• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një erë e re po fryn”/ Berisha ‘fundoset’ nga DASH, themeluesi i PD: Kjo është një kambanë që paralajmëron se…

by
20/05/2021 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Zenel Hoxha ka reaguar sot lidhur me lajmin e bujshëm që u njoftua dje nga Sekretari amerikan e Shtetit, Antony Blinken; Berisha dhe familja e tij shpallen “non-grata”.

Hoxha thotë se një erë e re po fryn, një kohë dhe një këmbanë e cila paralajmëron për një të ardhme tjetër.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Hoxha thotë se tashmë ka ardhur momenti që historia dhe drejtësia të hedhin në kosh politikanët e vjetër dhe të korruptuar, që në shumë vite abuzuan si pa të keq me pushtetin që iu dha vetë populli shqiptar.

Postimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten jo vetëm aleati strategjik i Shqipërisë, por edhe miku dhe mbështetësi historik i çështjes shqiptare. Vendosmëria e SHBA për të ecur krah për krah me Shqipërinë në Ballkan është e sprovuar tashmë. Më shumë se kurrë është e domosdoshme që të kemi koherencën e nevojshme për ta parë me largpamësi këtë fakt.

Pavarësisht se si shkon më tej situata, tronditja që erdhi sot nga përtej Atlantikut është një këmbanë. Një këmbanë që nuk zhbën historinë e shkuar, por që paralajmëron se koha e së ardhmes ka ardhur. Kjo kohë llogaridhënieje, thyerjeje e paprekshmërisë dhe barazie përpara ligjit duhet të bëhet kredoja jonë e re. Kjo kohë duhet të shërbejë për të tejkaluar të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, demokracinë në zhvillim të vendit, pasuritë tona kombëtare dhe, mbi të gjitha, me aspiratat tona kombëtare.

Qofshin ata në të shkuarën, por mbi të gjitha në të tashmen tonë, kur sindroma e grabitjes të së mirës publike është më e theksuar se kurrë. Drejtësia është e verbër dhe prandaj ajo duhet të mbetet jo-diskriminuese ndaj veprave korruptive dhe cënimeve të rënda të besimit të votuesve. Përtej drejtësisë, është momenti për të parë drejt e në sy dhe të ardhmen e politikës në Shqipëri. Është momenti që historia, nëpërmjet nesh, të hedhë në kosh të gjithë këtë kastë politike të kalbur. Në Shqipëri, era e re fryn gjithmonë nga përtej Atlantikut./ b.h

Next Post
Non-grata nga SHBA/ “Të mos përfshijë PD-në”, Kadilli: Berisha të vazhdojë betejën nën emrin e vet!

Non-grata nga SHBA/ "Të mos përfshijë PD-në", Kadilli: Berisha të vazhdojë betejën nën emrin e vet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com