• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një frikë që mund të jetë e kotë

by Dritan Hila
09/11/2023 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Për ironi të historisë Meloni është e vetmja që përshëndeti kongresin e Foltores dhe kjo e fundit nuk nguroi ta shpaloste e shkundte letrën protokollare si njohje ndërkombëtare të Berishës.

Ndërkohë Berisha një vit e ca më pas, i del kundra marrëveshjes Meloni-Rama, megjithëse kjo marrëveshje është i vetmi sukses që reklamon Meloni në një vit qeverisjeje dhe po sulmohet egërsisht nga e majta italiane.

E majta shqiptare bashkohet me fashistët italianë, kurse e djathta shqiptare me ish-komunistët. Ekstremet bashkohen, por puna është që Berisha ka bërë me këtë rast një rreth ciklik politik të pakuptimtë.

Sa më sipër është për statistikë. A është kjo marrëveshje aq e rrezikshme sa thotë opozita apo aq deklamuese e virtyteve shqiptare të mikpritjes?

Kjo mbetet për t’u parë në zbatim, por sesa do zbatohet, ka shumë gjasa që mos të ndodhë.

Arsyeja kryesore është se përjashto bonusin politik që merr Meloni këto ditë, në aspektin afatgjatë administrativ nuk do ia vlejë barra qiranë madje mund t’i kthehet në kosto.

Emigrantët vërtet do sillen në Gjadër për të pritur shqyrtimin e dokumentacionit për azil, por në momentin që kërkesa refuzohet ata kanë të drejtën e gjykimit nga një gjykatë italiane. Kjo procedurë kërkon vite. Vetë shqyrtimi i dokumenteve për marrje leje qëndrimi kërkon një vit.

Kurse në rast se leja mohohet, shqyrtimi gjyqësor kërkon vite të tjera. Mjafton të sjellim si shembull se Gjykata e Katanzaros tani po shqyrton kërkesat e vitit 2018, pra të emigrantëve që kanë 5 vjet në qendra pritjeje, kuptohet kalvari që i pret banorët e rinj të Gjadrit.

Logjikisht është e vështirë se pas tre mijë të parëve do ketë loto tjetër për t’u strehuar në Shqipëri.

Gjatë këtyre viteve dislokimi i policëve italianë në Lezhë do ketë kosto; pastaj shoqërimi i secilit nga 3 mijë emigrantët në vendin e gjykimit në Itali janë kosto të tjera dhe të gjitha këto e bëjnë një operacion jashtë logjikës strehimin e afrikanëve në Gjadër.

Nëse edhe pas kësaj procedure, azilantit i mohohet kërkesa për leje qëndrimi në Itali, ai do çohet rishtas në Itali ku do t’i jepet fleta e përzënies. E këto janë shpenzime të tjera. Frika në Shqipëri është se në momente dëshpërimi për mospranim kërkesash leje qëndrimi italiane, kontingjenti arratiset dhe shton kriminalitetin në Shqipëri ose ikën në vende të tjera nëpërmjet trafikantëve.

Por deri aty, do kohë. Ndërkohë italianet do t’i bien lapsit: Një emigrant në Lampeduza kushton 2.500€/muaj, pra 30.000 €/vit. I bie që pa kostot e transportit dhe mbajtjen e policisë, në Shqipëri të shpenzojnë diku tek 120 milionë euro.

Dhe kështu do kuptojnë fjalën e urtë shqiptare se “E lirë është kripa në Durrës, por e ha qiraja rrugës”.

Next Post
Theu derën dhe tentoti të vidhte dyqanin gjatë natës, vihet në pranga 33-vjeçari në Librazhd

Dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopsht, policia informacion zyrtar për arrestimin e edukatores

Comments 2

  1. Lili says:
    3 years ago

    A nuk është pushtim ky? Me ç’të drejtë Edi Rama,bën marrëve dhe i jep tokë Italisë sikur është malli i babës së vet.Mos mbro gjërat e padrejta …por mendo si kryeqytetas,si analist i pavarur dhe trego se kush do të menaxhojë 3000-36000 mijë burra të ardhur nga Afrika…jo gra ,fëmijë dhe të sëmurët…por burra…kupton ti ..?!

    Reply
  2. Lili says:
    3 years ago

    A nuk është pushtim ky? Me ç’të drejtë Edi Rama,bën marrëveshje dhe i jep tokë Italisë sikur është malli i babës së vet.Mos mbro gjërat e padrejta …por mendo si kryeqytetas,si analist i pavarur dhe trego se kush do të menaxhojë 3000-36000 mijë burra të ardhur nga Afrika…jo gra ,fëmijë dhe të sëmurët…por burra…kupton ti ..?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com