• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një gazetar ideal

by Lutfi Dervishi
28/03/2023 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Nuk ka një botë ideale. Të flasësh për idealizëm në një kohë kur kjo fjalë tingëllon si fyerje rrezikon të ngjash sikur vjen nga një kohë dhe planet tjetër. Por përcaktimi “ideal’ edhe pse jo realist mund të vlejë si shenjë për të treguar “drejtimin e duhur”

A mund të ketë gazetar ideal?
Së pari, një gazetar ideal duhet të respektojë etikën dhe standardet profesionale dhe ta konsiderojë të shëmtuar dhe të dënueshme shantazhin dhe keqpërdorimin e profesionit për qëllime personale apo për shërbime ndaj “të tretëve”. Një gazetar ideal përpiqet gjithmonë të raportojë dhe të shkruajë për të vërtetën duke qenë i paanshëm, duke shmangur sensacionalizmin dhe paragjykimet.

Profesionalizmi është thelbësor për të kthyer besimin e publikut dhe për t’u sigurar që qytetarët kanë akses në informacion të besueshëm.

Së dyti, një gazetar ideal i përkushtohet investigimit dhe nuk e përdor investigimin si “leje gjuetie”, por merret me çështje dhe probleme që shpjegojnë mekanizmin e paligjshmërisë dhe padrejtësisë dhe jo me një rast të veçuar. Gazetaria investigative shërben për të “vënë” para përgjegjësisë ata që janë në pushtet, për të zbuluar korrupsionin dhe abuzimet. Në një vend ku korrupsioni është endemik, gazetaria investigavie është thelbësore.

Së treti, një gazetar ideal është i gatshëm të marrë rreziqe dhe të mbrojë të drejtat e tij. Një gazetar ideal ka guximin t’i thotë të vërtetën pushtetit dhe të denoncojë ata që e kërcënojnë.

Së katërti, një gazetar ideal duhet të jetë në gjendje të punojë në një mjedis profesional dhe bashkëpunues. Në epokën e mediave dixhitale, është thelbësore që gazetarët të punojnë së bashku për të verifikuar dhe shpërndarë informacione të saktë. Gazetaria e mirë kërkon SOLIDARITET. Duke qenë solidar, do të ulen shanset për të kërcënuar dhe intimiduar gazetarët.

Së pesti, një gazetar ideal është gjithmonë i përditësuar. Teknologjia po zhvillohet me shpejtësi. Vetëm profesionalizmi dhe vërtetësia do të bëj të mundur që gazetarët të mbeten relevant dhe efektiv në rolin e tyre si “Qeni roje” i tre pushteteve të tjera.

Së gjashti, një gazetar ideal di të bëj dallimin mes lajmit, propagandës, gënjeshtrës, gjysëm të vërtetave, sajesave spin-it dhe keqinformimit. Një gazetar ideal e ka të qartë dallimin mes “interesit publik” dhe “interesant për publikun”

Së shtati, një gazetar ideal nuk lind nga asgjëja. Nuk mund të ketë gazetar të lirë, kur pronari i tij i medias është i “robëruar”.

Së fundmi: sot gazetarët nuk janë të pakonkurrueshëm. Sot gazetarë janë edhe qytetarët, pushtetarët, njerëzit e biznesit dhe botës së spektaklit që komunikojne me publikun përmes rrjeteve sociale. Sot “lajmi dhe lajmësi” janë bërë një.

Vetëm rikthimi te idealet ndoshta bën të mundur që gazetaria të mbetet, sipas përkufizimit të Gabriel Garcia Marquez, profesioni më i bukur në botë.

Next Post
Ky është tipari jot më negativ bazuar në shenjën tënde të horoskopit!

Horoskopi për sot, e martë 28 Mars 2023

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Kjo që shkruan Luti, është një leksion për gazetaret në fakultet, kështu që nuk është risi për publikun, është një përmbledhje e……”kështu duhet të jetë”……
    Po ti o Lutfi Dervishi, ku e vendos vehten, në këto teorizime gazetarie ? – sepse në praktikë, ti je i pa fytyrë, tjetër thua, e tjetër bën.
    Konkretisht, ti je i lidhur kokë e këmbë me Sali Berishen dhe Ilir Metajn, dhe ke bërë punën e djallit, me qendrimet e tua të pa cipë duke i u kundervënë “me sqimë” rrjedhës demokratike të këtijë vëndi, duke përkrahur negativitetin, vjedhjet dhe vrasjet e kësajë pleh opozite që i është shpifur shqiptarisë.
    Të fala Kikos, emblema e krijimtarisë tënde, që një pjeshkë para se ta hajë, e fut në prapanicë, dhe pastaj e kalon në gojë.
    Je katundar, sum parrur- i thojnë tironcit e vjetër.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

August 25, 2026
SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

August 25, 2026
Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

August 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 26 Gusht 2026

August 25, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

August 25, 2026
Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

August 25, 2026
Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

August 25, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com