• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një grabitje e paralajmëruar, po e radhës…?!

by Andi Malasi
09/02/2017 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Andi Malasi
Një tjetër grabitje e përmasave të mëdha. Një tjetër rast në rrugën e Rinasit. Një tjetër herë thyhet siguria e kompanive private të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike. Një tjetër rast kur rojat e sigurisë (të armatosur) dorëzohen përballë armëve të maskave. Një tjetër rast kur grabitësit mbushin mjetin me thasët me para qetësisht dhe largohen…
Grabitja e fundit në Rinas kishte dy të reja dhe një dredhi më shumë nga autorët: spektakli i ngjashëm si në filmat hollvudian, ku teksa merreshin thasët me para, dëshmitarët filmuan skenën në rrugën e bllokuar; Autorët këtë herë nuk bënë thjesht bllokimin e rrugës për blindin me para, por e përplasën atë duke hutuar rojat; Dhe dredhia e tyre ishte djegia e makinave të ndryshme nga ato që u përdorën për grabitjen, gjë e cila solli hutim tek forcat e rendit që u vunë në ndjekje.
Si gazetar kam ndjekur disa raste të ngjashme grabitjesh dhe mund të them se i gjithë itinerari i ndjekur nga grabitësit nuk ishte një gjë e re. Ishte një skenar që përsëritet dhe së paku 3 herë ka ndodhur në të njëjtën rrugë në Rinas.
Sërish i njëjti skenar…?! Epo këtë herë spektakli ishte më i madh, me pamje madje.
Po ata që duhet të shmangin ngjarje të tilla çfarë kanë bërë? Se sot kuptuam që grabitësit lehtësisht arrijnë objektivin me të njëjtin skenar, me të njëjtat mjete, veçse dredhitë po i shtojnë.
Në dëshmitë e dhëna nga policët privatë, thuhej se “dy automjetet e grabitësve kishin ecur paralelisht me mjetet e parave për një kohë të gjatë”. Si mundet që persona të përgatitur për sigurinë të mos merrnin masa në këtë situatë…?! A ka përgatitjen e duhur ky personel…
Nga ruajtësit e parave, siç u pa edhe sot nuk shohim asnjë ndryshim në të mirë të rritjes së sigurisë. Zero përmirësim për sigurinë përballë sofistikimit të grabitësve. Shtuar edhe faktin që në shumicën e rasteve autorët kanë informacion nga brenda, situata për ta bëhet veçse më e lehtë. Mjafton t’i drejtojnë armën policit privat dhe gjithçka është e lehtë, nuk ekziston sot një kompani private që të ketë kasaforta me kontroll nga qendra operative që është e pamundur t’i hapësh në rrugë.
Grabitje të përmsave të tilla është vështirë të realizohen pa informacion nga brenda siç ka ndodhur në të tilla raste, referuar edhe dosjeve hetimore.
Dhe ajo që e bën këtë fakt mjaft të besueshëm është një fakt i vetëm: paratë e grabitura nuk i shlyen as banka dhe as kompania private e sigurisë. Ato nuk humbasin asgjë. E humbura është kompania që Policia Private ka nënshkruar kontratën e sigurimit. Kontratat parashikojnë shumë të caktuar për transportimin e parave, të cilat në rast grabitjeje mbulohen nga siguracioni.
Kjo ngre edhe njëherë dyshimet për informacione nga brenda (referuar ngjarjeve të tjera të grabitjeve, pasi në rastin e fundit nuk ka ende një përcaktim nga grupi hetimor).
Për ironi të fatit grabitja ndodh vetëm një ditë pasi Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mblodhi drejtuesit SHPSF-ve pikërisht për çështjen e parametrave të sigurisë. Ai ngulmoi kryesisht te rritja e pagave për efektivët e policive private, rekrutimi i njerëzve të përgatitur dhe në mënyrë të përgjithshme foli edhe për rritjen e parametrave të sigurisë te kompanitë private.
Sigurisht që policia nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë ngjarje por edhe të tjerat si kjo, por reagimi pas ngjarjes, dhe presioni duhet të ishte më i hershëm ndaj subjekteve private në funksion të rritjes së sigurisë dhe rekrutimit të njerëzve të përgatitur për transportimin e parave. Dhe ajo që është emergjencë, kontrollet e Ministrisë së Brendshme ndaj këtyre subjekteve duhet të jenë të imtësishme në të gjitha aspektet, jo vetëm te burimet njerëzore. Nëse nuk ndërhyhet, atëherë na mbetet vetëm të presim spektaklin e radhës…
Next Post
DETAJET/ Itinerari i grabitjes së Rinasit, autorët morën 7 thasë me para

DETAJET/ Trafiku pengoi mbërritjen e policisë në kohë, kronologjia e grabitjes në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In