• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një intrigë e ndyrë e Artur Zhejit me video-politikë në “Opinion”

by Mentor Kikia
03/06/2016 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Mbrëmë në emisionin “Opinion”, analisti Artur Zheji, si të ishte në gjendje të dehur, ndërsa fliste për thashethemnajën e ditëve të fundit mbi ekzistencën e ca videove seksuale me ministra e kryetarë bashkie, deklaroi, pa u menduar gjatë, se ka parë disa frame(sekuenca) dhe disa foto të shkëputura nga një video seksuale që ia kisha dërguar unë, pra Mentor Kikia i Top Channel, siç ai u kujdes ta saktësonte “mbiemrin” tim profesional. Ai foli edhe për pozicionin e atyre që bënin seks madje, qe i kishte pare ne video. Pastaj Zheji foli për një ankand që qenka hapur nga ai që ka videon(që i bie të jem unë në këtë rast) dhe se pazari fillestar qenka 2 milion Euro. Të, cilat sipas tij, një ministër që fiton 5 milion Euro gjatë një mandati, nuk i ka gjë. Nejse, këto kalkulime janë të tijat dhe i di ai, por unë dua të saktësoj publikisht, se deklarata e tij lidhur me foto dhe framet e videos që i kam dërguar unë, është një shpifje e ndyrë, pa asnjë bazë dhe tërësisht haluçionante.

Unë nuk kam parë e nuk kam patur asnjë fotografi, asnjë frame videoje e asnjë vidoe me të tillë përmbajtje. Dhe, nëse do ta kisha, dhe do të mendoja se përbën lajm, nuk do t’ia jepja Zhejit, për ta hedhur në një blog që ai paska hapur për të bërë gazetari tani në pleqëri, por do ta përdorja vetë si gazetar. E theksoj, si gazetar dhe jo si gjobaxhi blogjesh. Unë nuk kam kontaktuar asnjëherë me Zhejin, që prej 16 vjetësh kur ai ishte drejtor në TVA dhe unë redaktor, dhe kërkonte t’ia dërgonin gazetarët tekstet e lajmeve në restorant për t’i parë. Unë nuk kam kontaktuar asnjë prej atyre që ai paska punësuar në blogun e tij dhe as e kam hapur ndonjëherë blogun e tij, dhe deklaratën e tij nuk e cilësoj aspak papërgjegjshmëri, as lajthitje dhe pasojë e dehjes, gjendje në të cilën Zheji mendoj se flet shpesh. Por e konsideroj një intrigë të ndyrë, pjesë e centrifugës së llumit që ka përfshirë politikën dhe median online këto kohë, që bën presion mbi individë dhe grupime politike me video, apo alarme për video.

Por unë s’jam një nga “ju” Zheji, të siguroj që nuk i përkas atij komuniteti gazetarësh që me artikuj me porosi, me mendime me porosi, apo me sajime e presione edhe video-skandalesh, krijoj salltanete ekonomike. Jetoj minimalisht dhe mjaftueshëm për mua, me çfarë më kanë paguar e më paguajnë punëdhënsit e mi që prej 25 vjetësh në këtë profesion.

Unë jam i vetmi gazetar që kam mbajtur qëndrim kundër këtij llumi, kundër paralajmërimeve të përditshme të mediave e blogjeve online, për publikime videosh me sekretare e dashnore, me homo e heteroseksualë. Kam dënuar dhe ironizuar perversitetin shoqëror, politik, publik e mediatik të vdeo-manisë, dhe video-politikën si formën më të degjeneruar të të bërit politikë. Kam ironizuar popullin që nuk pyet se cfarë i bëjnë ministrat duke i zhvatur, por vrapojnë të bëjnë gallatë me video seksi. Dy javë më parë dhe pikërisht dje, ditën që Zheji bëri deklaratën, unë kam postuar në faqen time në facebook(saktësoj nuk drejtoj e disponoj asnjë blog informativ), dy statuse ku ironizoj, dënoj dhe denoncoj pikërisht këtë fenomen të ndyrë e të pështirë, duke theksuar se unë një ministër dua ta denoncoj më parë nëse ka vjedhur apo zhvatur paratë e fondeve publike, dhe jo nëse ai qenka homoseksual apo paska dashnore. Pikërisht në këtë ditë, kur unë shkruaj kundër këtij fenomeni, Zheji zbulon se unë i paskam dwrguar videon e seksit të një ministri.

Ky sqarim ishte një për opinion publik, për ata që kanë dëgjuar live në Opinion e ata që kanë lexuar të riprodhuar me pas online dhe për ata që më njohin e vlerësojnë profesionalisht.

Ndërsa me Zhejin do të përballem në gjyq, ku ai duhet të tregojë fotot dhe framet e videos që unë i kam dërguar. Nëse ai nuk i tregon ato dhe ku e si ia kam dërguar unë, do ti kërkoj të më dëmshpërblejë me vlerën fillestare të ankandit që, sipas tij, qenka hapur për videon e plotë të skandalit seksuel.

Next Post

Irma Baraku: Problemi, institucionet shtetërore që s’përgjigjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj përplaset me avokatin e Ols Dados në seancë: Një prokuror s’mund të shkatërrojë jetën e kujtdo pa përgjegjësi

Veliaj përplaset me avokatin e Ols Dados në seancë: Një prokuror s’mund të shkatërrojë jetën e kujtdo pa përgjegjësi

June 19, 2026
Gjyqi në Administrative/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Gjyqi në Administrative/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

June 19, 2026
Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy të mitura (EMRAT)

Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy të mitura (EMRAT)

June 19, 2026
Aktori Gaz Paja në mbështetje të kryebashkiakut, ndjek nga afër seancën ndaj Veliajt

Aktori Gaz Paja në mbështetje të kryebashkiakut, ndjek nga afër seancën ndaj Veliajt

June 19, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Nis seanca e padisë së Veliajt ndaj Ols Dados, mungon përfaqësuesi i KLP

June 19, 2026
Kina publikon masa për të rritur “konsumin AI plus”

Kina publikon masa për të rritur “konsumin AI plus”

June 19, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Gonxhja për protestuesit: Vetëm unë kam 25 mijë mbështetës, zgjidhjet duhen kërkuar me mjete demokratike

June 19, 2026
Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera

Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera

June 19, 2026
Meta ‘sfidon’ SPAK-un: Do sjellim 100 dëshmitarë, 40 prej tyre amerikanë

Meta ‘sfidon’ SPAK-un: Do sjellim 100 dëshmitarë, 40 prej tyre amerikanë

June 19, 2026
“Protestat duhen dëgjuar, pa dëmtuar interesat kombëtare”/ Gonxhe: Revolta në Zvërnec u kthye në thirrje për largimin e qeverisë

“Protestat duhen dëgjuar, pa dëmtuar interesat kombëtare”/ Gonxhe: Revolta në Zvërnec u kthye në thirrje për largimin e qeverisë

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In