Fjala e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në seancën plenare të ditës së sotme është pritur mes duartrokitjesh dhe të qeshurash nga pjesa tjetër e opozitës që ndodhej në protestë përballë Kuvendit.
Duke folur në Kuvend, Kryemadhi u shpreh, mes të tjerash:
“Çështja e Komisionit Hetimor për Edi Ramën mund të ndalohet vetëm në një vend absurd që drejtohet nga një njeri pa shkollë.
Ai mund ta mbyllë këtë punë me ne por me Amerikën nuk e mbyll dot. Amerika do ta mbyllë për veten e vet se i ka futur hundët aty ku nuk duhej.
Në këto maja rripa-rripa një herë ma hipe, një hera ta hipa i thonë kësaj”./m.j