• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një foto e Merkel në Instagram tregon samitin e G7, ja protagonistët

by Java News
10/06/2018 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në samitin e G7 që u zhvillua në Quebec të Kanadasë që para nisjes së tij pati tensione dhe vështirësi. Presidenti amerikan kërkoi që edhe Rusia të jetë pjesë e grupit të G7 e cila u dëbua në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë. Por më shumë sesa pritshmëritë e këtij samiti ku marrin pjesë vendet më të industrializuara ka bërë përshtypje një foto e publikuar nga kancelarja Angela Merkel në Instagram. Në foto shfaqen të gjithë pjesëmarrësit në këmbë, rreth tryezës ku qëndron i ulur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njofton BBC. Por kush janë personat në foto?

  1. Donald Trump, president i Amerikës: Trump tronditi aleatët e Shteteve të Bashkuara, kryesisht Bashkimin Europian, Meksikën dhe Kanadanë, kur shpalli së fundi vendosjen e tarifave të importeve të çelikut dhe aluminit nga këto vende, respektivisht me 25% dhe 10%. Aleatët nuk qëndruan duarkryq dhe kërcënuan për masa hakmarrëse, një mosmarrëveshje që mbizotëroi edhe në samit, duke e lënë presidentin amerikan shpeshherë të izoluar. Trump u largua më herët nga të tjerët, duke u ankuar se Amerika i ngjante një “arke kursimi të cilën po e zhvasnin të gjithë”. Por, gjithsesi, marrëdhëniet e tij me udhëheqësit e tjerë të G7-s mbeten në nivele maksimale.

 

  1. John Bolton, këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Trumpit: Janë mbushur vetëm 3 muaj që kur ai u emërua në postin e këshilltarit më të lartë të sigurisë në kabinetin e presidentit Trump, por John Bolton pati padyshim impaktin e tij. Një prej argumenteve të presidentit për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve kishte pikërisht natyrën “për shkaqe të sigurisë kombëtare”, një pikëpamje që Boltoni e ka mbështetur fuqishëm.

 

  1. Kazuyuki Yamazaki, zëvendësministër i punëve të jashtme japoneze

 

I promovuar në këtë post në korrik 2017, ai kohët e fundit udhëhoqi një delegacion japonez në Pakistan dhe mori pjesë në bisedimet e përbashkëta midis Japonisë, Kinës dhe Koresë së Jugut në Seul lidhur me një marrëveshje të propozuar të tregtisë së lirë.

 

  1. Shinzo Abe, kryeministri i Japonisë: Abe është vendosur përballë një presioni gjithnjë e më të madh për t’iu bashkuar masave të përbashkëta hakmarrëse kundër tarifave të Amerikës. Kjo e vendos atë në një pozicion të vështirë, pasi është përpjekur të kultivojë një marrëdhënie të ngrohtë me presidentin Trump, ndërsa të dyja palët janë takuar të paktën 10 herë që kur ky i fundit është zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

 

  1. Yasutoshi Nishimura, zv.sekretari i kabinetit japonez: Deputeti nga partia qeverisëse e Japonisë ka punuar dikur në Ministrinë e Tregtisë ndërkombëtare dhe Industrisë.

 

  1. Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë: “Zonja e hekurt” e Europës ka qenë në ballë të bisedimeve, në përpjekje të sheshimit të dallimeve në samit, siç e vërteton edhe fotoja vet. Merkel me sa duket ka hedhur idenë e ngritjes së një mekanizmi për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve gjatë së premtes. E pyetur gjatë samitit mbi marrëdhënien e saj me presidentin Trump, Merkel është shprehur se dy udhëheqësit nuk bien gjithmonë dakord, por gjithsesi flasin me njëri-tjetrin. “Mund të them se ruaj ende një marrëdhënie tejet të hapur dhe të drejtpërdrejtë me presidentin amerikan”.

 

  1. Emmanuel Macron, presidenti francez: Macron u përfshi në një “luftë cicërimash” në Twitter me presidentin Trump mbi tarifat, vetëm pak orë përpara nisjes së samitit, duke nxitur disa të dyshonin nëse realisht “bromanca” mes tyre kishte marrë fund. Pavarësisht kësaj, ata u panë në gjendje të shëndoshë, ndërsa ekipi i presidentit Macron tha se bisedimet e tij me Trumpin kishin qenë “të sinqerta dhe të vendosura”.

 

  1. Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe: Në një telefonatë të javës së kaluar, ajo i tha presidentit Trump se i shihte tarifat amerikane “të pajustifikuara dhe thellësisht zhënjyese”. Por, gjatë samitit ajo mbajti një ton më pajtues, duke nxitur udhëheqësit e tjerë të tërhiqeshin nga mundësia reale e të shkaktuarit një luftë të mundshme tregtare.

 

  1. Larry Kudlow, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar amerikan: Këshilltari më i lartë ekonomik i presidentit Trump ka dalë në mbrojtje të lëvizjes së shefit të Shtëpisë së Bardhë për rritjen e tarifave dhe thotë se “bosi i tij” nuk duhet parë si përgjegjës për nxitjen e konflikteve tregtare me aleatët e Amerikës. Kudlow shprehet gjithashtu se thirrja e presidentit për të eliminuar të gjitha tarifat mes vendeve të G7-s është “mënyra më e mirë për të promovuar rritjen ekonomike”, përgatiti Balkanweb.
Next Post
Presidenti serb Vuçiç: Ushtria e Serbisë është e fuqishme

Presidenti serb Vuçiç: Ushtria e Serbisë është e fuqishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In