• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një fitore e të gjithëve

by Aalison Pearse Stevens
20/07/2016 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Fati e deshi që lajmin e mirë për arritjen e kompromisit për reformën në drejtësi ta jepte lideri i partisë, e cila më shumti ka qenë këto muaj ka qenë hezituese dhe plot dilema në lidhje me atë që po përgatitej rreth drejtësisë shqiptare. Ndoshta kjo nuk është edhe aq një rastësi, sesa një pëfundim logjik, pasi natyrshëm rradha për të folur i binte atij që nuk kishte thënë ende “Po”.

Pasditja para të enjtes së votimit, kur është mësuar se nesër reformën do ta votojnë të gjitha krahët e Kuvendit, ka prodhuar një qetësi të çuditshme, nga ato që pasqyrojnë lodhjen e të gjitha palëve, në këtë proces të gjatë të nisur në dimrin e vitit 2014. Rreth 20 muaj negociata, debate, propozime, bllokime, lojra politike, ndërhyrje të ndërkombëtarëve e pritshmëri të opinionit publik shqiptar, kanë sjellë më në fund në një fund të lumtur të një reforme që praktikisht mund të jetë jo shumë larg, një thyerje e madhe e historike për zhvillimet në Shqipëri.

Arritja e konsensusit, e jo një votim i dhunshëm e tinzar me rebelë e vota të blera apo të marra me kërcënime për lista të zeza nga amerikanët e europianët – pra, dakordësimi për një projekt që e votojnë dhe e miratojnë të gjithë, është fitorja e parë e madhe e procesit. Nesër të gjithë mund të hipin në karron e fitimtarit, përtej ironive dhe shigjetave mes kampeve politike, që u panë edhe sot, teksa pihej shampanja e kompromisit.

Së dyti, kjo është një fitore për të gjithë ata që e nisën procesin si një akt që shprehte vullnet politik. Shumica në pushtet fitoi votat duke premtuar përmbysjen e statu quo-së në sistemin e drejtësisë, duke e përkthyer më pas këtë premtim, në një pikë programore të qeverisjes pas zgjedhjeve dhe në hapa konkrete për startin e reformës. Nuk ka sesi të mos njihet merita e kësaj shumice, që pati perceptimin e drejtë se situata duhej ndryshuar me urgjencë dhe në thellësi.

Së treti, kjo është një fitore e të gjithë atyre ekspertëve të pavarur apo edhe partiakë, shqiptarë e të huaj, që i dhanë formën që ka sot projekti i reformës në drejtësi. Për muaj me rradhë, komisioni i posaçëm i drejtuar nga Fatmir Xhafa  dhe të gjitha kapacitetet që u angazhuan kohë pas kohe për draftin e reformës, mund të ndjehen mirë se nuk punuan në boshllëk, për një kauzë të dështuar.

Së katërti, por jo më e parëndësishmja, kompromisi i nesërm është fryt i qartë i angazhimit dhe vullnetit të palëvizshëm të SHBA dhe BE. Nuk është e tepërt të thuhet se reforma nuk kishte për ta parë fare dritën e diellit, nëse amerikanët dhe europianët nuk do të kishin ofruar ekspertizë, trysni politike dhe së fundi edhe presionin e hapur “jodiplomatik”, ndaj atyre që ende rezistonin për të mos votuar. Donald Lu dhe Romana Vlahutin mund të ndjehen mirë për një arritje që me shumë gjasë do të figurojë gjatë në CV-në e tyre diplomatike. E kjo ndodhi megjithë kusuret e “përlyerjen” që ata pësuan më shumë se një herë, nga stërkalat e politikës shqiptare të ditës.

Së fundi kjo është një fitore edhe për opozitën shqiptare, megjithëse kjo mund të duket paradoksale në pamje të parë. PD është e vetmja forcë politike që mund të ketë të drejtë ta përjetojë si humbje të një qendre pushteti, rënien e kastës aktuale të drejtësisë. Por imagjinoni sikur kjo parti të ishte nesër në Kuvend, duke protestuar kundër reformës, e duke i ruajtur me “kokrra” deputetët e saj, që të mos dilnin nga rreshti për të votuar kundër linjës partiake. Rreshtimi i Bashës në anën e reformës i jep të drejtë në minutën e fundit demokratëve, që të mos ndjehen në anën e gabuar të këtij ndryshimi që i ka të gjitha gjasat të jetë historik.

Next Post

Braçe: Basha më në fund pranoi versionin zyrtar të SHBA- BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In