• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një figurë e SHIK-ut famëkeq në krye të protestës”/ Pedagogu-Ramës: Jam krenar. Kam marrë shpërblim nga ju për punën e shkëlqyer

by Java News
19/10/2022 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi iu është përgjigjur kryeministrit, Edi Rama i cili deklaroi sot se në qendër të protestës qëndron një “figurë e SHIK-ut famëkeq”.

Kovaçi në një intervistë për News24 u shpreh se deklarata e Ramës janë të papërgjegjshme dhe se e ka për nder që ka punuar në atë institucion, duke theksuar se “kam kontribuuar për atë institucion për një periudhë më shumë se 2-vjeçare dhe kam punuar për atë kryeministër dhe ka marrë shpërblim ai departament për punën e shkëlqyer nga Rama. E quaj për nder që kam punuar në një institucion serioz dhe shpresoj që të jetë dhe sot një institucion serioz.”

Sandër Kovaçi: Kryeministri të përqendrohet në kthimin e përgjigjes për peticionin. Gjithë të tjerat janë retorikë. Unë kam qenë profesor, kam qenë ambasador 5 vjet ku kam bërë një punë të shkëlqyer duke sjellë këtu kryeministrin e Sllovenisë. Kam bërë 2 vizita presidentësh, 4 forume mes Shqipërisë dhe Sllovenisë.

Pas kësaj pune të shkëlqyer m’u kërkua të punoj si drejtor i analizës në Shërbimin Informativ dhe kam dhënë kontribut deri në vitin 2015 dhe unë e quaj intimidim ndaj atij institucioni.

Deklarata të papërgjegjshme. E kam për nder që kam kontribuuar për atë institucion për një periudhë më shumë se 2-vjeçare dhe kam punuar për atë kryeministër dhe ka marrë shpërblim ai departament për punën e shkëlqyer nga Rama. E quaj për nder që kam punuar në një institucion serioz dhe shpresoj që të jetë dhe sot një institucion serioz.”

Kreu i sindikatës së pedagogëve tregoi arsyen përse u largua nga SHIK, duke i quajtur deklaratat e Ramës tentativë për intimidim.

Sandër Kovaçi: “Unë vendosa të ndjek rrugën e karrierës akademike për ndjekjen e titujve të mi akademikë. Nuk ke si të punosh sepse ai është institucion ligjor që duhet të punosh brenda dhe ishte një punë juridike.

Ndoshta në nervozizëm e sipër, ai ka porositur dhe disa gazeta. Në këtë vijë me sa duket kryeministri vazhdon të ketë lidhje me këta persona. E konsideroj një tentativë për intimidim. E ka filluar që nga deklaratat për t’i bërë vetting, presion profesoratit, ndodhin vetëm në vendet diktatoriale.

Në Tatime e kam automatikisht deklarimin e pasurisë dhe gjithçka. Këto intimidime i quaj një gjendje të mjerë të kryeministrit.”

Sa i përket protestave, Kovaçi deklaroi se do të vazhdojnë derisa kryeministri të zbatojë kërkesat e tyre.

Sandër Kovaçi: “Ne do vazhdojmë protestat sepse kemi drejtësinë me vete, pastërtinë. Kryeministri nëse do ta mbyllë këtë protestë të ngrejë pagat. Ne kemi trajtuar problemin si një problem kombëtar.

Autonomia është përgjegjësi, do të thotë ti si qeveri paguaj atë që të takon dhe autonomia në menaxhimin e fondeve. Por nëse ti vendos paga qesharake, është faji i kryeministrit. Ne do vazhdojmë sepse jemi në të drejtën tonë dhe e drejta jonë do triumfojë dhe kryeministri do i thërrasë mendjes se këto janë vetëm shashka.
Ne kërkojmë që pedagogët të trajtohen në mënyrë dinjitozë.

Kemi disa vite që protestojnë. Mësuesve iu është rritur sepse janë 60 mijë dhe ka nevojë për vota. Unë me këtë rast i them kryeministrit të vijë me këmbë në tokë, të rimendohet dhe të mos hedhë shashka të tilla për të intimiduar profesoratin sepse janë dhe të paligjshme.”/m.j

Next Post
“Dëbimi i Bashës sjell fitore”/ Noka shfaqet nën versionin Garibaldi: Kudo që jemi ne aty është edhe PD-ja

Flamur Noka: Para 4 dhjetorit, PD synon të ketë kandidatët për 3 bashkitë e mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në Trevllazër të Vlorës, flakët përfshijnë ullishtet, favorizohen nga era

Zjarr në Trevllazër të Vlorës, flakët përfshijnë ullishtet, favorizohen nga era

August 16, 2026
Organizoi vrasjen e Devi Kasmit përmes ish-komandos grek, kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

Organizoi vrasjen e Devi Kasmit përmes ish-komandos grek, kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

August 16, 2026
Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

August 16, 2026
Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

August 16, 2026
Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

August 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Gusht 2026

August 16, 2026
“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

August 16, 2026
Histori e trazuar

Dilema

August 16, 2026
Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

August 16, 2026
Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com