• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një foto nga SPAK, që flet më shumë se çdo fjalë!

by Namir Lapardhaja
29/09/2023 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Shihni me kujdes këtë foto. Nuk është as rastësore, as e publikuar nga SPAK.

Ai përballë është i ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, i cili kryen detyrimet e institucionit në mungesë të titullarit, tjetri është Altin Dumani, me të njëjtin kostum në çdo dalje publike dhe në një zyrë plot me dosje të përhapura në të gjithë anët.

Mesazhi është i qartë: Ne jemi këtu për t’ju mbështetur, SPAK-u nuk është i politikanëve tuaj, por i yni, dhe ai është në punë me kohë të plotë, ashtu sikurse jemi edhe ne, sulmi ndaj prokurorisë së posaçme është sulm i drejtpërdrejtë ndaj nesh.
Kjo vizitë vjen pas deklaratës së Ambasadës se SHBA nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj “non gratës” dhe thirrjes për të pasur kujdes ata që bashkëpunojnë me personat e shpallur.

Foto është atipike, sepse asnjë drejtues institucioni nuk do donte ta nxirrte atë rrëmujë në sytë e medias dhe të publikut.

Njëkohësisht është një foto që “rrëmuja” e saj flet më shumë se sa çdo fjalë dhe çdo rregull. Dosjet janë në tavolinë, në tokë, në dollape, në sirtare, gjithandej, dhe janë nxjerr nga pluhuri i harresës. Nuk flihet mbi to, por punohet me to.

Tashmë kemi një drejtues të Prokurorisë që nuk e kemi parë më parë, që nuk kujdeset për kurimin e imazhit dhe formalitetin e institucionit, që nuk jep deklarata të drunjta dhe pompoze se në ‘shtator do të ketë arrestime’, që nuk qahet te politika për çështjet që ka në hetim, që bashkëbisedon me gazetarët, duke u dhënë informacione aq sa ia lejon etika dhe ruajtja e hetimit, që e ka bërë të qartë se ‘nuk ka asnjë politikan që mund t’i bjerë telefonit të tij’, madje që me natyrën dhe imazhin e vet ka lënë shumë pa gjumë në Tiranë dhe gjetkë.

Askush nuk e di sot se çfarë është duke tjerr Altin Dumani dhe vartësit e tij brenda mureve të atij institucioni, gjë e rrallë kjo, duke pasur parasysh modelet e kaluara.

SPAK- edhe mund të dështojë dhe të mos qullosë asgjë, por dështimi i tij është lajm shumë i keq për të gjithë shoqërinë shqiptare, ndaj ai duhet mbështetur, drejtuesit dhe prokurorët e tij duhen inkurajuar dhe e gjithë shoqëria jonë duhet të jetë në krah të tyre kundër korrupsionit në nivelet e larta shtetërore dhe krimit të organizuar që vepron dhe që është një rrezik potencial për të gjithë ne.

Next Post
Kontrolle intensive në Elbasan, shkon në 56 numri i të arrestuarve për megaoperacionin “Rrjeti”

Kontrolle intensive në Elbasan, shkon në 56 numri i të arrestuarve për megaoperacionin “Rrjeti”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In