• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kandidat për Kryeministër sot, apo mot

by Alfred Peza
21/02/2021 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Disa njerëz jetojnë çdo ditë në të shkuarën përmes kujtimesh, historish, ngjarjesh dhe përjetimesh të së djeshmes së afërt a të largët. Shumica e njerëzve jetojnë në të sotmen duke punuar, luftuar dhe duke u munduar që ta shijojnë jetën në përditshmërinë e saj, me të gjitha të mirat e sfidat që ka brenda.

Ndërsa Lulzim Basha hyn tek ata më të rrallët njerëz të kësaj bote, që jetojnë në të ardhmen, a thua se e shkuara dhe e sotmja për të nuk ekziston. Nëse ai do të ishte një qytetar i thjeshtë, kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe. Përkundrazi.

Sepse nëse ai do të kishte përgjegjës vetëm për veten dhe familjen e tij të ngushtë biologjike, kjo mund ta vizatonte vërtetë Lulzim Bashën me penelata paksa naïve, por gjithësesi interesante. Ndoshta edhe paska futuriste, por në fund të fundit, në dukje simpatike nga larg. Paksa idealiste, por edhe me nota romantike pse jo, herë pas here.

Por Lulzim Basha nuk është një qytetar që ka përgjegjësi vetëm për veten e tij. Sepse ai është jo vetëm Kryetari i një partie politike por edhe kandidati i opozitës për Kryeministër në zgjedhjet e 25 prillit. Për rrjedhojë nëse fiton prej tij varen ëndrrat, dëshirat dhe fatet jo vetëm të popullit opozitar, por edhe ato të Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme e më tej ndoshta.

Lulzim Basha është nga ai steriotip i rrallë politikanësh që jeton në të ardhmen, jo sepse është strateg, largpamës, vizionar apo një njeri me aftësi të rralla që e bëjnë atë që të udhëtojë në kohë dhe hapësirë, përtej realitetit normal si të gjithë ne të vdekshmit e tjerë. Jo.

Lideri i opozitës shqiptare jeton në të ardhmen, sepse kërkon që ti iki përgjegjësive të së sotmes. Duke mos nxjerrë mësime nga të gjitha dështimet e tij të së djeshmes, për tu ballafaquar dot me to sot, Lulzim Basha e ka zhvendosur projeksionin drejt së nesërmes. Duke mos patur asnjë projekt të besueshësm sot, ai po mundohet që ti shmanget fushatës aktuale në terren, duke krijuar një realitet virtual që rreket ti bëjë shqiptarët të jetojnë atë që nuk ka ardhur ende.

Kjo është arsyeja se përse propoganda opozitare po mundohet tua shesë shqiptarëve që sot Lulzim Bashën si shefin e një qeverie fantazëm, ende pa hyrë zyrtarisht as në fushatë elektorale.

Kjo është arsyeja se përse mediat pranë opozitës sonë botojnë që tani lajme me titujt qesharakë: “Pse Lulzim Basha u prit si kryeminitsër edhe në Slloveni”.

Kjo është arsyeja se përse vetë Partia Demokratike në deklaratat e saj zyrtare se “ne do të zbatojmë gjithë planin tonë kur të fitojmë dhe nëse nuk do ta bëjmë, nuk do të kërkojmë mandat të dytë”!

Kjo është arsyeja se përse Lulzim Basha gati në çdo takim virtual që po zhvillon, e vetmja gjë që po u kërkon shqiptarëve është që ti japin (jo ta fitojë) një mandat sepse ndryshe nga Edi Rama, ai nuk do të kërkojë më pas një të tretë!

Të gjitha këto e bëjnë Lulzim Bashën etalonin e njeriut që po jeton në të ardhmen, por kurrësesi edhe Kryeministrin e Shqipërisë së ardhshme. Sepse që të jesh në krye të qeverisjes dhe të punëve të një vendi, nuk mund ti shpëtosh dot bilancit me të shkuarën tënde politike, e aq më pak ballafaqimit me të sotmen.

Lulzim Basha e bën këtë sepse është nga ai lloji i rrallë liderësh politikë, që gjithmonë i ka ikur përgjegjësive, ballafaqimeve, sfidave, përballjeve direkte, humbjeve dhe fitoreve që gjakojnë karizmën e njeriut që jep në betejat e tij të gjitha garancitë e duhura për të ardhmen.

Të kërkosh të të mos besojnë mandatin e dytë qeverisës, kur ende nuk e ke fituar të parin, është më shumë se ikje nga e sotmja. Të kërkosh të fitosh mandatin e dytë, me premtimin se nuk do të kërkosh një të tretë ende pa fituar as të parin, është më shumë se ikje nga ardhmja.

Është thjeshtë një fluturim, nga ato që në jetë dihet sesi quhen, në gjuhën popullore…. Në kinematografi klasifikohen si filma fantastiko- shkencorë. Ndërsa në politikë, janë thjeshtë ëndrra me sy hapur, që një gjumash si Lulzim Basha i sheh edhe kur është zgjuar!

Next Post
Stresi ju lut Ilir Metës që të dilte në shesh, reagon Monika Kryemadhi

Rama i sulmon të shoqin, reagon Kryemadhi: Ai ka qenë shkaktari që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In