• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një fitore personale e Berishës dhe një humbje madhështore e PD-së

by Redi Shehu
22/05/2025 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Redi Shehu

“Do ia zëmë në fyt vjedhjen!” – pati deklaruar z. Berisha pak javë para ditës së zgjedhjeve në një emision televiziv, duke dhënë garanci se një gjë e tillë nuk do të ndodhte. Aq i sigurt ishte ai, sa pati bërë thirrje ditën e enjte, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit, që të shkonin të votonin se janë marrë të gjitha masat për ruajtjen e votës. Shtuar kësaj edhe shprehjen e bukur, “do e kërrejmë”, referuar mënyrës se si do ta shfronësonte Ramën nga pushteti, krijoi një mjedis optimist në mesin e atyre që realisht e kishin besuar se z. Berisha do t’u sillte fitoren demokratëve.

Vërtet, Berisha kishte qenë i aftë më shumë për ta përqendruar dendësinë e partisë brenda bërthamës së saj, se sa të zgjerojë diapazonin e mbështetjes masive.

Një vektor krejt i kundërt me atë që rëndom ndodh në politikë. Partitë janë struktura, të cilat tentojnë dhe anojnë nga zgjerimi dhe jo nga ngjeshja dhe rëndesa gravitacionale rreth bërthamës, ato janë rrezatuese, jo përthithëse. Pas gjithë asaj që ndodhi me zgjedhjet e 11 majit, pyetja që i ngelet në kokën e secilit është se si mundet që 20% që përfaqëson diferencën mes 53% të PS-së dhe 33 % të PD-së, pra të mbi 326 mijë zgjedhësve, të jenë vjedhur dhe kërcënuar në mënyrë kaq masive? Në fund të fundit pretendimi i eksponentëve të Partisë Demokratike jo vetëm që është i pabesueshëm, por edhe fyes, sepse cenon direkt dinjitetin dhe kapacitetin e votuesve, që bënë diferencën si qenie konformiste. Shpjegimi i braktisjes plebishitare ndaj PD-së dhe lidershipit të saj reduktohet në një arsyetim njëdimensional, i cili gjithmonë projekton fajin dhe problemin te tjetri. Sepse, për hir të së vërtetës, ajo e Partisë Socialiste nuk qe një fitore plebishitare se i mungojnë diku rreth 25 mijë vota nga 2021 (pa diasporën), por një braktisje plebishitare e të djathtëve ndaj këtij vektori berishist të përqendrimit rreth bërthamës.

Ajo e 11 majit ishte një fitore personale e Berishës dhe një humbje madhështore e PD-së. Kush ka dashur Berishën, ta dijë se ka fituar, ndërsa kush ka dashur të djathtën, ka humbur shumë. Karshi kryetarit të saj, PD duket më e pafuqishme se kurrë, ndërkohë që vetë Berisha është në suksesin e tij më të mirë personal që pas 2013-tës. Tani, vetëm i duhet një parashutë mediatike që ta zbresë ëmbël në parlament në shtator dhe për këtë sapo ka filluar fushatën vajtuese të vjedhjes së votës. Ky klip piskame vjedhjesh, është një muzikë e dëgjuar në zgjedhjet lokale të vitit 2000, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, në ato lokale të 2003, në ato të përgjithshme të 2013, në zgjedhjet e përgjithshme të 2017, në 2021 dhe tani përsëritet me të njëjtin lajtmotiv nga të njëjtët njerëz. Teksti i këtij klipi është i njëjti, të merremi me PS-në dhe asesi me PD-në, fajin e ka gjithkush përveç Saliut. Një parti është e tillë pikërisht sepse përfaqëson një organizim, i cili nuk lejon që të vidhet çdo herë.

