• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një grup rebel pa asnjë respekt as ndaj Presidentit

by Java News
18/01/2024 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikush duhet t’ua thotë kësaj bande rebelësh të yshtur nga Sali Berisha që po e tejkalojnë vijën e kuqe. Uria e tyre e dëshpëruar për pushtet nuk e justifikon dhunën verbale dhe fizike që shfaqet përditë e më shumë në veprimet që kryejnë. Dikush duhet t’ja shpjegojë kësaj bande rebelësh se një opozitë e vërtetë respekton institucionet pikërisht sepse pretendon që një ditë të marrë kontrollin dhe drejtimin e tyre. Dikush duhet t’ua thotë atyre se të linçojnë publikisht gazetarë, gjykatës, prokurorë dhe tani edhe Kreun e Shtetit, fajtorë vetëm se nuk e mendojnë si ata, i flak jashtë demokracisë dhe i vendos në rrethin e ferrit të forcave antikushtetuese.  Ç’opozitë është një grup deputetësh që sulmon fizikisht një deputete po të opozitës si Flutura Açka, vetëm se ka vendosur të pranojë dialogun me shumicën duke shpresuar të arrihet një kompromis per reformën zgjedhore? Ç’opozitë është një grup deputetësh që sulmojnë verbalisht presidentin e republikës Bajram Begaj vetëm se dekretoi një ligj mbi komisionet hetimore parlamentare që ata nuk e votuan?

Këta të Rithemelimit nuk kanë qenë kurrë një parti dhe tani nuk janë as edhe një fraksion politik: Janë vetëm një grup rebelësh që nuk njohin asnjë institucion dhe përpiqen të rrëzojnë pushtetin me kërcënime dhe me dhunë për të liruar komandantin e tyre të ndaluar për korrupsion. Kur ishte president i republikës, Sali Berisha, shkeli Kushtetutën duke qëndruar në të njëjtën kohë anëtar i partisë së mazhorancës e duke udhëhequr në të njëjtën kohë presidencën, qeverinë dhe parlamentin. Një puç i vërtetë institucional që zgjati 5 vite dhe i mbështetur nga të njëjtët deputetë rebelë që sot i mohojnë presidentit Begaj të drejtën të ushtrojë detyrimet e tij normale institucionale. Domethënë të dekretojë një ligj që mund të mos dekretohet vetëm nëse shkel Kushtetutën. Berisha nuk e kishte këtë problem sepse ai dekretonte propozime nga qeveria që drejtonte, të votuara nga parlamenti që i bindej urdhrave të tij partiake.

Ilir Meta nuk ishte puçist si Berisha, por edhe ai qëndroi përgjatë gjithë mandatit në presidencë kryetar partie duke mos u bërë kurrë kryetar Shteti. Prandaj kthente mbrapsht ligje vetëm për t’ju bindur strategjive të opozitës dhe jo se shkelnin kushtetutën, ndaj Berishës kjo i pëlqente, sepse opozitën e drejtonte ai, edhe kur e udhëhiqte Lulzim Basha.

Ndërkohë epoka e Berishës dhe e Metës më në fund mori fund. Duke sjellë në mendje presidentë të tjerë “normalë” siç ishin Moisiu, Meidani apo edhe Nishani, tani i takon Bajram Begajt të jetë ndoshta presidenti më president nga të gjithë. Larg lojrave të partisë, gati i padukshëm siç duhet të jetë një kryetar Shteti, është i pranishëm vetëm kur nevojitet. Për Berishën dhe bandën e tij të rebelëve, kjo është e papranueshme. Prandaj, për këtë arsye e linçojnë verbalisht dhe e barazojnë me një kriminel siç bëjnë me këdo që nuk bën pjesë në klanin e tyre të dëshpëruar.  Harrojnë që Presidenti i Republikës nuk është një person, një individ, por një institucion. Por për rebelët e Berishës, institucionet nuk ekzistojnë më, nuk ekziston etika dhe as respekti për dinjitetin njerëzor. Problemi i vërtetë është se në këtë pikë pushtetin duhet ta marrin me forcë nëse ja dalin, se për t’i votuar, nuk kanë më asnjë qytetar./shqiptarja.com

Next Post
VIDEO/ Roza po mendon të lërë shtëpinë pas debatit me Merin? Jul Deda: Më tha kam vendosur…!

VIDEO/ Roza po mendon të lërë shtëpinë pas debatit me Merin? Jul Deda: Më tha kam vendosur…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com