Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm për urimin e shqiptarëve një tjetër transformim.
Në një status në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar foto nga Salla Franceze e Leximit për të cilën thotë se nga një depo e rrënuar ka ardhur në gjendjen e tanishme.
Sipas Ramës, kjo është një hapësirë e re europiane për dijen dhe kulturën pranë Bibliotekës Kombëtare.
“Miremengjes, dhe me këto pamje të transformimit fantastik të depos së rrënuar në Sallën Franceze të Leximit, një hapësirë e re europiane për dijen dhe kulturën pranë Bibliotekës Kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në Facbeook./a.ç