• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një hajdut i frikësuar!

by Mero Baze
25/04/2022 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për të ndoshta 100 herë, SHBA, përmes Departamentit të Shtetit apo zyrtarë të rangut të lartë, të dërguar specialë për Ballkanin, kanë përsëritur mbështetjen e tyre për ambasadoren e SHBA në Shqipëri, duke theksuar me një këmbëngulje që tani ka shkuar në absurd, se ambasadori i SHBA në Shqipëri përfaqëson presidentin e SHBA në Shqipëri.

Nuk kemi asnjë rast të vetëm, jo me ambasadoren Kim, por dhe me 9 ambasadorët e tjerë të mëparshëm, me të cilët ka qenë në konflikt Sali Berisha, që SHBA të ketë pasur rezerva për ndonjë akt personal të ndonjë ambasadori në Tiranë. Dhe nuk ka për të pasur kurrë, pasi në standardin e punës së një ambasadori të SHBA, është përfaqësimi i politikës amerikane në atë vend.

Në rastin konkret, ambasadorja Yuri Kim ka mbështetjen e plotë të presidentit të SHBA, por siç ka ndodhur dhe me 9 paraardhësit e saj, nuk ka mbështetjen e Sali Berishës.

Njeriu më i qartë në Shqipëri, që ambasadorja Yuri Kim është përfaqësuese e presidentit dhe ekzekuton politikën e tij, është Sali Berisha. Për këtë arsye është dhe me i frikësuari. Ai e di këtë jo vetëm për shkak të përvojës së tij si shtetar në Shqipëri, por dhe si hallexhi i përjetshëm i këtij problemi.

Prej vitit 1994, ai e ka këtë problem me çdo ambasador të SHBA në Shqipëri, dhe ndaj të gjithëve ka nga një akt publik për t’i njollosur në emër të popullit shqiptar.

Peticioni i sotëm i tij, është një akt qesharak, një lloj “foltoreje” online kundër presidentit të SHBA, për të cilin e di që do të paguajë edhe më shtrenjtë, se njollosja si “minues i demokracisë dhe i përfshirë në korrupsion domethënës familjarisht”, por që i duhet për t’i dalë përpara së keqes.

Tani Sali Berishës i duhet doemos një thellim konflikti me SHBA, pasi mendon se kjo statukuoja ku ata e kanë njollosur dhe kërkojnë dënimin e tij, është e dëmshme. Ai kërkon një akt të ri kundër tij, me shpresë se kështu do justifikojë një aksion të ri për të forcuar profilin e tij anti-amerikan dhe të justifikojë pastaj çdo ndëshkim që mund t’i vijë nga drejtësia në Shqipëri.

Pra peticioni online i nisur nga lista e whatsapp-it e tij, është një përpjekje për të krijuar një alibi për ndonjë hap të mundshëm të ndëshkimit nga drejtësia, pas paralajmërimit që Departamenti i Shtetit bëri dy ditë më parë kundër tij, duke theksuar se “personat që kanë minuar demokracinë dhe janë të përfshirë në korrupsion domethënës duhet të paguajnë dhe do të paguajnë për këtë”.

Ky është momenti që Sali Berisha ka nevojë të rindezë konfliktin me SHBA, por përsëri me maskë. Konfliktin e parë pas ndëshkimit, e ndezi në emër të Lulzim Bashës. Pasi ky i fundit tërhoqi mbështetjen për të më 9 shtator dhe e përjashtoi nga Grupi i PD, Sali Berisha u kujtua se në PD nuk ka demokraci, se Lulzim Basha nuk respekton votën e lirë dhe gjithë betejën dhe mllefin kundër SHBA e maskoi pas betejës kundër tij.

Tani ka zgjedhur ambasadoren Yuri Kim, për të cilën bën sikur nuk e di që është përfaqësuese e SHBA dhe presidentit Biden. Kur në gjithë botën firmosen peticione kundër presidentit Putin, Sali Berisha firmos në Tiranë peticione kundër presidentit Biden.

Shpresa e tij, se paraqitja si një viktimë e SHBA, do ta mbrojë atë nga drejtësia dhe do t’i japë mbështetje popullore, e bën atë një identitet politik putinian, që mendon se jeton në Moskë dhe jo në Shqipëri.

Në Moskë, tek serbët e Bosnjës ku jeton Dodik, apo ndoshta dhe në Siri, kur je në shënjestër të SHBA, mund të bëhesh njeri popullor, po jo i doboshëm. Këtu në Shqipëri nuk je as popullor, as i dobishëm. Këtu je një hajdut i frikësuar. Siç ngjan sot Sali Berisha.

Next Post
Rrëfimi i sinqertë i Momir Bullatoviç: Marrëveshja me Sali Berishën për thyerjen e embargos së naftës

Rrëfimi i sinqertë i Momir Bullatoviç: Marrëveshja me Sali Berishën për thyerjen e embargos së naftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In