• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një grua paraqitet në Kuesturë: “Isha e dashura e Messina Denaros”. Policia në kërkim të një tjetër mikeshe…

by A R
29/01/2023 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur hetimet në Itali për arrestimin e bosit të mafies Matteo Messina Denaro vijojnë me intensitet për zbulimin e bashkëpunëtorëve apo fijet e tjera të organizatës kriminale, një zhvillim tjetër ka lënë pa fjalë autoritetet.

Një grua ka shkuar me vullnetin e saj në Kuesturë dhe përpara prokurorëve deklaroi se ka frekuentuar për një kohë të gjatë bosin mafioz Matteo Messina Denaro. Ajo u shpreh se nuk e njihte me këtë emër, por që ka arritur ta identifikojë vetëm pas publikimit të fotos së tij në televizion pas arrestimit.

Megjithatë, versioni i saj nuk i bindi agjentët të cilët organizuan një kontroll në banesën e gruas, identiteti i së cilës nuk bëhet ende me dije.

Por hetimet nuk ndalen këtu, hetuesit janë vënë në kërkim të një tjetër “mikeshe” të bosit me të cilën ai është frekuentuar ndërsa qëndronte në San Vito. Dyshohet se bëhet fjalë për një mesogrua, e cila ende nuk ka pranuar të ketë pasur kontakte me Messina Denaron.

60-vjeçari u arrestua më 16 janar, pas 30 viteve në arrati, në qytezën e Campobello di Mazara. Policia italiane atje zbuloi dhe 3 bunkerë të fshehtë dhe një sërë dokumentesh.

Një tjetër zbulim interesant rreth bosit të mafies është se pas kapjes së tij, janë gjetur disa libra që i mbante gati për t’i transportuar nga një vendstrehim në tjetrin. Mes këtyre librave ishin biografitë e diktatorëve që nuk jetojnë më dhe autokratëve të tanishëm. Më konkretisht, jeta e Vladimir Putinit dhe ajo e Hitlerit, romane, tekste nga filozofia dhe aktualiteti.

Bashkë me to janë sekuestruar dhe objekte luksoze, bizhuteri e gurë të çmuar, viagra, veshje të markave të njohura, parfume ekskluzive, por mbi të gjitha dokumente me numra telefoni, shifra dhe një sërë kartelash për njerëz të caktuar.

/a.r

Next Post
Aksidenti horror në Pakistan, 40 persona u dogjën të gjallë pasi autobusi ra nga ura

Aksidenti horror në Pakistan, 40 persona u dogjën të gjallë pasi autobusi ra nga ura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

March 4, 2026
Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

March 4, 2026
Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

March 4, 2026
Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In