• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një fjalë më pak për një mijë fjalët e Gjergj Rusit

by Java News
09/10/2017 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Lorenc Vangjeli/ 

Në një botë që vrapon me një ritëm gjithmonë e më të çmendur, ndodh që nuk mjaftojnë vetëm një palë sy për të parë. Gjithçka që vrapon përballë, anash apo pas, kërkon vëmendje; detajet humbin, ngjyrat zhduken, format shfytyrohen dhe çasti që vdes, nuk sjell asgjë të ngjashme në çastin pasardhës. As në detaje, as në ngjyra dhe as në formë.

 

Me fotografinë ndodh si në dashuri. “Merr sytë e mi ta shohësh”…, thotë i dashuruari kur i prezanton portretin e të dashurës mikut të vet të ngushtë. Shih fotografitë e një profesionisti për të kuptuar se portrete, peisazhe, një pemë, një gur, një ndërtim, errësira, mjegulla, stuhia apo një perëndim dielli nuk është ai që ke parë gjithmonë. Sepse është ndryshe në shumëçka duke qenë e njëjta gjë.
Gjergj Rusi është një emër mjaft i njohur në Tiranën e epokës tjetër. Në Tiranën e vjetër të bulevardit, të dashurive të fshehta, të muzgjeve me psherëtima e netëve me ankth, në kambialet e zboreve dhe në shpresa fëmijësh për të pasur fat tjetër nga i prindërve, Gjergji ishte jo thjesht i ndryshmi. Nuk ishte thjesht artisti që kërkonte një fat të ngjashëm me atë që bardh e zi e me zhurmues, e jepnin spektaklet e televizioneve italiane.
Gjergji, ndoshta i shtyrë nga të gjitha këto vrapoi në bregun tjetër të Adriatikut për të parë me ngjyra jetën e të tjerëve. Dhe për ta bërë jetën e tij. E ndoshta për këtë arsye, uji që gjeti në Rimini dhe uji që e ndau atë nga atdheu, njëlloj i kripur, u bë personazhi kryesor i fotografisë së tij. Edhe i poezisë. Sepse Gjergj Rusi fotografon detaje si një poet dhe shkruan vargje me kontraste si në një fotografi të mirë.

I rritur në një shtëpi me libra, siç thuhej me nderim dikur për njerëzit që e donin librin, Gjergj Rusi u mësua të dojë natyrën dhe të ketë një ndjeshmëri gati-gati shkak-pasojë me të. Këtë copëzë natyre që ai e pronësoi nga kujtimet e tij nga Tirana dhe çfarë “grabiti” miqësisht nga Rimini, e solli për herë të parë në një ekspozitë në kryeqytet. Për të thënë me secilën fotografi të mirë të tij nga një mijë fjalë dhe për t’i lënë çdo vizitori hapësirën për t’ju përgjigjur me një fjalë më shumë: Faleminderit! Sepse një fotograf i mirë është syri shtesë i publikut për të parë ndryshe dhe përtej ujit, errësirës, mjegullës apo dhe vetë perëndimit të diellit.

 

“Java” ka përzgjedhur disa fotografi nga ekspozita e tij dhe një poezi të Rusit që flet shqip për to.

“Fjalët e tua të ujëta”

 

Një fjalë ta kesh për mua m’a sill
Mikeshës time.. erë…besoja
Dhe ajo nëpër re do t’a fshehë
e me shiun e saj do më përmëndë Tokës së tharë e të etur…. ngjaj
I përvëluar…. do dal t’i pres ato pika
Qiellin xheloz dhe rrufetë e tij
                                            nuk i përfill
Çdo fjalë e jote dua të më lagë
Kudo të më përshkojë
Çdo pore e qelizë timen
Le të presin..
Lumenjtë, liqenet dhe deti i madh
Kam shumë kohë që këtë ujë…
 e dua unë …..të tërin
Fjalët e tua të ujëta…… më ftojnë
Dëgjohen…?!!!
Të marra janë.. si vetë furia é ujit
emocion, rrënqethje, dëshirë, mall
Tashmë me fjalë është mbushur
trupi im i lagur..
Ne të dy… duhet t’i përkasim të njëjtit.                        ..                                                    element
E  jo vetëm..!!!
Gjergji Rusi.     2017
Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Tri të mira që na i solli Vjosa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
Shërbimi Social sqaron vendimin e qeverisë: Përfituesit marrin pagesat e reja nga 1 gushti

Shërbimi Social sqaron vendimin e qeverisë: Përfituesit marrin pagesat e reja nga 1 gushti

July 24, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

Rama publikon sqarimin për Paketën e Maleve: Kush aplikon nuk bëhet automatikisht pronar

July 24, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Besa e kryepunëtorit

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In