• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Një i moshuar që vuan nga kujtesa”, Biden zemërohet nga “harresa”, por bën gafë përsëri

by Java News
09/02/2024 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk më ka lënë kujtesa, e kam shumë mirë memorien. Shikoni se çfarë kam bërë që kur jam president.”

Ishte ky reagimi shumë i zemëruar i presidentit amerikan, Joe Biden, ndaj rezultatit të hetimeve për keqmenaxhimin e dokumenteve shumë sekrete. Hetimi zbuloi se zoti Biden “mbajti dhe zbuloi me dashje” dosje të klasifikuara, por vendosi të mos ngrinte akuza kundër tij.

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur, përcaktoi se zoti Biden kishte mbajtur në mënyrë të pahijshme dokumente të klasifikuara në lidhje me politikën ushtarake dhe të jashtme në Afganistan pasi shërbeu si zëvendëspresident.

Raporti i ashpër prej 345 faqesh, i publikuar më herët gjatë ditës, thoshte se kujtesa e presidentit kishte “kufizime të rëndësishme”. Presidenti dha një përgjigje mjaft emocionale ndaj pretendimit se nuk mbante mend ditën kur ndërroi jetë djali i tij, duke thënë se “si dreqin mund të bëhet kjo pyetje”.

Biden qëndroi gjatë në këtë temë për të bindur gazetarët se kujtesën e kishte të mirë, por sërish bëri një gafë duke ngatërruar presidentin e Egjiptit me atë të Meksikës.

“Siç e dini, fillimisht presidenti i Meksikës, Al Sisi, nuk dëshironte që të hapte portën e Gazës për të lejuar materialet humanitare të futeshin. Fola dhe e binda që ta hapte portën.”, tha Biden.

Ekspertët ligjor thonë se raporti nuk paraqet një imazh të favorshëm për Biden.

“I lexova komentet e këshilltarit special për moshën dhe kujtesën e Presidentit Biden si të papërshtatshme përtej qëllimit të mandatit të Këshilltarit Special dhe absolutisht në kundërshtim me praktikat e Departamentit të Drejtësisë, që do të thotë se këto janë mendimet e tij personale. Ato janë gjithashtu spekulative dhe ato janë qartazi të dëmshme për Presidentin Biden në opinionin publik”, tha James Sample, profesor në shkollën e drejtësisë, Hofstra.

Ky vlerësim nxiti sulme të reja nga Republikanët dhe Donald Trump duke theksuar se Biden nuk është i përshtatshëm si president dhe nuk duhet të kandidojë. Gjithashtu, ka ngjallur shqetësim edhe në mesin e demokratëve.

/f.s

Next Post
“Unë kuptoj çdo gjë dhe prandaj po më ikën truri”, momente intime mes Heidit dhe Romeos: Dua të të përqafoj

“Unë kuptoj çdo gjë dhe prandaj po më ikën truri”, momente intime mes Heidit dhe Romeos: Dua të të përqafoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com