• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një gjykim për superkriminelët Albin Kurti dhe Arben Vitia

by Baton Haxhiu
04/05/2020 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Java e shkuar shpalosi shumëçka nga marrëdhënia e Albin Kurtit me jetën institucionale dhe rendin kushtetues të Kosovës në përgjithësi. Gjykata Kushtetuese konfirmoi se Qeveria Kurti bëri shkeljen e dytë gjatë zbatimit të masave për ta frenuar pandeminë.

Shkelja e parë ishte krejtësisht e dukshme që në fillim: megjithatë, pavarësisht se shumë më e rëndë në përmbajtje, ajo mund të konsiderohet si më e lehtë për nga pikëpamja politike. Në fund të fundit, është e natyrshme të gabohet në interpretim të Kushtetutës, apo të bëhet ndonjë lëshim i paqëllimshëm. Kurti, natyrisht, asnjëherë nuk do t’ua kishte falur këtë gabim kundërshtarëve të tij.

“Shkelësi i Kushtetutës”, thoshte Kurti dikur, është “superkriminel”. Me këtë qëndrim ai jo vetëm që e tregonte kulturën e tij të vërtetë, e cila sot shpërfaqet në gjuhën plot helm dhe urrejtje të shokëve të tij, por edhe paditurinë e plotë për rendin civil, penal e kushtetues të Kosovës. Përkundër kësaj, duke marrë parasysh pandeminë në Kosovë, publiku i gjerë e pothuajse gjithë partitë politike shfaqën mirëkuptim të bollshëm lidhur shkeljen e Kushtetutës nga Kurti. Albin Kurti e cilësoi atë si shkelje të vogël që nuk përbën bazë për të dhënë dorëheqje, pavarësisht se është i shkarkuar nga shumica absolute e Kuvendit.

Duket se Kurti e ka harruar kohën kur Behgjet Pacolli kishte dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit vetëm pse pati ngritur dorën krejt pa qëllim në seancën e Kuvendit. Pra, për një shkelje të vogël në Kosovë pasoi një krizë e madhe politike vetëm pse ajo që nuk kontestohej ishte respektimi i Kushtetutës nga të gjithë. Sot, ndërkaq, me proklamuesin më të madh të sundimit të ligjit – Kryeministrin e shkarkuar Kurti, jemi në një gjendje ku kemi shënuar prapakthim të madh sa i përket seriozitetit të qasjes ndaj shkeljeve të rendit kushtetues. Në vend se ta marrë përgjegjësinë si burrështetas, ai bën lojëra fjalësh dhe fshihet prapa pandemisë për ta arsyetuar thyerjen e rregullave kushtetuese në Kosovë. Para pak ditësh, Gjykata Kushtetuese konstatoi shkeljen e dytë të Ministrit Vitia. Thelbi i gjykimit – karantinimi i Prizrenit – nuk ka fare rëndësi kësaj radhe. Nëse shkelja e parë ishte rastësi, shkelja e dytë tregon shpërfillje të plotë, përbuzje të thellë dhe nënçmim serioz të rendit kushtetues të Kosovës.

Pra, edhe nëse shkelja e dytë nga pikëpamja kushtetuese ka qenë më e lehtë, ajo gjithsesi nga pikëpamja politike është shumë e rëndë. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një qeveri që shkel e shpërfill hapur Kushtetutën dhe i jep përparësi ekzekutivit mbi kushtetshmërinë. Kurti thotë se këto shkelje vijnë nga nevoja për të marrë masa kundër pandemisë, thuajse është aq i marrë sa të mos e dijë se Kushtetuta nuk mund të shkelet në emër të pandemisë. Megjithatë, situata do të ishte më e ndryshme nëse në media nuk do të ishte publikuar një letër kërcënuese e Albin Kurtit drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Gjuha e tij nuk është risi: ai tashmë edhe ashtu njihet për gjuhë të shfrenuar kur është opozitar, por me lëvdata buzagaze për Listën Srpska dhe veprimet humanitare të Aleksandër Vuçiqit në Veriun e Kosovës. Gjithë puna është te fakti se Kurti ua shpjegon ligjin gjyqtarëve të Kushtetueses dhe u tregon se çfarë pret ai prej saj në të ardhmen.

Pra, Kryeministri i shkarkuar nga Kuvendi (me fjalë tjera, pa legjitimitet demokratik), mbivendoset edhe proceduralisht edhe politikisht mbi Gjykatën Kushtetuese. Kjo është dëshmia kryesore e prirjeve të tij autoritare dhe marrëdhënies problematike me ndarjen e pushteteve. Ai mendon se mund të sillet me gjithë qytetarët e lirë të Kosovës dhe me gjitha pushtetet ashtu siç i sundon aktivistët e partisë së tij. Njeriu që ka gojën plot fjalë për sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit është pikërisht ai që jo vetëm se e shkel Kushtetutën në mënyrë të përsëritur, jo vetëm që i relativizon vazhdimisht këto shkelje, por edhe synon t’i urdhërojë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese çfarë vendime duhet të marrin. Meqë ra fjala, edhe një pyetje. Pse nuk duhet që, së bashku me Kurtin, të japë dorëheqje menjëherë edhe Arben Vitia, pasi e ka shkelur Kushtetutën? Sepse është kohë pandemie? Po Agim Veliu dhe Avdullah Hoti në ç’kohë u shkarkuan? Pikërisht mes valëve të pandemisë, kur puna e tyre ishte e domosdoshme për frenimin e saj. Pra, Albin Kurti dhe Vetëvendosja janë duke u tallur me gjithë Kosovën për shkak të standardeve të tyre të dyfishta.

Nëse nuk do të mjaftonte shkelja kushtetuese, Arben Vitia tashmë është dashur të shkonte në shtëpi pasi sot mban përgjegjësi institucionale dhe morale për vdekjen e djeshme të të riut 26 vjeçar në karantinë, në mes të Prishtinës. Një i ri me probleme të dokumentuara shëndetësore, i cili u pengua të kontaktonte me familjen dhe ta merrte kujdesin e duhur shëndetësor vetëm e vetëm se nuk qëlloi as yll i estradës, e as aktivist i Vetëvendosjes. Tash, po. Në këto rrethana, edhe Albin Kurti edhe Arben Vitia e meritojnë të quhen – superkriminelë.

Next Post
“Kushtetuesja” u ngrit, opozita ra sërish

‘Luli të gënjne edhe për orën', Meta sërish me sytë nga Basha: Për integrimin nuk ka faj opozita!

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Flet ky perfaqsuesi I vucicit,e I edvinit qe deshten te coptojne Kosoven se bashku me tacin,ky eshte nji nder ndytsirat e neveritshme jo vetem per Kosoven e kosovarte,por shume me gjere.Nuk ja vlen te humbesh kohe me flliqsire si ky stanishiqi,ktu ka te drejte plaku I vicidolit qe e quan te tille.Neveri e urrejtje per kyt trathtare te ndyre.

    Reply

Leave a Reply to shkurt2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

February 3, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

February 3, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 7 persona u paraqitën si policë në berberhane, do dhunonin nipin e Ardian Nikulajt pas një sherri në 2025

February 3, 2026
Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

February 3, 2026
‘Saliu nuk lufton për të marrë qeverinë’, Mërtiri: Votimi elektronik duhej të publikohej menjëherë

PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

February 3, 2026
Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

February 3, 2026
Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

February 3, 2026
voton-berishaaa-770×420

Nëse zgjedhjet mbahen sot, sondazhi: Berisha fiton… vendin e dytë!

February 3, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

February 3, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In