• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një hap drejt arsimit cilësor

by Mero Baze
26/12/2018 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka së paku tre parime që paketa e sotme e qeverisë forcon të ardhmen e arsimit cilësor në Shqipëri. E para, ka të bëjë me garancinë që çdo i ri i talentuar e ka ta garantuar arsimin falas, e dyta, që ka të bëjë me betejën kundër korrupsionit dhe kontrollin e vendim-marrjes nga studentët në Universitet, dhe e treta, me betejën kundër plagjiaturës dhe kërkimit shkencor fallco.

Parimi i parë është që çdo student i talentuar i këtij vendi, qoftë fëmijë milioneri, apo fëmijë i prindërve pa bukë, e ka të garantuar shkollën e lartë nëse është student i shkëlqyer.

Qeveria ka vendosur që studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin përpara këtij vendimi.

Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj, ndërkohë që kjo masë ishte në nivelin 8,100 lekë, dhe vetëm për studentët me mesatare 10.00.

Po ashtu, qeveria ka vendosur që studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe të verbërit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimë, fëmijët e policëve të vrarë dhe të gjithë grupeve të tjera të përcaktuara në këtë vendim, përfitojnë financimin deri në 50% të tarifës së regjistrimit, kategori të cilat deri përpara këtij vendimi paguanin tarifë të plotë.

Vendimi që çdokush që e ka mesataren mbi 9, do të shkojë në Universitet pa paguar, duke marrë dhe bursë, është një vendim thelbësor, që diferencon nevojën e shoqërisë për intelektualë, nga nevoja e njerëzve që duan të bëjnë universitet për objektivat e tyre personale.

Çdo shoqëri është e detyruar të investojë për të pasur studentë cilësorë dhe vendimi i jep fund lotëve të krokodilit për fëmijët e varfër apo tarifat e larta, nëse ata janë të talentuar. Në një farë mënyre, talentet e brezit të ri, i ka marrë përsipër t’i paguajë qeveria.

Parimi i dytë shumë i rëndësishëm është ai i betejës kundër korrupsionit me fondet në universitetet publike.

Studentët që kanë të drejtën e tyre të kërkojnë transparencë publike me fondet e universiteteve, kanë sot një VKM “Për garantimin e transparencës financiare në institucionet publike të arsimit te lartë”.

Duke filluar nga viti buxhetor 2019, bordi i administrimit të institucionit të arsimit të lartë, nëpërmjet administratorit, do të përcjellë çdo tre muaj për publikim, të dhënat e detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare.

Nga ana tjetër, do të rritet nga 10%, në 50%, pesha totale e votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet do të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik, çka do të rrisë fuqinë e demokracisë direkte mbi vendimarrjen në Universitetet publike.

Parimi i tretë që fuqizon arsimin cilësor në Universitet, është vemendja e qeverisë ndaj cilësisë së mësimdhënies dhe profesorëve, dhe sidomos gjurmimi i kërkimit shkencor fallco, që në fakt ka bërë kërdinë në universitet.

Qeveria u ka dhënë kompetencë ligjore universiteteve të hedhin online gjithë doktoraturat e Universitetit dhe të krijojnë një format të mundësimit të kontrollit të plagjiaturës, siç e kanë universitetet perëndimore.

Të treja këto parime, ai i stimulimit të studentëve cilësorë, i rritjes së pavarësisë së universiteteve, duke rritur kontrollin e studentëve mbi shpenzimet dhe zgjedhjet, si dhe beteja kundër plagjiaturës në universitet, janë një bazë e fortë e transformimit të universitetit publik, nga një fabrikë diplomash, në një shkollë ku konkurrohet me dije.

Rruga drejt një universiteti cilësor natyrisht duhet forcuar, sidomos me rritjen e kontrollit mbi vlerësimin e notave, sidomos në kalimin nga viti i parë në të dytë, për të frenuar universitetin masiv me 140 mijë studentë, dhe për të kaluar në filtër vetëm ata që meritojnë.

Po ashtu, ka plot detaje ku duhet të kapilarizohen masat financiare dhe ato administrative që universitetet të bëhen konkurrente, të fuqizojnë kërkimin shkencor, të rrisin garancinë që prodhojnë studentë të cilët mund të gjenë punë në tregun e punës në Shqipëri, dhe mbi të gjitha, të lidhim tregun e punës në Shqipëri, me Universitetet.

Ajo që ndodh sot është e paimagjinueshme, kur universiteti është kthyer në një stil jetese për brezin e ri, dhe jo në një mekanizëm që prodhon individë të kualifikuar për problemet e shoqërisë.

Universiteti dhe shoqëria, sot ecin në dy kahje të kundërt, dhe kur studentët mbarojnë universitetin, kuptojnë se shoqëria nuk ka nevojë për ta, por për cilësi të tjera të njerëzve të kualifikuar.

Lidhja e tregut të punës në Shqipëri, me prioritetet e universiteteve, është jetike dhe e vetmja mënyrë që shpresa për punësim pas universitetit të rritet.

Universitetet duhet të heqin dorë nga tradita e “prodhimit të kuadrove” për amdinistratë dhe duhet të prodhojnë njerëz të kualifikuar për tregun privat të punës. Dhe në gjendjen aktuale, kjo jo vetëm që nuk ndodh, por është e kundërta.

Tregu i punës zhvillohet si një mekanizëm tregu, ndërsa universiteti zhvillohet si një edukim jo funksional, që nuk i shërben as studentëve, as tregut të punës.

Sidoqftë, vendimi i qeverisë është një reflektim pozitiv ndaj protestës së studentëve, por vetëm hapi i parë i një sërë reformash që duhet të vazhdojnë, për ta bërë universitetin një institucion që nuk duhet vetëm për të dhënë diploma, por për të diplomuar njerëz që i vlejnë shoqërisë, dhe jo njerëz të keqkuptuar, që kanë shkollë të lartë.

Next Post
Zbulohet vizita sekrete, Trump shkon në Irak për Krishtlindje

Zbulohet vizita sekrete, Trump shkon në Irak për Krishtlindje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

SHKRESA/ Ngërçi me pagat e magjistratëve, Sokol Sadushi thërret gjyqtarët në mbledhje urgjente më 10 shtator

September 8, 2026
Ngërçi politik në Kosovë, Shoqëria Civile i drejtohet Kushtetueses për afatin e konstituimit të Kuvendit!

A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit të Kosovës më 9 shtator?

September 8, 2026
Deputetja Iris Luarasi u përndoq dhe u fye nga protestuesit, Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor!

Deputetja Iris Luarasi u përndoq dhe u fye nga protestuesit, Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor!

September 8, 2026
Do blinte toka në Shqipëri, do investonte në Bogovë dhe u zhduk në Greqi, gjendet e copëtuar pasaporta e kinezes! Burri: Shkoi në takim dhe…

Do blinte toka në Shqipëri, do investonte në Bogovë dhe u zhduk në Greqi, gjendet e copëtuar pasaporta e kinezes! Burri: Shkoi në takim dhe…

September 8, 2026
Vatër zjarri pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër, shuhet në kohë! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Vatër zjarri pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër, shuhet në kohë! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

September 8, 2026
VIDEO/ “Patronazhist, të q*fsha robt”- Skandal me fyerje dhe kërcënime në shesh, protestuesit përplasen me njëri-tjetrin për bllokimin e rrugës!

VIDEO/ “Patronazhist, të q*fsha robt”- Skandal me fyerje dhe kërcënime në shesh, protestuesit përplasen me njëri-tjetrin për bllokimin e rrugës!

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com