• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ide se si lobistët mund të na bindnin për pastërtinë e parave të Berishës

by Mero Baze
31/07/2025 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Lobistët e Sali Berishës në SHBA, kanë përtuar të gjejnë ndonjë argument për të qenë për t’i ndryshuar mendjen qeverisë amerikane se Sali Berisha nuk e meriton të sanksionohet “non grata” bashkë me familjen e tij për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Janë mjaftuar të thonë atë që thotë dhe Berisha, por që më mirë se kushdo e ka thënë vet qeveria amerikane pse ajo nuk ka bërë publike dosjen e Berishës për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Në fakt, e vetmja gjë që është deklaruar qysh në fillim nga Sekretari i Shtetit dhe zyrtarët amerikanë, është që SHBA nuk bën komente dhe nuk jep sqarime personale për sanksionet e saj “non grata” të klasifikuar nën nenin që kap Sali Berishën.

Fakti që nuk jep fakte, nuk do të thotë që nuk ka fakte. Madje, Berisha për këtë çështje hapi dhe një gjyq në Francë për të detyruar Sekretarin e Shtetit t’i bënte publike dosjen.

Ka vende të tjera si Britania e Madhe që të shpallin “non grata” dhe nuk të bëjnë publik as emrin. Bashkë me Berishën janë shpallur “non grata” në Britani dhe 8 bashkëpunëtorët e tij, por emrat nuk janë bërë publik. Sali Berisha e bëri vetë publik se mund të mos e dinim që ishte “non grata” dhe në Britani nga një qeveri e djathtë “anti-Soros”.

Por meqë lobistët e tij janë të fiksuar pas idesë që nuk ka fakte për korrupsion madhor, një fakt ata mund ta verifikojnë vetë dhe të na ndihmojnë edhe ne.

Berisha ka bërë tre kontrata më 2025 me ta: një me Continental Strategy dhe Continental PLLC, tjetrën me degën ligjore të Continental Strategy dhe Continental PLLC, dhe një me strategjistin LaCivita, shumë i njohur në SHBA për shkak se ka mundur t’i marrë Donald Trump-it 20 milionë dollarë për fushatë.

Nga të tre këto kontrata, Sali Berisha nuk ka deklaruar asnjë lek të paguar në KQZ në Shqipëri.

Continental Strategy dhe Continental PLLC kanë deklaruar shumën 6 milionë dollarë për të cilën Berisha thotë se do ta paguajë një elektricist nga Tropoja në New York, që ka krijuar një fondacion patriotik. Për LaCivitën nuk ka ende asnjë faturë dhe as për degën ligjore të Continental Strategy dhe Continental PLLC.

Tani është shumë e thjeshtë. Këta lobistët e Sali Berishës t’i thonë popullit shqiptar se sa miliona euro të tjera, përveç 6 milionë dollarëshit, i kanë marrë Sali Berishës, pastaj ne t’i shpjegojmë se ku i gjeti Sali Berisha këto dhjetëra milionë dollarë që paguan të heqë njollën e korrupsionit me para korrupsioni.

Ndoshta po zbardhëm këtë aferën e fundit korruptive për mënyrën se si janë paguar vetë, të tjerat kuptohen më mirë dhe ata e kanë më të lehtë të justifikohen pse nuk janë hequr dot “non gratën”.

 

Next Post
Plagosi me thikë 42-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori, policia jep detaje

Plagosi me thikë 42-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori, policia jep detaje

Comments 1

  1. Builder says:
    1 year ago

    Zoti Mero, me paragrafin e fundit keni thënë mrekullisht……. “ Ndoshta po zbardhëm këtë aferën e fundit korruptive për mënyrën se si janë paguar vetë, të tjerat kuptohen më mirë dhe ata e kanë më të lehtë të justifikohen pse nuk janë hequr dot “non gratën”.
    Për këtë, po ti dojë “qejfi” apo “ bytha” SPAK-ut, fillon KRYESISHT çështjen penale, në ngarkim të Sali Berishes, pa qenë nevoja E ANONIMËVE që përdori (SPAK-u) në rastin e Erion Velisë.
    Por me të drejtë, në popull flitet dhe përflitet se bërthama drejtuese e SPAK, janë diversantë të Sali Berishes, të cilët mbizotërojnë edhe si frymë klanore, kundrejtë spakisteve të tjerë që ruajnë indiferencën, mbasi kanë parë mirë, frymën që kanë drejtuesit e insitucionit, që bëjnë sikur ndjekin Sali Berishen, por çdo gjë e bëjnë vetëm për opinion publik dhe jo faktik në goditjen e krimeve të Sali Berishes, si 21 janari e Gërdeci.
    Sidomos 21 janari, ku përgjegjësinë e vetme dhe kryesore e ka Altin Dumani.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In