• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një homazh për Tiranën tonë

by Ben Andoni
11/02/2020 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Tirana, në këto ditë, feston 100 vjetorin e shpalljes si kryeqytet. Si një nga vendimet më të prekshme dhe më efikase të Kongresit të Lushnjës, Tirana tregoi përgjatë ekzistencës së saj, si qyteti i parë i shqiptarëve, jo vetëm integritetin por edhe atë që e kishin parashikuar me të drejtë burrat e mençëm të vitit 1920: Aftësinë e patjetërsueshme të këtij qyteti për të thithur të renë dhe për t’u përshtatur me çdo rrebesh të kohës.

Emisarët italianë, që erdhën për të përgatitur pushtimin në fillim të viteve ’30 dhe ata para tyre do të na lenë vështrimet e para sesi një i huaj, prej një vendi me tradita të jashtëzakonshme ndërtimi përshtatet por edhe i bën përshtypje. Tirana kishte shumë pak hotele dhe ato në gjendje të mjerueshme, shumë pak godina që mund të përdoreshin për atributet sociale dhe mbi të gjitha një infrastrukturë tejet modeste, për të mos thënë inekzistente. Një qytet, që dukej se kishte ardhur nga shekulli i shkuar, ashtu i paprishur, t’i kujtonte shqiptarëve se ku kishin jetuar. Ato pak shënime udhëtimesh, që na kanë lënë vizitorët e huaj e rrëfejnë më së miri përveçse shtojnë edhe si një vend pa shumë ambicie, por me shumë xhami dhe me njerëz të dashur dhe të qetë, fanatikë dhe tejet të prapambetur.

Nga këtu nisi udhën qyteti ynë, që në fund-vitet ’20 dhe duke vazhduar më pas, jo vetëm do të ngrinte një infrastrukturë moderne, por planet e para urbanistike do synojnë ta kthejnë gati një qytet me karakteristika urbane italiane. Bulevardi që do të ndërtohet shpejt, do të zgjasë Tiranën drejt një hapësire të pabanuar, nga ku do të marrin jetë godinat moderne social-kulturore dhe lagjet e tjera të qytetit.

Tirana do të presë kurbetlinjtë, refugjatë dhe emigrantë pa fund, një përpjekje që e vazhdon dhe sot e kësaj dite. Priti valët e dibranëve dhe i integroi me suskes, ashtu si valët nga qytetet e tjera duke u dhënë qytetarinë e saj, paçka se jo pak herë banorët e qyteteve të tjera ja shpërblyen aspak mirë, duke dashur të marrin e marrin pa dhënë asgjë për të.

Tirana do të njohë vetëm rritje në mesin e shekullit të shkuar, kurse regjimet ekonomiko-shoqërore të ndryshme do të lenë vulën e tyre.  Ahmet Zogu do të vij me shpurën e vet, ndihur nga të huajt, për të vendosur hegjemoninë e tij. Por, trimëria për të marrë qytetin nuk do ishte njësoj me lënien e tij. Pak orë pas pushtimit, me makinën, që iu dha si dhuratë dasme nga Hitleri, do të kalonte kufirin për të mos ardhur më.

Qyteti u çlirua pak vite më vonë me të vetmen luftë anti-fashiste, që nuk kontestohet nga askush, kurse më pas do të bëhet arenë e një historie të re.

Paskëtaj, Tirana do të njohë shumë të mira, ashtu si shumë të këqija. Shumë bij të saj do të përfundojnë në burg, të tjerë do të ndërtojnë socializmin, por pa harruar të lenë në qytet historitë dhe gjithçka të bukur, ashtu si shumë nostalgji, që një komunitet i ri që ngre jetesën e tij aty do të prodhojë parreshtur.

Nga këtu nisi marshimi demokratik duke e kthyer Shqipërinë në udhën normale të popujve, kurse qyteti ynë pak nga pak po humbet identitetin e vjetër për të përqafuar një identitet të ri, me rrokaqiej dhe një trafik të frikshëm, me institucione moderne dhe me plot 895 mijë banorë, në 100 vite zhvillim të saj.

Tendenca për të ardhur në kryeqytet ka treguar peshën e qytetit tonë ,që krahasuar me vitin 1990 kur popullsia e Tiranës ishte rreth 250 mijë banorë, rritja fiksohet në masën 258%, pra  rritur me më shumë se 2.5 herë, referencë e SCAN.

Tirana jonë u bë jatak për shumë e shumë breza dhe sot përjeton 100 vjetorin me një identitet të ri, sa modern aq edhe të vjetër, atë që ia kemi blatuar të gjithë me përpjekjet, dashuritë, bukuritë por edhe dështimet e gjërat e tjera…që nuk duhen përmendur tani. (Javanews)

Next Post
Koronavirusi/ Ja pamjet e rënda si i tërheqin zvarrë familjet në Kinë për t’i futur në karantinë

Koronavirusi/ Ja pamjet e rënda si i tërheqin zvarrë familjet në Kinë për t’i futur në karantinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com