Një grup i vogël qytetarësh është grumbulluar sot (24 gusht) përpara godinës së SPAK-ut për tubim paqësor me qëllim nxitjen e institucionit në hetimet e dosjeve të korrupsionit.
Përmes një mesazhi publik të shpërndarë nga protestuesit, nënvizohet se ky tubim nuk zhvillohet thjesht përballë godinës së SPAK-ut, por përballë çdo padrejtësie.
Ata kërkojnë drejtësi, përgjegjësi dhe zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë në vend.
Organizatorët e protestës u shprehën të vendosur për të vazhduar tubimet e tyre.












