• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një histori me Belindin, që vetë ngre gishtat e mesit teksa Meta ngre dy gishtat e demokracisë

by Ardit Rada
26/04/2023 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Në maj të vitit 2021, pak pasi PD dhe LSI kishin pësuar disfatën e thellë në zgjedhjet e atij prilli, rastisi të përballesha në një studio televizive me Belind Këlliçin. Ishtë një debat i nxehtë sepse i zgjedhuri për herë të parë si deputet, kishte ardhur me një video që nuk provonte asgjë. Bëhej fjalë për makinat private që kapnin militantët e PD në rrugë dhe u shqyenin kroskotët në emër të Strukturave të Mbrojtjes së Votës. Në një rast kishin gjetur një zarf në një makinë diku në Vaqarr. Belind Këlliçi këmbëngulte se brenda kishte lekë, ndërsa unë i kërkoja përse nuk e kishte hapur para kamerës zarfin dhe ta vërtetonte akuzën deri në fund dhe ne të shihnim lekët. Sepse, siç thashë unë, aty mund të ishin dokumentet e makinës apo diçka personale që i përkiste shoferit.. Pasi tentova t’i shpjegoja se nuk kisha asgjë personale dhe isha i vetmi që kisha shkruar në shtyp se Belindi duhej të ishte në listë që në 2017 bashkë me Mateo Spahon, Besard Kadinë etj që i mbajtën gjallë çadrën Bashës, gjithçka ishte e kotë. Kjo jo vetëm s’e kënaqi, por e acaroi aq sa në një moment tentoi të më prekte në ‘sedër’ me fjalët “Më vjen keq që një djalë i ri si ty flet kështu”. Përgjigja ime ishte pak a shumë se “Do të shohim ty se si do të flasësh nga shtatori e tutje që do të jesh zyrtarisht deputet”. Në fakt këtu nuk bëhej fjalë për një debat mes një të riu dhe një të moshuari. Ne jemi bashkëmoshatarë, por Belindi sapo kishte filluar të përjetonte për herë të parë emocionet e ligjvënësit tipik të PD që nuk kursen as gazetarët, e as mendimin ndryshe. Ndonjëherë duket sikur demokratët e kanë në ADN këtë ndjesi ndaj njerëzve të medias.

Dy ditë pas kësaj historie, Sali Berisha u shpall non-grata nga SHBA. Moderatori i emisionit, ndoshta duke vlerësuar ‘agresivitetin’ tim në debat, më ftoi sërish. Unë nuk e pranova ftesën sepse doja sërish Belind Këlliçin në studio që dy ditë më parë desh me nxori sytë për Lulzim Bashën. (Pak muaj më vonë mori, mandatin dhe kërceu tek Berisha).

Ishte pikërisht ky momenti që ia kisha paralajmëruar në sy se çdo të ndodhte me të si deputet. Jo se unë dija përplasjen e madhe që do të përfshinte PD-në, por dija fjalët e Berishës në 1992 për francezët se “pushteti ka prishur burra më të mirë se unë”. Pa llogaritur ato që kisha parë deri atëherë nga opozita; Çizmen e Kryemadhit, vezët e Hasës, bojën e Palokës dhe fjalorin prej rrugaçi të Vasilit në foltore. Kjo shoqëri e re në Parlament, sipas meje, do ta infektonte Belindin pa asnjë mëdyshje.

E bëra këtë hyrje sot që ai ka filluar të flasë ‘çëmbra’ nëpër video për të treguar se është çun tironc lagjesh që e ka kaluar fëmijërinë nga trendi i të folur mbrapsht, tek loja ‘Koman’ dhe ato goglat rrake-take që çmendnin dynjanë në vakt dreke. Sot, që Belindi e ka çuar fushatën e tij përtej premtimeve me transport falas e tunele në bulevard. Sot, që vetë ka ngritur gishtat e mesit dhe dy gishtat e demokracisë i ngre veç Ilir Meta, si të ishte themelues i PD-së.

Panorama që ofron opozita është më shumë sesa e padenjë. Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se Sali Berisha në moshën 79-vjeçare dhe gjysh për të disatën herë, kërcënonte se ka video me orgjira ambasadorësh ndërsa Ilir Meta premtonte prerje duarsh me hanxhar, sipas Sheriatit. Ndaj, pikërisht se qytetarët s’i falin këto lajthitje, Këlliçi duhet ta mendonte kur vendosi së garojë për një forcë politike të Berishës pa emër partie dhe të Ilir Metës me emër të ndryshuar me shpresën se do të harrohen gjynahet e LSI-së.

Sot si votues pres prej Belind Këlliçit sqarime për shumë tema, si personi që kërkon të drejtojë bashkinë e kryeqytetit. Fjala bie: Mund të premtosh transport falas, por a nuk duhet të nxjerrësh dy ekspertë e ta sqarojnë si e keni menduar këtë punë? Mund të premtosh një nënkalim te sheshi Skënderbej, por a nuk duhet të dalë në publik urbanisti apo arkitekti që ta ka mbushur mendjen? Mund t’u thuash qytetarëve se Policia Bashkiake s’do të vendosë më gjoba, por na thuaj kush do të merret me ndërtimet pa leje, parkimet e gabuara dhe trotuaret e zaptuara? Apo askush s’i del për zot këtyre ‘projekteve’ që ngjajnë si të hartuara në kafene. Dhe në fakt, sipas videove që vetë Këlliçi poston, duket se aty e kalon më të shumtën e kohës.

Unë nuk e di kush ia ka këshilluar posterin e fundit me dy gishtat e mesit të ngritur, por di që s’janë aspak gallatë si e folura mbrapsht nëpër spotet e Fejsbukut. Ose ato videot ku kinse një qen i bukur i del përpara në video mirëpo ai s’e prish terezinë dhe neve na duhet të shohim bythën e qenit. Një keqardhje e madhe shkon edhe për disa kolegë brenda Rithemelimit që kanë nxituar ta marrin Belindin në mbrojtje pavarësisht apelit të komuniteteve fetare dhe disa institucioneve që merren me fëmijët dhe edukimin.

Tirana zgjedh më 14 maj atë që i ka duart me kallo nga puna dhe jo gishtat e “F*ck You” që janë simbol i importuar nga Amerika. Apo mos ndoshta e ka për ata që shpallën non-grata Berishën? Çfarë nuk pret nga këta që fushatën e stisin në kafene sot për nesër! Me zemrën te Saliu, sytë tek Iliri dhe në fund: Gishtin!

Next Post
Bëri tregti me Korenë e Veriut, gjiganti i duhanit merr gjobën kolosale

Bëri tregti me Korenë e Veriut, gjiganti i duhanit merr gjobën kolosale

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Bukur dhe nuk ka me sakte! Megjithate …kujt ia thua?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In