• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një film, dy histori dhe një kërkesë Monikës

by Martin Leka
14/06/2023 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

E kam parë disa herë dokumentarin kushtuar At’ Zef Pllumit, Fratit të kujtimeve. Gjithë historia e Padër Zefit është një histori shumëdimensionale, e aftë të të bëjë të besosh në Liri, në Fe e Atdhe!

Në këtë kohë të trazuar, ku të sillen nëpër këmbë soj e sorrollop njerëzish me karakter të cunguar e krejt pa karakter, gangsterë e idiotë të padobishëm, çaprazë e budallenj, arrogantë e të pa tru, lëpirës e shejtanë, të pasur po pisa, jesmenë e lëpirësa, e gjeta prehjen time i zhytur në jetën e “Fratit të kujtimeve” të Monika Stafës, gazetares pozante e të lirë! Me një rrëfim unik, me plane impresionuese, me vijimësi pa shkëputje të ngjarjeve e gjer tek muzika rrenqethëse dhe e dashur, dokumentari na mëson jo vetëm historinë e shëmtuar të mënxyrës së regjimit ndaj Klerit Katolik. Ai na jep shembuj të madhërishëm Karakteri e Dashurie.

Nuk është qëllimi të analizoj dokumentarin as në përmasat historike, as në ato artistike. Nuk është as qëllimi, as mundësia ime. Nuk marr përsipër punët që u takojnë të tjerëve. Aq sa shkrova më lart janë impresionet e mia mbi objektin dhe subjektin e filmit, duke patur njëkohësisht edhe një simpati superiore gjer në adhurim për At’ Zef Pllumin e Malit të Rrencit… Por jo vetëm kaq.

Monika, kjo mjeshtre e rrëfimit televiziv, duhet të nxitojë për në Shkodër. Edhe pak ditë, sa pa ikur në Boston, aty, tek Coloseu, mund të takojë një tjetër Dëshmitar kujtimesh, Viktor Martinin! E njoh që prej vitit 1991, kur gazetarët endeshim si endacakë në kërkim të ngjarjeve që lënë gjurmë. Atë botë ika në Shkodër, se në Lezhë më tha dikush se Viktori ishte një prej atyre që në fillim të Janarit 1990 kishin tentuar të hidhnin në erë bustin e Stalinit në Shkodër. Duke pyetur nëpër Shkodër, në Kafen e Madhe u gjet dikush që më dërgoi tek shtëpia e Martinajve. Ai fliste e unë shkruaja në një fletore të madhe 64 lekëshe. Që prej asaj kohe, më shumë falë atij, unë e kam fituar e ruajtur miqësinë me Viktorin. Ai jeton në Boston. Vendosi të ikë, pasi me gjithë kontributin në rrëzimin e sistemit, si “shpërblim” nga presidenti i atëhershëm mori ofertë një “vizë”  Qipriote për të punuar në bujqësi osë ndërtim?!…

Ka hyrë në burg 16 vjeç. Ka një kalvar familjar vuajtjesh që të duket e pabesueshme ose histori filmash surrealë ku edhe mendja brilante e një skenaristi do ta kishte zili. Por e vërtetë ama. Ajo që më bën përshtypje sa herë e takoj, është mungesa e urrejtjes, megjithë vragat që i kanë lënë vuajtjet. Ai nuk urren. Ai lutet dhe fal. Ai ka shumë dashuri. Sidomos për bashkëvuajtësit e tij. Ditën që ika nga Shkodra para 5 ditësh, ai do priste një bashkëvuajtës të burgut të Burrelit. E di kush ishte Monika? Një personazh i filmit tënd, Gjetë Kadeli.Sa herë takohem me Viktorin, nuk mbetem pa histori. Ca i mbaj mend, ca i shkruaj të mos i harroj. Po të tregoj dy të fundit.

Kishte shok burgu At’ Pjetër Mëshkallën. Kur u lirua për hërë të parë At’ Mëshkalla, i la amanet Viktorit një fletore me ca fletë ku kishte shkruar disa poezi. “Mundohu të mi nxjerrësh ti kur të dalësh”, i kishte thënë Mëshkalla. Viktori doli pas 6 muajsh. Sapo doli, i shkoi në shtëpi At’ Pjetri.

-Ku e kam fletoren, e pyet?

-Nuk e nxora dot, i thotë Viktori.

At’ Pjetrit i ishte nxirë fytyra nga inati…

Atëherë, Viktori filloi ti recitojë të gjitha poezitë që kishte shkruar në fletore At’ Pjetër Mëshkalla. Duke parë regjimin e tmerrshëm të burgut dhe pamundësinë për ta nxjerrë fletoren, Viktori i kishte mësuar përmendësh të gjitha poezitë. Ishin vitet ’63-’64…

Kur u martua Viktori, kurorëzmin e bëri At’ Mëshkalla. Në shtëpinë e Viktorit. Pasi lexoi ritet kishtare, At’ Pjetri kërkoi unazat për çiftin.

-Nuk kishim unaza, tregon Viktori. Nuk kishim mundësi për to.

-Më sillni dy fije bari, kishte thënë At’ Mëshkalla. Dhe u kishte vënë në gisht nga një rreth me fije bari, duke thënë:

Viktor, një çift nuk e lidh materiali.

E lidh dashuria…

Next Post
“Shkelje flagrante e sovranitetit nga Serbia”/ PDK për rrëmbimin e 3 efektivëve: Qeveria të marrë masa të menjëhershme për lirimin e policëve

"Shkelje flagrante e sovranitetit nga Serbia"/ PDK për rrëmbimin e 3 efektivëve: Qeveria të marrë masa të menjëhershme për lirimin e policëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

November 12, 2026
Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

November 12, 2026
Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In