Një shtetas shqiptar i infektuar me Covid-19 COVID-19 nderruar jetë në spitalin e Pejës ditën e djeshme.
Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës, e cila në njoftimin e saj, thotë se ai është sjellë në gjendje të rënduar në QKMF-në në Deçan dhe më pas është dërguar në Spitalin e Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
“Deçan 29.10.2021-18:50. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është sjellë me gjendje të rënduar shëndetësore në QKMF Deçan, i njëjti më pas është dërguar në Spitalin e Pejës, nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”,- thuhet në njoftimin e policisë./m.j