• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një grup ekspertësh të OKB do të vizitojë Shqipërinë për të raportuar për rastet e “zhdukjeve me forcë”

by Java News
02/12/2016 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi i Punës i Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet me Forcë ose Kundër Dëshirës, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri në datat 5-12 dhjetor.

Sipas njoftimit për shtyp nga PNUD, gjatë këtij misioni, ekspertët e OKB-së do të shqyrtojnë masat e miratuara nga shteti shqiptar për parandalimin dhe çrrënjosjen e zhdukjeve me forcë, duke përfshirë çështjet që lidhen me të vërtetën, drejtësinë dhe dëmshpërblimin e viktimave të zhdukjes me forcë.

Zhdukja me forcë ose thënë ndryshe “rendition” është një term që i referohet rasteve kur një kriminel “transportohet” nga një shtet në tjetrin që ka më pak rregulla dhe ligje të forta, përsa i përket mënyrave të trajtimit dhe hetimit të të burgosurve.

Ky grup ekspertësh, i cili do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të qeverisë shqiptare, do të takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë, me të afërm të personave të zhdukur, me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe të agjencive përkatëse të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Grupi i Punës përfaqësohet nga Krye-Raportuesja e tij aktuale, Houria Es-Slami, dhe nga  Henrikas Mickevicius.

Në përfundim të vizitës së tij delegacioni i Grupit do të zhvillojë një konferencë për shtyp. Nersa raporti përfundimtar për vizitën në Shqipëri do t’i paraqitet Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB, në shtator 2017.

Grupi i Punës është themeluar në vitin 1980 nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, për të ndihmuar familjet në përcaktimin e fatit dhe të vendndodhjes së të afërmve të tyre të zhdukur. Ai bën çdo përpjekje për të vendosur një urë komunikimi midis familjeve dhe qeverive përkatëse për të garantuar që rastet individuale të hetohen, me synimin për të qartësuar vendndodhjen e personave, të cilët pasi janë zhdukur, përjashtohen nga mbrojtja që ofron ligji.

Grupi i Punës e ndjek trajtimin e çështjeve të personave të zhdukur deri në zgjidhjen e plotë të tyre dhe ofron gjithashtu ndihmën e tij në zbatimin nga shtetet palë të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë.

Grupi i Punës për Zhdukjet me Forcë ose Kundër Dëshirës përbëhet nga pesë ekspertë të pavarur nga të gjitha rajonet e botës. Krye-Raportuese është Houria Es-Slami (Marok) dhe zëvendës i saj është  Bernard Duhaime(Kanada); anëtarë të tjerë janë  Tae-Ung Baik (Republika e Koresë), Ariel Dulitzky (Argjentinë) dhe  Henrikas Mickevicius (Lituani).

Next Post
Ndihet fajtor, hëngri një palë këpucë “Louboutin” 625 paund

Ndihet fajtor, hëngri një palë këpucë “Louboutin” 625 paund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In