• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Një javë pas vdekjes në burgun e Francës, familjarët shohin trupin e të riut: Nuk është vetëvrarë, e kanë masakruar

by A R
09/02/2020 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa vuante dënimin në një qeli në Francë, 36-vjeçari shqiptar humbi jetën. Ai është identifikuar si Mentor Rexha, për të cilin autoritetet franceze thanë se ndërroi jetë më 1 shkurt duke u vetëvrarë.

Por familjarët kanë dyshime se është torturuar duke u bazuar tek shenjat e dhunës në trup dhe fytyrë.

Familjarët thonë se janë njoftuar me vonesë për lajmin tragjik, dhe jo nga burime zyrtare, ndërsa vetëm ditën e djeshme janë lejuar të shohin trupin e pajetë në morg, ku kanë konfirmuar se është i afërmi i tyre, shkruan Shqiptarja.

Njoftimin e morën nga shokë që ishin në një burg me të, duke mësuar se u gjet i vdekur në mbrëmjen e 1 shkurtit në dhomën e izolimit.

Motra dhe vëllai u nisën drejt Francës dhe janë tmerruar nga pamja e të ndjerit.

Ata nuk e besojnë faktin që është vetëvrarë ndaj i kanë bërë foto duke thënë se ka shenja në kraharor, një shenjë litari në fyt, por edhe një të çarë në kokë. Përmes një avokati, ata po përpiqen të marrin autopsinë për të zbuluar se çfarë ndodhi me vëllain e tyre.

“Këto shenja tregojnë se atë e kanë masakruar dhe e kanë mbytur në burgun e Francës. Familjarët kanë kërkuar edhe një herë t’i bëhet ekspertiza por shteti ka thënë jo, se është vetëvrasje. Kjo nuk është një vetëvrasje pasi ato shenja një njeri nuk mund t’ia bëje vetvetes , ajo duket më së miri se atë e kanë mbytur. Dhe këtu lind dhe dyshimi sepse ata nuk kanë lejuar ta shohin, sepse në fakt ekspertiza apo fjalët që kanë thënë ata kanë qenë të gabuara”, thonë familjarët.

Mentor Rexha ka lindur në Lezhë dhe banonte në Shkodër, por një vit më parë shkoi në Francë si emigrant për të pasur një mundësi më të mirë ekonomike. Në Francë, Rexha ka aplikuar për procedurat e marrjes së statusit të azilantit. Por autoritetet franceze e kanë arrestuar dhe e kanë lënë të vuajë dënimin në burgun e Lorentit pasi u përfshi në një ngjarje kriminale.

Sipas familjarëve, bëhej fjalë për djegien e disa automjeteve, por ai i thoshte se ishte i pafajshëm.

Trupi i pajetë i shqiptarit akoma nuk është sjellë në Shqipëri, ndërsa familjarët bëjnë apel që shteti të ndërhyjë dhe t’i ndihmojë me procedurat por edhe me zbardhjen e të vërtetës për ndarjen nga jeta të Mentor Rexhës.

/a.r

Next Post
Atentati në Shkodër, flet avokati i të arrestuarit: Nuk lidhet me pazare droge, por me…

Atentati në Shkodër, flet avokati i të arrestuarit: Nuk lidhet me pazare droge, por me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In