• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një fushatë opozitare për në librin e rekordeve Guinness

by Alfred Peza
21/03/2021 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Opozita shqiptare është duke zhvilluar një nga fushatat më të çuditshme elektorale në historinë e tri dekadave të fundit të pluralizmit shqiptar. Një fushatë që për nga kontradiktat dhe kundërthëniet e hatashme të ngërthyera brenda saj, e cila me këto ritme me siguri që në fund do të meritojë vendin e nderit në librin e rekordeve “Guinness”.

Vetëm një opozitë si kjo jona mund të ulërasi për 8 vjet me radhë se do të bëjnë gjithçka për ta rrëzuar Edi Ramën dhe del me dy lista të ndryshme kandidatësh për deputetë në zgjedhje.

Vetëm një opozite si kjo që kemi në Shqipëri, i ndodh që liderët e saj në vend të sfidojnë kreun e mazhorancës, janë në kulmin e një dueli kundër njëri tjetrit brenda llojit. Ilir Meta dhe Lulzim Basha më shumë sesa të jenë bashkë për të mundur Edi Ramën, nuk po lenë gjë pa bërë për të sfiduar njëri tjetrin, me të vetmin qëllim: Jo se kush do e qeverisë Shqipërinë pas fitores së 25 prillit, por se kush e kush prej të dyve, do ta udhëheqi opozitën pas humbjes!

Vetëm një kandidat për Kryeministër si ai i opozitës sonë mund tia lejojë vetes luksin që të caktojë zonat konkrete që do mbulojnë kandidatët e tij për deputetë, pak orë përpara fillimit të 30 ditëve të fushatës zyrtare elektorale. Ndërkohë që kandidatët e mazhorancës kanë disa muaj që punojnë në hapësira elektorale qartësisht të përcaktuara prej kohësh, duke patur kontakte vijuese me elektoratin i cili tashmë pothuajse e ka marë vendimin për votën që do të adresojë. E ta mendosh se Lulzim Basha kishte premtuar plot një vit më parë, që do ta bënte këtë hap, që ende nuk e ka hedhur!

Vetëm një opozitë si kjo e jona mund të përfshijë në të njëjtës listë kandidatësh për deputetë në Tiranë, edhe Kryetarin e partisë që pretendon të zgjidhë çështjen çame në Greqi, edhe Kryetarin e partisë së minoritetit grek në Shqipëri.

Vetëm partia e Sali Berishës mund të përfshijë në listat e saj në qarkun e Durrësit dhe ta ketë kandidat për ministër nesër, kryetarin e një partie të majtë ndërkohë që në 2005 e shndërroi atë personalisht kur ishte me PS në qeverinë Nano, në tabelën kryesore të qitjes në një luftë të paprecedentë politike vetëm e vetëm që të rikthehej në pushtet.

Vetëm një opozitë si kjo jona mund ti ofrojë shqiptarëve si alternativë të re për të ardhur në pushtet, të njëjtët liderë të vjetër politikë, të cilët 8 vjet më parë u ndëshkuan nga shqiptarët me votë: Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Nard Ndokën, Fatmir Mediun, Vangjel Dulen, Agron Dukën, Shpëtim Idrizin, Dashamir Shehin, Artur Roshin…

Vetëm një opozitë e djathtë si kjo  e jona në Shqipëri e cila duhej të përfaqësonte si kudo tjetër në botën demokratike kapitalin, tregun e lirë, pronën, punëdhënësit, sipërmarrjen, borgjezinë, pronarët e vjetër e të rinj mund të sulmojë në mënyrën më barbare e të paprinciptë, një nga biznesmenët  të mëdhenj, si Gjergj Luca. Duke dëshmuar kësisoj, thelbin e raportit që ata do të kenë nesër me gjithë biznesmenët e tjerë kudo në Shqipëri.

Vetëm një opozitë si e jona mund të bëjë mitingje masive në kohë pandemie globale, duke thyer të gjitha protokollet e OBSH për distancimin social dhe rregullat e tjera strikte në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Vetëm një opozitë si jona mund të prishi politikisht një festë pagane si ajo e Ditës së Verës, e cila ka lindur në foshnjërinë e shoqërisë njerëzore përpara se të lindin fetë, qytetërimet, partitë politike, idelologjitë, e majta, e djathta, revolucionet dhe liderët tanë politikë po e po.

Vetëm një opozitë si jona kërkon të vijë në pushtet jo përmes programeve, ideve, forcës së moralit dhe frymës së ndryshimit por përmes dhunës, incidenteve, sharjeve, fyerjeve, mallkimeve, nxitjes së tensioneve dhe ekstremizimit të situatës.

Të gjitha këto dhe shumë të tjera, e bëjnë opozitën tonë të denjë për librin e rekordeve Guinness, por jo për tu rikthyer me votë për të qeverisur Shqipërinë europiane të viteve 2030.

Next Post
Ulje e numrit të viktimave, por rritje e dukshme e shtrimeve në spitale në Itali

Ulje e numrit të viktimave, por rritje e dukshme e shtrimeve në spitale në Itali

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Metodat e Saliut jane duke praktikuar deri ne d shtim te plote

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In