturat e tyre, që sillen njësoj harbutërisht, apo tek militantët që s’u bën përshtypje asgjë veç interesi. Dhe, në fund, e gjitha po përkthehet në një trishtim për njerëzit që gjithnjë e më shumë po i vuajnë pasojat. Shpesh edhe nga reagimi i pakontrolluar që po u vjen nga nënvetëdija e tyre e plagosur edhe prej retorikës së frikshme politike në vend…

Next Post

Armë, drogë dhe tritol / Pranga dy personave në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Nis në GJKKO seanca ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In