• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një foto sa 1 mijë fjalë”/ Topi reagon pas fotos së Berishës me Enverin: Këtu nis Katovica e Gorbaçovit

by Java News
03/12/2021 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Foto sa 1 mijë fjalë dhe këtu nis Katovica shqiptare”. Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi ka bërë ndoshta komentin më të veçantë lidhur me fotografinë e publikuar dje në gazetën “TemA”,  në të cilën shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha me diktatorin Enver Hoxha.

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Topi e lidhur fotografinë me platformën e Katovicës, sipas të cilës, pas rrëzimit të komunizmit në vendet lindore të Evropës ish-komunistët do ishin përsëri në pushtet në një formë tjetër.

Topi ka bërë edhe shpjegimin konkret të fotografisë, duke shquar edhe emra të tjerë që janë fiksuar në këtë fotografi.

Më poshtë komenti i zotit Topi.

Zoti Topi, cili është komenti juaj lidhur me fotografinë që është publikur në gazetën TemA, në të cilën shfaqet Sali Berisha me diktatorin Enver Hoxhë në vilën e tij?

Ka disa rubrika si “Foto që flasin vetë”, apo edhe “Një foto sa 1 mijë fjalë”. Kjo është foto sa një mijë fjalë. Çfarë të them unë? Shiko, të gjithë politikanët pas vitit 1990 nuk janë prodhuar nga institute të kualifikuara për politikë.

Secili erdhi nga profesione të ndryshme. Zgjidhjet politike nuk kanë qenë më të mençurat, por kanë qenë nga rrethanat apo papjekuria.

Çështja është se askush nuk e kthen kokën se cfarë ka ndodhur në këto 30 vite në Shqipëri nga orienritmet që Gorbaçovi i dha në prag të ndryshimeve të mëdha për të gjitha vendet e Lindjes.

E keni fjalën për platformën e Katovicës?

Katovica. Keni një analizë shumë realiste të profesor Servet Pëllumbit. Përse nuk e ktheni kokën atje për të parë kush hyrin në politikë, nga hynë dhe sa bashkëpuëntorë të Sigurimit të Shtetit kishte në prurjet në politikë, edhe të krahut të djathtë, dhe përse nuk u bë ligji për bashkëpuëntorët dhe lustracionin. E kërkova në vitin 2006 lustracionin së bashku me zotin Majko dhe u pengua kjo nismë. Këtu nis e gjitha te Katovica.

Do doja një koment konkret për fotografinë.

Unë shikoj në këtë foto Enver Hoxhën, Nexhmije Hoxhën në pritje, domethënë ata që e kanë pritur profesor Isuf Kalon, Sali Berishën dhe i treti është ish-kryetari i Urdhrit të Mjekëve, Dine Abazi.

Kjo nuk është e vetmja fotografi? Ju mendoni se u dëshën 30 vite për të interpretuar Berishën, si ka hyrë dhe çfarë ka njohur.

Më mirë fare do ishte tua jepje protagonistëve ta shpjegojnë çfarë ka ndodhur aty, kush ka qenë, pse ka qenë.

Unë di që gjatë komunzimit kur kaloja në trotuarin përbri Bllokut më thoshte ushtari zbrit poshtë.

Ndonjëherë mungonte kurajoja për të parë. Për hir të vërtetës krijohej një lloj kurioziteti për ta parë në 360 gradë Bllokun.

Unë dilja sepse kam qenë në moshën e rinisë dhe dija shumë mirë konfiguracionin ku hyje dhe ku dilej.

Dhe kishte rrugët periferike të Bllokut, kishte pallatet e banuara. Dija kush banonte afër. Bulevardi i Tiranës ishte institucioni i disidencës.

g.kosovari

Next Post
“Samiti për demokraci përballë ndasive politike”

"Samiti për demokraci përballë ndasive politike"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com