• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një garë pafuqie brenda LDK

by Mero Baze
25/08/2019 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lidhja Demokratike e Kosovës partia më e vjetër në Kosovë, po zhvillon një garë të dytë, pas zgjedhjes pa garë të kryetarit të partisë, atë për kandidatin për kryeministër.

Edhe pse në dukje ngjan si një veprim demokratik, në të vërtetë është një deformim i demokracisë dhe tregues i fortë i mungesës së saj, që në të vërtetë nuk i sjell asgjë të mirë.

Gara reale për një parti është gara ku zgjidhet kryetari i partisë. Lidhja Demokratike e Kosovës e zgjodhi Isa Mustafën me duartrokitje, pra pa garë.

Nuk e vë në dyshim legjitimitetin e tij, dhe mund ta kisha votuar po të isha anëtar, por nëse në krye të partisë është dikush që e votojnë me duartrokitje, nuk e di pse ai nuk është kandidat për kryeministër.

Për më tepër Isa Mustafa ka qenë kryeministër dhe kryetar bashkie, pas një përvoje të gjatë si ish ministër financash në qeverinë në ekzil.

Arsyetimet shëndetësore nëse vlejnë për kryeministër duhet të vlejnë dhe për kryetar partie.

Pra nëse ai ka probleme shëndetësore nuk është mirë të jetë as kryetar partie. Fakti që ai “sakrifikon” për të mbajtur kreun e partisë pa garë, e bën qesharake këtë garën e re, ku ‘përlahen’ Vjosa Osmani me Abdulla Hotin e Lutfi Hazirin, të cilët dhe nëse fitojnë në parti, nuk bëhen dot kurrë kryeministra, pasi do të duhet të bëjnë pazar me partitë e koalicionit.

Kjo situatë është anormale dhe është një shfaqje fallco e cila më shumë e dëmton LDK-në dhe ndasitë brenda saj, se sa forcon figurën e një kandidati për kryeministër.

Gara reale duhet për të zgjedhur liderin e partisë dhe ai duhet të përfaqësojë partinë në betejë. Kjo teoria që “dikush të mbajë çelsat e kullës e dikush duhet të ruajë kashtën”, është shprehje e mungesës së përfaqësimit real politik në parti, që do ta dëmtojë fatkeqësisht LDK-në, në vend se ta ndihmojë atë.

Në javën e parë të tetorit kur votuesit të zgjedhin kush do t’i qeverisë, e kanë të qartë kur votojnë për Albin Kurtin, Ramush Hardinaj apo Kadri Veselin, po kur të votojnë për LDK-në, kanë parasysh se Isa Mustafa do t’u gjejë dikë ti qeverisë.

Kjo është një shenjë se sa vështirë e ka LDK të ndryshojë dhe t’i hapë rrugë një brezi të ri politikanësh që mund ta ringrejnë atë.

Gara brenda LDK-së është më shumë një garë që tenton të fshehë pafuqinë e saj për t’u demokratizuar. Dhe kur defekte të tilla të forta, tentojnë të pudrosen me gara fallco, thjesht përsosen defektet, jo lidershipi. (Tema) /l.m

Next Post
Ikën i nxehti përvëlues, nesër priten reshje të dobëta

Shtypi i ditës, e hënë 26 Gusht 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com