• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një histori si shumë të tjera pa reformë

by Lorenc Vangjeli
19/08/2016 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Është një histori si shumë të tjera. Por është edhe një histori si pak të tjera, që bëri bujë dhe në tre ditët e jetëgjatësisë së saj, ishte padyshim më e klikuara. I kishte te gjitha elementët për të qenë “hit” i portaleve: një dashuri e thyer, një vajzë e re e zhgënjyer, mesnatë, zjarr mbi dy makinat e babait të të dashurit, kamera që xhirojnë natën, tentativë për të fshehur gjurmët ditën dhe më pas, dhjetra e qindra foto të vajzës së re, foto Facebook-u, nga ato me plazh dhe me rroba skijimi. Media gjeti “heroinën” e saj dhe në tre ditë, gjurmoi, hulumtoi, zhbiroi, zbuloi, sajoi me dhjetra elementë të asaj historie. Për ta lënë më pas me aq sepse ndërkohë kishte ndodhur diçka tjetër që afronte sërish të gjithë elementët e nevojshëm për të qenë “hit”. Me pak fjalë kjo është historia e vajzës që dogji dy makina në mesnatë dhe u zbulua falë xhirimeve të kamerave të sigurisë.

Ishte vetëm 21 vjeç.

U zbulua shpejt dhe pa ndonjë problem se cila ishte dhe pothuaj nuk kishte më dyshime edhe për motivin se pse e kishte kryer atë akt të pazakontë. Shumë më shpejt se hetimi policor dhe ai penal i prokurorisë, media brenda “tre ditëve të vëmendjes së saj”, e kishte zbardhur plotësisht atë ngjarje.

Kjo ka ndodhur në fillim të prillit.

Vajza u arrestua.

Në javën e tretë të gushtit, pesë muaj më pas, mediat japin lajmin e rradhës. Dosja është mbyllur dhe po dërgohet në gjykatë për hetim gjyqësor. Në pesë muaj, jeta e asaj vajze, e të afërmve të saj, e gjithë personazheve të tjerë të përfshirë në këtë histori, ka kaluar në një labirint të vërtetë dhe një kalvar të frikshëm dhembjeje. Kush ka provuar të ketë problem me drejtësinë – të çdo lloji – e kupton se sa ndryshon jeta e individit që i duhet të ballafaqohet me perëndeshën me “sy të mbuluar”.

Në këtë rast, historia nuk ka shumë mister deri kur arrihet në fundin e saj. Me të gjitha gjasat, vajza e re që la viktimë dy makina, por dhe ndryshoi për gjithmonë jetën e saj, do të paraqitet e penduar përpara gjykatës. Do të pranojë materialet e dosjes ashtu siç janë. Do të përlotet në sallë.  Do të përfitojë gjykim të shkurtuar. Dhe do të dënohet. Sërish me gjasë me kusht. Mediat do të ripërsërisin edhe njëherë historinë. Kronika nga dy-tre seancat e gjyqit. Ca intervista me shokët, shoqet apo dhe të tjerë që kanë lidhje me vajzën, të cilët do të bëhen gjithashtu të famshëm dhe do ta ndajnë këtë famë në Facebook. Në fund, të gjithë do të ikin të lumtur dhe të gëzuar sepse ky i bie të jetë fundi i një përralle që nis keq, por pak a shumë ka një fund të lumtur; I lumtur prokurori, të lumtura statistikat, e lumtur, madje, edhe vetë vajza  që mendon se mbyll kështu një kapitull të zymtë të jetës së saj. I lumtur është dhe vetë sistemi që kësaj rradhe ka funksionuar. E dërmoi atë vajzë dhe e bëri të paguajë për krimin e saj në mesnatë: djegien e dy makinave të babait të ish-të dashurit. Pesë muaj hetim, pesë muaj për të çuar në gjykatë një dosje që media, pa mjetet e sistemit, e zbardhi për tre ditë. Pesë muaj që fate njerëzore janë përpëlitur kur gjithçka mund të ishte shumë më e shpejtë përballë një tmerri pothuaj të pafundëm me shumë personazhe të përfshirë në të.

Në këto pesë muajt e fundit është finalizuar dhe reforma në drejtësi. Janë vënë shumë baste se mund të ndryshojnë shumë jetë dhe fate njerëzore që kanë ndikuar në jetën dhe fatet e shumë njerëzve në Shqipëri. Por askush, askush nuk foli për atë galeri personazhesh që ka punë ditë mbas dite me drejtësinë, e cila është në reformim e sipër. Askush nuk u kujtua se çfarë mundësie i jepet qytetarit të thjeshtë, atij që ndeshet cdo ditë me një perëndeshë të verbër që shpesh është në fakt, një “okuliste” perfekte që hap dhe sytë e dynjasë. Të gjithë i kishin sytë tek politika, edhe vetë politika që synoi edhe këtë herë të bëjë politikë. Vetëm politikë. Pakkush kujton se përveç numrave që janë thjesht statistikë, fjala vjen, gati gjysma e rreth 6 mijë shqiptarëve që janë në hekura, presin me muaj e muaj në paraburgim që të gjykohen.

Next Post
Shpjeguesi i ëndrrave. Fjalor për ëndrrat që shohim

Shpjeguesi i ëndrrave. Fjalor për ëndrrat që shohim

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Ju lutem a mund te ma perktheni ne shqipen ,qe te merret vesh domethenia e Llorencit,ne kete shkrim?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryevepra e Beethovenit vjen në Tiranë, TKOBAP sjell Simfoninë e 9-të

Kryevepra e Beethovenit vjen në Tiranë, TKOBAP sjell Simfoninë e 9-të

July 10, 2026
Premtimi që u kthye në makth! Si 80-vjeçari italian ia bëri jetën në ferr shqiptares e dy fëmijëve të saj

Premtimi që u kthye në makth! Si 80-vjeçari italian ia bëri jetën në ferr shqiptares e dy fëmijëve të saj

July 10, 2026
“Ishte pjesë e jetës sime”, Catherine Zeta-Jones zbulon lidhjen familjare me Bonnie Tyler

“Ishte pjesë e jetës sime”, Catherine Zeta-Jones zbulon lidhjen familjare me Bonnie Tyler

July 10, 2026
Izraeli paralajmëron SHBA-të: Irani po planifikon atentat ndaj Donald Trump

Izraeli paralajmëron SHBA-të: Irani po planifikon atentat ndaj Donald Trump

July 10, 2026
Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues, ja kush përfiton deri më 30 qershor

Ligji i faljes, fshihen detyrime në vlerën 313 milionë euro

July 10, 2026
Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

July 10, 2026
Atentati në Laç, policia shpall në kërkim autorin, banon në të njëjtën lagje me viktimën

Atentati në Laç, policia shpall në kërkim autorin, banon në të njëjtën lagje me viktimën

July 10, 2026
Paradoksi ideologjik i politikës shqiptare

Paradoksi ideologjik i politikës shqiptare

July 10, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, diell në të gjithë territorin

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe kthjellime në të gjithë vendin

July 10, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Bardhi replikon me Ramën: Eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të refuzuara nga PS

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In