• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një ish-oficer i “Stasi”-t, një ish-aktor filmash pornografikë dhe persona nën hetim për lidhje neo-naziste: Kush janë deputetët e rinj të AfD-së

by A. Q
12/09/2026 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas fitores historike të partisë së ekstremit të djathtë, AfD në landin e Saksoni-Anhalt, vëmendja në Gjermani është zhvendosur te profili i disa prej deputetëve të rinj të partisë.

Sipas The Guardian, mes 39 të zgjedhurve të AfD-së në parlamentin e landit ka një ish-oficer të Stasi-t, një ish-aktor filmash pornografikë, persona nën hetim për lidhje me organizata neo-naziste dhe figura me lidhje pro-Kremlinit.

Një prej deputetëve të sapozgjedhur, 78 vjeç, ka pranuar se ka punuar për Ministrinë e Sigurisë së Shtetit të Gjermanisë Lindore, Stasi, ku merrej edhe me qytetarët që kërkonin të arratiseshin nga RDGJ-ja. Përzgjedhja e tij e tij është kritikuar nga organizatat që përfaqësojnë viktimat e diktaturës komuniste.

The Guardian shkruan gjithashtu se një tjetër deputet i AfD-së rezulton të ketë luajtur më herët në filma pornografikë dhe është dënuar për vjedhjen e një sasie të madhe çarçafësh dhe materialesh të tjera nga një hotel. Ai është përfshirë edhe në një çështje lidhur me falsifikimin e dokumenteve shkollore, megjithëse pretendon se më pas është rikthyer në universitet pas një beteje ligjore.

Dy deputetë të tjerë janë nën hetim për dyshime se kanë tentuar të vazhdojnë veprimtarinë e Artgemeinschaft, një organizatë neopagane e ekstremit të djathtë, e ndaluar nga autoritetet gjermane dhe e lidhur me ide nacionaliste e antisemite. Njëri prej tyre po hetohet gjithashtu për një çështje që lidhet me armët. Të dy i mohojnë akuzat.

Sipas raportimit, hetime të mediave gjermane kanë zbuluar gjithashtu lidhje të disa figurave të AfD-së me organizata të tjera të ekstremit të djathtë, përfshirë grupin tashmë të ndaluar “Homeland-Loyal German Youth”. Mes personave të lidhur me grupin parlamentar është përmendur edhe një këshilltar që ka shkruar një biografi të përshkruar si një “homazh ndaj nacional-socializmit”.

Në listën e deputetëve të rinj ka edhe figura me lidhje pro-ruse, si dhe persona që kanë zhvilluar kontakte me lëvizjen MAGA në Shtetet e Bashkuara. AfD-ja ka premtuar kufizim të fortë të emigracionit dhe rivendosjen e marrëdhënieve më të afërta me Moskën.

Kreu i grupit parlamentar të AfD-së në land, Ulrich Siegmund, reagoi me ironi ndaj pyetjeve për biografitë problematike të deputetëve, duke i quajtur dy prej tyre “djemtë e këqij” dhe duke thënë se partia do të presë përfundimin e hetimeve përpara se të marrë një qëndrim.

Edhe vetë Siegmund është përfshirë në polemika pasi, duke folur për hapjen e një fabrike izraelite armësh në land, lidhi nevojën për prodhim armësh me ofensivën e planifikuar të AfD-së për “riemigrim” dhe dëbime. Socialdemokratët e akuzuan se po përdorte një gjuhë që sugjeronte dhunën si mjet politik.

AfD fitoi afro 44% të votave në Saksoni-Anhalt dhe 39 vende në parlamentin me 83 deputetë, duke mbetur vetëm tre mandate larg shumicës absolute. Deri tani, partitë tradicionale kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të, ndërsa protesta kundër AfD-së janë planifikuar në më shumë se 20 qytete gjermane.

Next Post
Gafa e trajnerit të Milanit me “11 shtatorin”, Amorim zgjedh shembullin më të gabuar për përvjetorin

Gafa e trajnerit të Milanit me “11 shtatorin”, Amorim zgjedh shembullin më të gabuar për përvjetorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia, si flamur i flamingove?

Drejtësia, si flamur i flamingove?

September 15, 2026
SHBA paralajmëron BE-në: Hiqni përparësinë për produktet “Made in Europe”, ose…

SHBA paralajmëron BE-në: Hiqni përparësinë për produktet “Made in Europe”, ose…

September 15, 2026
Masakër në një “Exchange” në Turqi, 3 të vrarë nga të shtënat me armë në Stamboll! Arrestohet një i dyshuar, zbulohet shkaku

Masakër në një “Exchange” në Turqi, 3 të vrarë nga të shtënat me armë në Stamboll! Arrestohet një i dyshuar, zbulohet shkaku

September 15, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Britania e Madhe, SHBA dhe Holanda: Aktorë të lidhur Iranin po godasin disidentët përmes sulmeve kibernetike!

September 15, 2026
‘Ballkani është fuçi baruti!’- Kongresmeni amerikan apel Hagës: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së të mos ndikohet nga paragjykimet!

‘Ballkani është fuçi baruti!’- Kongresmeni amerikan apel Hagës: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së të mos ndikohet nga paragjykimet!

September 15, 2026
FOTO/ “Çlirimtarë, sillini në shtëpi” – Kosova ‘vishet’ me flamuj e portrete para aktgjykimit në Hagë

FOTO/ “Çlirimtarë, sillini në shtëpi” – Kosova ‘vishet’ me flamuj e portrete para aktgjykimit në Hagë

September 15, 2026

Berishës i duket SHBA ‘lavatriçe’ që flet në emër të Trump pas kthimit?!

September 15, 2026
Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

September 15, 2026
VIDEO/ Çmimet në Gjermani që habisin shqiptarët: Qumësht, makarona e djathë nën 1 euro

VIDEO/ Çmimet në Gjermani që habisin shqiptarët: Qumësht, makarona e djathë nën 1 euro

September 15, 2026
Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat

Drejtësia, si flamur i flamingove?

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com