• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Një francez i madh”/ Jacques Chirac bëri Francën përgjegjëse për dorëzimin e çifutëve dhe zemëroi SHBA e Britaninë për Irakun

by Java News
27/09/2019 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikanë nga mbarë globi kanë nderuar figurën e ish-presidentit francez Jacques Chirac që u nda nga jeta në moshën 86-vjecare.

“Presidenti Jacques Chirac vdiq këtë mëngjes i rrethuar nga familja, në mënyrë paqësore”, lajmëroi dhënderri i tij Frederic Salat Baroux. Rruga afër shtëpisë së tij në Paris është mbrojtur nga policia që pasditen e djeshme, ndërkohë që parlamenti francez mbajti një minutë heshtje.

Presidenti francez Emmanuel Macron, në një fjalim nga Elysee, nderoi figurën e Chirac, duke e quajtur “një francez të madh”. Ai tha se Chirac ishte “një fyturë familjare: pavarësisht nëse ndanim të njëjtat ide ose jo”. Macron tha se Chirac bashkoi vendin.

Chirac, sipas Macron, përkrahu “një Francë krenare dhe të pavarur” në skenën botërore dhe “mbrojti Francën nga ekstremizmi dhe urrejtja”.

Pallati Elysee do të jetë i hapur për publikun në mënyrë që qytetarët të shkruajnë ngushëllimet e tyre në një libër të vendosur aty. Do të ketë një ditë zie kombëtare, të hënën.

Richard Ferrand, kreu i Dhomës së Ulët, tha se Chirac ishte ishte një nga njerëzit më të mëdhenj të kohës dhe e lidhi atë me një karakter letrar. “Me Chirac, Franca humbi një hero nga Aleksandër Dumas: një njeri tërheqës, luftëtar dhe më i thellë sesa donte të shfaqej”.

Ferrand tha: “Populli francez humbi një republikan të palodhur, vizionar, I kujdesshëm për debatet e mëdha të kohës së tij. Jacques Chirac është pjesë e historisë së Francës. Një Francë në imazhin e tij: me shpirt, komplekse, shpesh mbushur me kontradikta, gjithmonë e drejtuar nga një pasion i palodhur republican”.

Politikani i të Gjelbërve francezë David Cormand tha se Chirac refuzoi çdo lidhje me të djathtën ekstreme, një kritikë sesi liderët e mëvonshëm të së djathtës qendrore u rritën gjithnjë e më shumë ndryshe nga votuesit ekstremistë të djathtë.

Në vitin 2002 Chirac u rizgjodh president me 82 përqind të votave pasi Fronti Nacional i Jean Marie le Pen shokoi vendin duke shkuar në raundin e fundit. Chirac fitoi sepse shumë nga elektrati i majtë votoi për të në mënyrë që të stoponte liderët ekstremistë të djathtë. E majta më vonë u ankua se Chirac nuk e rregulloi politikën e tij që të merrte në konsideratë edhe votën e majtë. Cormand e kosideroi Chirac “Golistin e fundit”.

Ish-presidenti socialist Francois Hollande e konsideroi Chirac një “luftëtar” që “dinte të krijonte një link të vërtetë me francezët”.

Kryebashkiakja socialiste e Parisit, Anne Hidalgo tha se qyteti është pikëlluar. Presidenti i Komisionit Evropian dhe ish-kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker ishte “i pikëlluar” kur mësoi për vdekjen e Shirak tha një zëdhënës duke shtuar se Europa po humbte një burrë të madh shteti.

Dy herë i zgjedhur kreu i shtetit në 1995 dhe 2002, 12 vitet e tij në Pallatin Elysee e ktheu atë në presidentin më jetëgjatë në detyrë të pasluftës, pas paraardhësit të tij socialist Francois Mitterrand, me një nga karrierat më të gjata politike në Europë.

Në arenën ndërkombëtare, Chirac do të kujtohet me zemërimin e tij me SHBA për opozitën e tij publike për luftën në Irak në 2003. Ky qëndrim që e pa Francën t’i kthente shpinën dy aleatëve SHBA-së dhe Britanisë së MAdhe, mori aprovimin e 90% të francezëve.

Tony Blair që ishte i zemëruar me Chirac në kohën e luftës në Irak, e kujtoi atë të enjten si një figurë kulmore në politikën franceze dhe evropiane për shumë dekada.

Vladimir Putin foli me lavdërime të mëdha për Shirak, si një “burrë shteti i zgjuar dhe largpamës” dhe nënvizoi intelektilin e tij dhe njohuritë e gjera, tha Kremlini.

Angela Merkel tha se ishte një partner i mirëkuptueshëm dhe një mik për të gjithë gjermanët.

Gjatë jetës Chirac u atakua nga e majta franceze për dështimin për të adresuar ndarjet e thella sociale, papunësinë dhe borxhet por u përshëndet për pajtimin e kombit me historinë e tij duke njohur që Franca si një e tërë ishte përgjegjëse për dorëzimin e 76 mijë cifutëve te kampet e vdekjes naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I konsideruar si “erëtregues” për lëvizjen e shpeshtë të ideve politike, është parë si një mjeshtër I fushatave elektorale dhe takimeve dorë me dorë. Ishte një konservator me instikt por me një qasje që shkonte përtej të djathtës. Chirac shërbeu gjithashtu dy herë si kryeministër në 1974-76 dhe 1986-88 dhe si kryebashkiak i Parisit nga 1977 deri 1995.

Ishte në kohën e tij në drejtimin e kryeqytetit francez që rezultoi, njëherë që ai humbi imunitetin presidencial, pas një akuze për shpërdorim të fondeve publike. Kur ai la zyrën, u bë i pari ish-president francez i akuzuar për një krim – duke marrë edhe një dënim me burg pasi rezultoi fajtor për përdorimin e fondeve publike si kryebashkiak i Parisit për të financuar ilegalisht aktivitetin e partisë së djathtë që drejtonte.

Chirac u pa shumë rrallë në publik në vitet e fundit dhe kishte kohë që dihej se po vuante nga një sëmundje e gjatë.

g.kosovari

Next Post
Pse Turqia dhe jo Amerika i bashkoi dje Bashën dhe Ramën?

Pas vendimit të Bundestagut, media gjermane: Shenja për dialog në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

February 5, 2026
U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

February 5, 2026
Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

February 5, 2026
Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

February 5, 2026
Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

February 5, 2026
Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Stuhi shiu dhe shkarkesa elektrike, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 5, 2026
Kosova ia ndalon zyrtarëve aplikacionin TikTok, ministria e Brendshme: Ja arsyet

MIA sqaron vendimin për rikthimin e TikTok: Pas ndërprerjes, nis një fazë e dytë e kontrollit

February 5, 2026
Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

February 5, 2026
Debati me Bujar Hudhrin për monumentin e Kadaresë, Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

Debati me Bujar Hudhrin për monumentin e Kadaresë, Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

February 5, 2026
“E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza”, zbardhet dëshmia e detektives që kontrolloi banesën e Llapushit

“E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza”, zbardhet dëshmia e detektives që kontrolloi banesën e Llapushit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In