• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një gjë që s’e kam kuptuar kurrë

by Mira Kazhani
21/09/2017 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Parandjenja më thotë se ky nuk do jetë një nga ato shkrime që shoku ia përcjell shokut në Facebook. Veç pesimizmit që dikush sot më frenoi pothuaj, kur flisja për temën e 25 rreshtave, sipas të cilit, njerëzit nuk duan argumente. Për këtë nuk jam e bindur dhe rreshtat e sotëm përpiqen të heqin një cipë rreth një pyetjeje që më mundon: A mendojmë ne?

Tani drejt e në temë: Pse ne si shoqëri bëjmë sikur i dimë të gjitha?! Zakonisht edhe kur na pyesin e ke lexuar këtë libër, e ke parë këtë film, përgjigjemi “Po”. E kemi kompleks të themi: Jo, unë nuk e di këtë. Nuk e kam parë atë film, se kam lexuar atë libër…etj.

Ndoshta ka edhe që përgjigjen pa çarje koke por mbeten pak dhe jo tregues i stereotipit tonë shoqëror.

Një gjë të tillë e kemi treguar në disa momente për të cilat si gazetare i ruaj si dëshmi në memorien e punës.

Duke ndjekur turmën ose duke e kundërshtuar atë, shpesh rreshtohemi kundër një kauze ose pro saj pavarësisht bindjeve me një emërues të përbashkët. Asnjë palë nuk e ka opinionin në bazë të informacionit dhe dijës rreth!

Një shembull: Debati për amët kimike. Mediat morën flakë nga kundërshtitë në 2013. Shoqëria civile, media sociale, çerdhet, kopshtet, azilet, parukeritë madje u shqetësuan se boja nuk do merrte më mirë në flokë. Në ajër do kishte cifla armësh Afganistani, Irani, ISIS, Iraku, lloj-lloj fantazie zuri vend në opinion publik. Të gjithë emisionet u bënë sigurisht kundër, me përjashtim të dy a tre zërave që desh i hëngrën të gjallë sepse përpiqeshin të thoshin që nuk ishte tamam kështu. Tjetër çështje pse dështoi qeveria “Rama 1” në këtë histori. Ajo mori medemek vlerë se reflektoi para reaksionit popullor dhe sigurisht populli i pari.

Pas tërheqjes ra edhe vrulli, iku murlani. Jeta rifilloi ku e patëm lënë; krenarë para amerikanëve sesi një popull me karakter si ne, nuk lejuam të ndodhte hataja në vend. Për çudi u bënë emisione prapë. Të njëjtët njerëz që kishin marrë boritë kundër, bënë emisione për shansin e humbur dhe u shtuan aq shumë zërat se asgjë nuk do të ndodhte me armët kimike. Se gratë nuk do lindnin peshq-tigra. Në parukeri e kuqja do dilte e kuqe në flokë dhe e zeza e zezë. Në ajër do thithnim tymin e motorit të Dylit, komshiut përballë që nuk ka makinë se urren trafikun. Fëmijët e së ardhmes do ishin nga një vend aleat i Amerikës prej vërteti dhe jo prej kartoni, flisnin zemërthyer studiot televizive. Duke shfryrë gjithë zemërimin tek Kryeministri që nuk krijoi një grup informues, dhe këtu kishin absolutisht të drejtë. E gjithë tymnaja ndodhi në mungesë të dijes rreth asaj që do ndodhte. Por të shihje paradën e “kundrave” të shndërruar në “pro”, ishte gjithsesi një pamje pakëz groteske dhe nervoze.

Një tjetër moment qenë protestat për parkun e liqenit. Protesta mund të ishte edhe e drejtë, edhe bindëse nëse para mikrofonave do artikuloheshin argumente/fakte/prova. Kam intervistuar në atë kohë dy a tre protestues dhe kujtoj një vajzë që ishte goxha e nxehur me atë që po i bëhej ligjit. Tregoi si do e çonin çështjen në gjykatë, se ligji ligji ligji… E pyeta me kuriozitet të plotë dhe si një njeri që nuk e dinte ligjin se ku qe shkelur e çfarë duhej bërë? Protestuesja u gëlltit, me një zë të mekur dhe aspak revolucionar si para 1 minuti e gjysmë, filloi të kërkonte ndihmë nga një shok aty i cili gjithashtu nuk qulli gjë. Pra ata njerëzit që kacafyteshin me policinë ishin aty për të thënë “Jo”, për diçka që nuk e dinin pse ishte “Jo”. Thjesht bënin protestë! Për të ardhur keq!

Një çështje që ka qenë gjithmonë kështu janë Mbetjet ose Plehrat se as nuk e di si është kjo puna emrit se kush e sqaroi qoftë edhe një herë fiks. Një qeveri e miraton një tjetër e rrëzon. Rama thoshte në opozitë plehrat e Berishës, tani opozita thotë bëmë gabim, kujdes nga plehrat e Ramës. Njerëzit që lexojnë, ndjekin lajmet nëpër edicione televizive tremben dhe me të drejtë. Ata që dalin përdorin terma: kapacitetet logjistike, njerëzore, terma afatshkurtër, standarde si të BE, po thuaj o njeri si e bën bota. Çfarë është lista e gjelbër dhe çfarë janë plehrat. Çfarë riciklohet dhe ku? Pse importojmë ne dhe kush importon tjetër. A vdesim nga kjo gjë? A sëmuremi? Sa është përfitimi ekonomik? Po politik? Etj etj.

Pastaj i drejtohen njerëzit Facebook dhe aty bëhet bufi tigër, molla marmallatë dhe çdo gjë serioze përfundon në gallatë. Ndoshta është më argëtuese sesa argumenti. Këta po na e mëson çdo ditë edhe parlamenti. Sa keq!/Tiranapost

Next Post
Hoyt Brian Yee emërohet ambasador i SHBA në Athinë

Hoyt Brian Yee emërohet ambasador i SHBA në Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

April 25, 2026
Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

April 25, 2026
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhëron ushtrinë të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban

April 25, 2026
Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

April 25, 2026
Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

April 25, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

April 25, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

April 25, 2026
“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

April 25, 2026
Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

April 25, 2026
S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In