Publikohen formacionet zyrtare, Maqedonia e Veriut-Kosovë, gjysmëfinalja e “Play-Off” të “UEFA Nations League”.
Trajneri Bernard Challandes ka zgjedhur 11 lojtarët që do të zbresin në fushë.
Në portë do të luajë Muriç.
Në mbrojtje: Dresevic luan në vend të kapitenit Rrahmani, së bashku me Alitin, në qendër, Vojvoda luan në të djathtë, ndërsa Kololli në të majtë.
Në mesfushë dhe sulm: Valon Berisha dhe Herolind Shala luajnë para mbrojtjes, ndërsa Arbër Zeneli, Bersant Celina dhe Hadërgjonaj, do të mbështesin sulmuesin e vetëm, Atdhe Nuhiu.
Kosovës i mungon sot sulmuesi kryesor Vedat Muriqi.
Ndeshja nis në ora 20:45 dhe luhet në “Todor Proeski Arena”. Ajo do të gjykohet nga një treshe holandeze me kryesor: Danny Makkelie
KOSOVA (Formacioni zyrtar): Muric, Vojvoda, Aliti, Dresevic, Kololli, Berisha, Shala, Hadergjonaj, Celina, Zeneli, Nuhiu. Trajner: Bernard Challandes