• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Një foto me Veliajn ‘djeg’ gjyqtarin! Kandidatët për në SPAK kërkojnë të rishikohet ligji për institucionet e posaçme

by A R
23/03/2025 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skuaflifikimi nga gara për në gjykatën antikorrupsion i gjyqtarit Gerd Hoxha, për shkak të një fotografie me kryebashkiakun Erjon Veliaj shkrepur në një nga takimet e ambasadës britanike, do të shqyrtohet në gjykatën kushtetuese këtë javë.

Në datën 27 mars kushtetuesja e vënë në lëvizje prej gjykatës administrative të Tiranës dhe me palë të interesuar kuvendin, do të diskutojë ligjin për institucionet e posaçme SPAK dhe gjykatën antikorrupsion.

Neni 6 i këtij ligji është me pikëpyetje nga gjyqtari Hoxha dhe posaçërisht përbërja e Komisionit të posaçëm i cili verifikon kandidatët për në gjykatën antikorrupsion. Në këtë rast ky komision përbëhet nga dy prokurorë të SPAK, një gjyqtar antikorrupsion dhe dy hetues, të cilët në 24 korrik të vitit të shkuar e skualifikuan pretendentin Gerd Hoxha, sot zëvendëskryetar i gjykatës së Tiranës për shkak të një fotografie rastësore.

Gerd Hoxha e vlerëson si antikushtetues vendimmarrjen e komisionit që në përbërje ka hetues, dhe që është filtri i fundit përpara se kandidatët të shqyrtohen nga KLP dhe KLGJ. Por ajo që e bën të veçantë këtë çështje nuk është shtrëngimi i duarve me me kryebashkiakun e Tiranës. Por debati kushtetues mbi këtë filtër, i cili sakaq mban pezull jo vetëm emrin e garuesit për gjyqtar antikorrupsion.

Dhe sidomos precedenti i përsëritur për të tretën herë radhazi mbi procesin e përzgjedhjes së emrave drejt SPAK dhe GJKKO. E para ishte Sonila Muhametaj që ëndërroi SPAK-un, megjithatë nuk u përzgjodh. Mbasi hodhi akuza mbi këtë proces në Shqipëri prokurorja i është drejtuar Strasburgut. I dyti është prokurori Ndini Tavani që po ashtu ka hapur betejën e tij duke lënë të kuptojë se nuk heq dorë nga SPAK pavarësisht se u rrëzua nga vlerësimet e një komisioni të ngjashëm certifikuar më pas në KLP.

Siç edhe prokurorja Muhametaj, Tavani është ankuar kundër Këshillit të lartë të Prokurorisë. Megjithatë proceset gjyqësore kryhen në kohën kur SPAK është plotësuar me 20 prokurorë, dhe ngjan se më ketë këmbëngulje dy garuesit prokurorë synojnë të zbulojnë të vërteta që i dinë vetëm ata.

Ose në rastin më të mirë duan të tregojnë se fituesit u seleksionuan me parapëlqim. Sidoqoftë procesi i garuesit Tavani ka ngecur në apel, për shkak se administrativja ka vendosur të presë kushtetuesen për të parë çfarë do të thotë ajo në kazusin Gred Hoxha.

Një shtyrje të tillë duke e zvarritur procesin pa afat, prokurori Tavani e cilëson të qëllimshme, ndaj dhe ka dorëzuar rekurs në gjykatën e lartë. Që sërish duket se do të marrë kohën e saj.

Top Channel

Next Post
Rama inspekton punimet në Lungomare: Do të jetë shëtitorja më e gjatë

Rama inspekton punimet në Lungomare: Do të jetë shëtitorja më e gjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com