Nëse një popull i tërë i është vjedhur vota, nuk ka nevojë që të presë partinë që të ankohet, e bën vetë revoltën kundra vjedhjes. Foltorja u zanafillua si një lëvizje, e cila do ta nxirrte pikërisht PD-në nga paaftësia politike si dhe nga pamundësia e mbrojtjes së votës. Për këtë, ashtu siç edhe Berisha qe shprehur në një tjetër emision televiziv, ku thoshte se “e dija që partia do çahej” duke nënkuptuar se iniciativa e tij ishte një ndërhyrje kirurgjikale për të prerë muskulin politik të PD-së, me qëllim që ta riqepte sipas metodës së tij. Mirëpo, çdo muskul që pritet, edhe pse mund të shërohet më vonë, ai kurrë nuk do ta ketë forcën dhe fuqinë e mëparshme. Prandaj, Berisha e dinte se muskuli i PD-së do çahej, e për rrjedhojë e dinte se edhe kur të ngjitej nuk do kishte fuqinë e mëparshme politike. Më 11 maj, PD-ja shkonte në zgjedhje me pafuqinë politike për të fituar. Thënë këtë, justifikimet me vjedhje vote janë vetëm se një alibi e trashë që nuk mbush mendjet e askujt as edhe të atyre që vetë e thonë.

Sot jemi në pikën ku të gjithë mendojnë se i vetmi që mund të rrëzojë Edi Ramën është vetë Edi Rama. Jemi në pikën ku Lulzim Basha vetëm qesh duke i lënë shijen e turpit PD-së, e cila arriti të fitonte më pak se sa ai kur ishte në krye të saj. Disfata e 11 majit do të mbahet mend gjatë sepse ishte thyerje e një rekordi tjetër të ri. Nëse më 25 prill të 2021 u thye cikli tetëvjeçar i partive në pushtet duke u dhënë socialistëve për herë të parë mandatin e tretë, kjo e zgjedhjeve të kësaj radhe nuk do hyjë në histori për dhënien e të katërtit, por për shkak të ndryshimit të perceptimit opozitar mbi faktin se çfarë përbën fitore tashmë.

Mosmarrja me Partinë Demokratike, mosanalizimi dhe mosreflektimi në emër të asaj me arsyetimin se problemi më i madh është mazhoranca dhe zullumet e saj, është thirrje për t’ia zgjatur agoninë opozitës dhe për të zgjatur qeverisjen socialiste në pushtet. Është thirrje për të mbajtur në piacë të njëjtët aktorë politikë prej dekadash. Ne dimë mjaft mirë se si Partia Socialiste sillet politikisht me opozitën sepse ajo ka përballë të vetmen shkollë, berishizmin dhe të vetmin njeri që e njeh mjaft mirë. Ndaj, edhe Rama dhe partia e tij janë investuar me çdo kusht që të kenë përballë një kundërshtar politik, të cilit i dinë gjithçka dhe i cili transformohet për ta në thjesht i “parashikueshëm”.

Ne nuk dimë se si do të ishte sjellja politike e Partisë Socialiste, nëse përballë saj nuk do të kishte Berishën dhe berishizmin si mendësi. Në një rast të tillë, do ishte hera e parë që Partia Socialiste nuk do të luante në terrene të parashikueshme, por do të shpërqendrohej nga befasia e të paparashikueshmes që një lideri i ri opozitar apo edhe një mendësi e re opozitare do t’i shkaktonte asaj. Prandaj, lënia e opozitës në batakun e asgjëje të re, të ripërsëritjes banale të vetvetes, duke mos e kritikuar dhe duke mos e shtyrë drejt rinovimit të saj, është shërbimi më i mirë që i bëhet pushtetit të sotëm./ Gazeta Panorama

Next Post
“Humbëm studiuesin e pasionuar”/ Spiropali: Lame i vuri dijet dhe talentin në shërbim të rrëfimit bukur të tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë

“Humbëm studiuesin e pasionuar”/ Spiropali: Lame i vuri dijet dhe talentin në shërbim të rrëfimit bukur të tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

December 19, 2025
Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Dhurimi i ushqimeve do përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

December 19, 2025
“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

December 19, 2025
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

December 19, 2025
Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

December 19, 2025
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

December 19, 2025
Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

December 19, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Berisha mbledh aleatët në selinë blu, komenton çështjen e Ballukut

December 19, 2025
Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

December 19, 2025
Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In