• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një gjykatë franceze dënon 14 bashkëpunëtorët e sulmuesve të Charlie Hebdosë

by Java News
17/12/2020 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatë franceze dënoi 14 bashkëpunëtorë në lidhje me sulmet e janarit 2015 ndaj revistës satirike Charlie Hebdo dhe një supermarketi hebraik në Paris.

Mes të dënuarve ishte edhe Hayat Boumeddiene, ish-partnerja e ekstremistit islamik Amedy Coulibaly, që kishte lidhje me personat e armatosur përgjegjës për sulmin ndaj Charlie Hebdo.

Coulibaly qëlloi për vdekje një oficere policie 24 orë pas sulmit dhe u vra një ditë më pas më 9 janar nga forcat e sigurisë gjatë një rrethimi në një supermarket hebre.

Autoritetet besojnë se Boumeddiene, një nga tre të dyshuarit që po gjykohen në mungesë, është gjallë dhe po i shmanget një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar në Siri, ku ajo është bashkuar me organizatën ISIS.

Gjyqi i Parisit filloi në shtator, me 14 të dyshuar si bashkëpunëtorë të terroristëve xhihadistë që përballen me akuza se i kanë ndihmuar ata të kryejnë disa sulme.

Sulmi në zyrat e revistës Charlie Hebdo ishte i pari në një seri sulmesh gjatë tre ditëve në janar 2015, duke shënuar fillimin e një rritjeje të dhunës nga ISIS-i në Evropë.

Vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi sulmuan zyrat e revistës më 7 janar, duke qëlluar për vdekje 12 persona në emër të al-Kaidës përpara se të arratiseshin. Revista kishte botuar karikatura të Profetit Muhamed vite më herët.

Dy ditë më vonë, të premten, në prag të fillimit të ditës së shenjtë hebraike të javës, Coulibaly, një francez me origjinë nga Mali, sulmoi një supermarket hebraik, duke vrarë katër pengje në emër të Shtetit Islamik, ndërsa vëllezërit Kouachi morën kontrollin e një shtypshkronje jashtë Parisit. Sulmuesit u vranë atë ditë gjatë sulmeve të policisë.

Një rrjet tjetër luftëtarësh francezë dhe belgë të ISIS-it sulmoi Parisin përsëri më vonë në 2015, duke vrarë 130 vetë në sallën e koncertit Bataclan, stadiumin kombëtar si edhe bare dhe restorante.

14 bashkëpunëtorët në gjyq u dënuan nën akuza të ndryshme, përfshirë ndihmë në logjistikën e sulmeve të janarit 2015 dhe blerjen e armëve dhe makinave. Akuzat e lidhura me terrorizmin për disa të pandehur u rrëzuan dhe ata u dënuan për krime më të lehta.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Në spital vijnë vaksinat anti-COVID, personeli mjekësor feston duke kërcyer

VIDEO/ Në spital vijnë vaksinat anti-COVID, personeli mjekësor feston duke kërcyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In