• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një gjë amerikane me shumë zero

by Skënder Minxhozi
04/05/2025 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

E donte me patjetër diçka “amerikane” në këtë moment zgjedhjesh. Si atëhere kur themeloi Foltoren e premtonte kthimin tek Zoti dhe Familja. Fiks si Donald Trump. Berisha sot do patjetër një dëshmi, një provë se është brenda sinoreve të Uashingtonit zyrtar. Madje më egzaktësisht se ka mundur të penetrojë brenda Shtëpisë së Bardhë. I duhet me këtë rast diçka nga shtëpia më e fuqishme në botë, një prezencë njerëzore, një telefonatë, një foto apo dhe një dorezë dere, një karrige ose një tavëll duhani nga Zyra Ovale. Çfarëdo të jetë, vetëm të vijë nga aty brenda. Dhe gjeti Chris Lacivitan. Me pagesë patjetër, por edhe me shumë ëndrra e iluzione bashkangjitur. Sali Berisha kërkon të ndërtojë se s’bën teoremën e tij amerikane të pas 5 nëntorit dhe ta përdorë në 11 maj. I duhej një dëshmi, një sinjal, një shenjë çfarëdo në ajër që të bindte shqiptarët se në ditën e zgjedhjeve mund të votonin të qetë një njeri që e kishte hequr damkën e persona non grata.

Lacivita është sot një nga ata ekspertë imazhi që përfaqësojnë modelin më cinik të lobimit modern: për aq kohë sa pagesa vazhdon të kryhet, klienti ka të drejtë të ëndërrojë. Madje dhe ëndrrat më të ndaluara, siç është fjala vjen fitorja në një garë elektorale që e konsiderojnë të humbur edhe miqtë e tu më të ngushtë.

Me paratë që fut në xhep Lacivita mund të sigurojë diku një foto, një takim privat, apo një deklaratë e vagullt nga Uashingtoni. Dhe kaq mjafton për t’u shitur në Shqipëri si rikthim i mbështetjes amerikane, si pastrim i biografisë së Doktor Berishës. Kjo nuk është diplomaci. Është farsë, madje e shtrenjtë shumë.

Por i vetëm Lacivita mund ta ndihmojë Berishën vetëm në zgjedhjet e 11 majit, por jo edhe në pastrimin e njollës që i ka vënë dikur sekretari Blinken. Duhet diçka edhe më e madhe, me më shumë zero nga pas që bashkë me zgjedhjet të hiqet dhe damka. Dhe ja ku u shfaq kompania “Continental Strategy” e vajzës së shefes së kabinetit të Trump, edhe ajo pranë dhe e njohur e Lacivitas. Një grup zyrtarësh të fuqishëm dhe përballë tyre një klient problematik nga një vend i largët, i cili bashkë me një listë vendesh të botës së tretë është gati të paguajë miliona vetëm që të bëhet pak mik me Amerikën e re të Donald Trump. Plot 250 mijë dollarë në muaj, teksa pensionistët dhe të papunët rrinë e numërojnë zerot.

Historia e kontratave shumëmilionëshe të opozitës shqiptare me lobistë e ndërmjetës të Uashingtonit e ka bindur tashmë rrethin e ngushtë pranë Berishës se rehabilitimi i tij politik është i plotë. Sot ka zyrtarë të PD që dalin e betohen në ekrane se non grata nuk egsziston më, është hequr. Ky është një ushtrim i madh sugjestioni në grup, një seancë kolektive hipnoze. Bindja me të cilën e shprehin këtë siguri, pra që letra e Blinken tashmë është grisur, të bën të mendosh keq për shëndetin mendor të këtyre njerëzve që nuk duken vetëm brenda rolit, por edhe jashtë logjikës.

Puna është se pasi ke harxhuar milionat dhe ke thënë fjalët e bukura, vjen ballafaqimi me realitetin cinik të kutive të votimit. A e besojnë shqiptarët që bëhen gati të votojnë, se Berisha është tashmë kalorësi i preferuar i administratës  së re Trump? A do të arrijnë t’i sugjestionojnë votuesit emrat e huaj që rreshton prej javësh Berisha në fushatë? Do preken sadopak nga fakti që “kemi paguar njerëzit e Donald Trump”? Apo thjesht do tundin kokën e do vazhdojnë me të tyren, duke votuar atë që kishin ndërmend të votonin?!

Kjo dilemë fut në risk jo vetëm shumë miliona dollarë të hedhur majtas-djathtas. Ajo rrezikon të gjithë teoremën e rehabilitimit dhe rikthimit në skenë të opozitës dhe shefit të saj. Në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar politikisht, ish-kryeministri i Shqipërisë po përpiqet të krijojë me çdo kusht e mënyrë iluzionin e mbështetjes amerikane përmes lidhjeve me figurat e djathta në SHBA.

E nëse kjo kartë, e vetmja që ka në dispozicion përballë zgjedhësve, i digjet në duar, atëhere e gjithë ngrehina rrëzohet bashkë me të zotin brenda. Rama mund të marrë mandatin e katërt, statusi non grata mund të mbetet në këmbë apo të hiqet pas datës 11 maj dhe kësisoj shkojnë dëm jo vetëm paratë, por edhe opozita bashkë me to. Prandaj efekti i milionave duhet të demostrohet në javën që po hyjmë. Më vonë është si të vishesh me smoking dhe papijon pasi balloja ka mbaruar e të ftuarit nisin të zbrazin sallën. Megjithëse po ta mendosh hollë-hollë për Berishën zgjedhjet nuk është se kanë shumë rëndësi. Atij mjafton t’i heqin njollën e non gratas se zgjedhjet ai e ka të qartë se kush i fiton. Ai do vetëm kasollen e opozitës, jo pallatin e pushtetit.

 

 

 

Next Post
“Nuk i justifikon milionat që po fiton nga bufi i moçalit të Shqipërisë”/ Si po i zhgënjen fansat LaCivita

“Nuk i justifikon milionat që po fiton nga bufi i moçalit të Shqipërisë”/ Si po i zhgënjen fansat LaCivita

Comments 1

  1. L.Xh says:
    10 months ago

    Ke thënë një shprehje proverbiale, i nderuar Minxhoz, që tek PD e më tutje, po ndodh fenomenin “ i çmëndjes kolektive”…. Pikërisht kjo që po u ndodh, është autosugjestioni më i keq që mund ti ndodhë ndokujtë, e ppr më tepër, një tufe të çmendurish me karajfilat pa bojë që bëjnë këtë tufë të kësajë kodosh partie, që është në grahmat e fundit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

March 11, 2026
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

March 11, 2026
Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

March 11, 2026
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

March 11, 2026
“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In