• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një hap larg miratimit të buxhetit, përpjekje në Kongres për të shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë

by A R
25/02/2025 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligjvënësit amerikanë janë një hap pranë miratimit të buxhetit para 14 marsit, afati kur skadon buxheti aktual, por Kongresi duket se ka ende probleme serioze për të zgjidhur.

Debatet lidhen me zgjatjen, ose jo të ligjit të miratuar në vitin 2017 për shkurtimin e taksave, i cili skadon këtë vit, si dhe me uljen e shpenzimeve qeveritare, pa prekur programe jetike për amerikanët.

Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje ligjvënësve të miratojnë një projektligj të vetëm për buxhetin, që do të përmbante elementët kryesorë të politikës së tij të brendshme.

Pavarësisht se Presidenti Trump shprehu preferencën e tij për versionin e Dhomës së Përfaqësuesve mbi buxhetin, Senati miratoi një variant të vetin të premten, që siguron 150 miliardë dollarë financime për ushtrinë dhe 175 miliardë për sigurinë kufitare. Varianti i Senatit shmang shkurtimet e debatueshme në programin e sigurimit shëndetësor për familjet me të ardhura të ulta ‘Medicaid’ që parashikohen në versionin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Udhëheqësit e Senatit kanë propozuar që shkurtimet e taksave të miratohen me një projektligj të veçantë, më vonë gjatë këtij viti.

“Republikanët kanë bërë përparim për të siguruar financimin e përpjekjeve të vazhdueshme për të dëbuar imigrantët që kanë kryer vepra penale, për të ofruar burimet e nevojshme për sigurinë kufitare, si dhe për të shkurajuar imigracionin e paligjshëm dhe rivendosur respektin ndaj sundimit të ligjit”, tha të hënën udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune.

Por udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer tha se miratimi i këtij varianti, ishte vetëm hapi i parë për të ndihmuar të pasurit e vendit, duke u ulur atyre taksat.

“Çfarë po bëjnë republikanët? Ata po shpenzojnë kohë të çmuar duke u përpjekur të plotësojnë dëshirat e njerëzve absolutisht më të pasur të Amerikës, në vend që të punojnë për të shmangur prekjen, që do të ishte katastrofike, të shërbimeve që ndihmojnë me dhjetëra miliona familje të klasës së mesme amerikane”, siç tha ai të hënën.

Senati miratoi versionin e tij të buxhetit për shkak të pasigurive mbi suksesin e variantit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Të dy versionet do të duhet të shkrihen në një për t’u nënshkruar në ligj.

So pritet që Dhoma e Përfaqësuesve të mbajë një votim për procedurën që do të ndiqet. Kryetari i saj, republikani Mike Johnson ka një shumicë të vogël dhe nuk ka luksin të humbasë asnjë votë, për të miratuar versionin e tij të buxhetit.

Ligjvënësi Tony Gonzales, drejton një grup prej shtatë republikanësh të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët janë kundër shkurtimeve të mundshme në programet e kujdesit shëndetësor si ‘Medicaid’, ato të ndihmës ushqimore, apo të tjera programe kyçe ndihmash.

“Prekja e programit Medicaid do të kishte pasoja serioze, veçanërisht për komunitetet rurale dhe kryesisht ato hispanike, ku spitalet dhe shtëpitë e pleqve tashmë po hasin në vështirësi e rrezikojnë të mbyllen”, thuhej në një letër të ligjvënësve dërguar javën e kaluar kryetarit Johnson.

Pakënaqësi mbi versionin e Dhomës për buxhetin ka shprehur edhe ligjvënësi republikan Thomas Massie, anëtar i Grupit të Lirisë, një grup republikanësh me bindje më konservatore, si dhe disa republikanë të tjerë të pavendosur, të cilët nuk kanë bërë ende të ditur qëndrimin e tyre mbi projekligjin.

Demokratët e Kongresit kundërshtojnë gjithashtu propozimin republikan për uljen e taksave, duke argumentuar se ai do të dëmtojë amerikanët me të ardhura më të ulëta dhe të klasës së mesme, të cilët kanë ndërkohë shqetësime lidhur me koston e jetesës dhe inflacionin.

Në një letër dërguar të hënën në mëngjes, udhëheqësi demokrat Hakeem Jeffries shkruante: “Ekstremistët e së djathtës së skajshme janë të vendosur të miratojnë një ulje taksash me 4.5 trilionë dollarë për donatorët e pasur republikanë dhe korporatat me lidhje të forta politike, ta fryjnë borxhin si dhe t’i ngarkojnë një barrë të përditshme amerikanëve me fatura, duke i dhënë fund Medicaid-it. Ne duhet ta ndalim menjëherë mashtrimin me taksa të republikanëve”.

Në një postim në median e tij sociale ‘Truth Social’ Presidenti Trump shkruante javën e kaluar se “Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të punuar së bashku si një ekip i unifikuar dhe i pamposhtur, megjithatë, ndryshe nga versioni i (senatorit republikan) Lindsey Graham-it, varianti i Dhomës së Përfaqësuesve zbaton të plotë politikën time ‘Amerika e Para’, të gjithën, jo vetëm pjesë të saj”, tha ai.

Nëse ligjvënësit nuk arrijnë një kompromis deri më 14 mars, kjo do të çojë në një mbyllje të pjesshme të agjencive qeveritare, duke lënë përkohësisht pa pagesë miliona punonjës federalë. Po kështu do të pezulloheshin edhe disa shërbime qeveritare jo thelbësore./VOA

Next Post
Zbardhet skema e rritjes së pagave nëpër bashki, nga 32 mijë lekë, minimumi i ri shkon 70 mijë lekë

"Po zhduken dosjet me prova", Bashkia e Tiranës rrëzon Berishën: Zhvendosja e arkivës, proces rutinë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In