• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një gjobë me letër, në emër të opozitës

by Mero Baze
01/10/2019 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha u ka çuar një letër bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, ku u kërkon të mos financojnë disa projekte të formës partneritet publik- privat, pasi sipas tij, në këto projekte pastrohen para droge dhe se kur të vijë ky në pushtet, do t’i anulojë. Në letrën e sotme  përmend konkretisht dy kontratat e fundit, çka nëse e merr seriozisht, ato dy kompani i bie të jenë nën akuzë nga Lulzim Basha, për pastrim parash.

Në fakt, nuk ka asnjë reagim, pasi nuk e merr kush seriozisht. Por ka një problem që lidhet me mënyrën se si Lulzim Basha kërkon të bëhet i rëndësishëm.

Në gjithë përpjekjet e tij për t’u imponuar si lider opozite, i vetmi element që nuk ndryshon, është përpjekja për t’u sjellë si gjobaxhi.

Të gjitha betejat e tij kundër tenderave publik, kundër koncesioneve, PPP-ve, apo çdo vepre publike, por dhe kundër bizneseve private në punë të tyre,  janë të lidhura me emra konkretë, që ai mendon se meqë kanë marrë punë nga shteti, ose e kanë mirë me shtetin, duhet t’i japin dhe atij diçka.

E gjithë beteja për “Unazën e Re” prej tij, u bë se biznesmeni i tij priste të merrte pjesën më të madhe të Unazës dhe mori një që ishte më  vogël.

Beteja për Kalimashin u bë se nuk ishte marrë vesh me fituesit në kohën e duhur, pastaj reflektoi. Njësoj mund të numërosh dhe të identifikosh çdo zhurmë të tij, për çdo tender publik apo kontratë koncesionare, që bëhet sipas logjikës se këtu lekët duhet të ndahen.

Letra e sotme është një dëshmi e qartë e kësaj logjike. Ajo është simbol i selektivitetit, mungesës së parimeve dhe frymës së një gjobaxhiu ordiner.

Partia Demokratike nuk ka ndonjë program politik kundër PPP-ve. Biles autore e PPP-ve është vetë Partia Demokratike. Vajza e Sali Berishës, si frymëzuese e Bashës, biles është dhe autore e tekstit të PPP-ve dhe koncesioneve në Fakultetin Juridik.

Ne kemi ende shumë prej PPP-ve të Sali Berishës, që në fakt janë dhe biznese të familjes së tij, që po i paguajmë ende, siç është ngjyrosja e naftës, skanimi në pikat doganore, pullat fiskale etj.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i kanë mbrojtur dhe i kanë firmosur ato. Po ashtu, nuk kanë qenë në parim kundër as ndaj shumë koncesioneve dhe PPP-ve të qeverisë Rama, pasi i kanë konsideruar të “përshtatshëm” disa biznesmenë, që me sa duket paguajnë për t’u mbyllur gojën.

Tani kjo letra drejtuar bankave të nivelit të dytë, vërtet mund të shkaktojë të qeshura në banka, por lë shije të hidhur në publik, kur shikon se si një njeri përdor vulën e një partie, për t’u vënë gjoba bizneseve që mendon se nuk kanë likujduar detyrimet ndaj opozitës.

Letra, edhe pse qesharake dhe diletante si akt politik, anën e saj më të errët e ka se është selektive, jo parimore, dhe patjetër pastaj, që dhe e paligjshme.

Nga ana juridike, kontratat miratohen me ligj të veçantë dhe nuk është se kanë ndonjë rrezik, por fakti që Lulzim Basha 20 kontrata i quan normale, kurse këto dy të fundit i quan pastrim parash, tegon se ka dalë keq nga pushimet dhe i duhen ca lekë.

Larg qoftë mos e dëgjofshim pas ca ditësh të lavdërojë Gjikurinë që po merr Orikumin, dhe këtë Nduen, që ka marrë rrugën e Torovicës. Varet nga sjellja e tyre, se ky e ka një të mirë. Nuk ka turp të thotë të kundërtën pas ca kohësh. Mjafton të bindet që paratë e tyre ishin të pastra. Dhe këtë e do me provë, t’i prekë me dorë.

Next Post
FOTO / Delinda Disha zbulon në Moskë “sozinë” e Bes Kallakut

FOTO / Delinda Disha zbulon në Moskë "sozinë" e Bes Kallakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com