• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një element i cili tregon sesi funksionon shteti ynë!

by Ben Andoni
14/04/2019 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pak vite më parë, lajmi kryesor që e pllakosi për ditë me radhë median tonë ishte sesi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare mori pjesë një biznesmen serbo- boshnjak! Sot e kësaj dite, politikanët shqiptarë të asaj dite dhe të sotëm nuk “e gjejnë” përgjigjen e prezencës së njeriut që tronditi kinse rëndë jetën shqiptare. Ai u anatemua, iu gjetën lidhje pa fund okulte me administratën pro-Sllobo dhe siç ndodh rëndom u rehabilitua nga vetë media jonë. Tek e fundit çfarë rëndësie ka Mbledhja e Sigurisë Kombëtare?! Damir Fazlliçit iu përmendën lidhjet me ish-zyrtarët e lartë që shkaktuan luftërat ballkanike, bizneset, por ascila nga ato nuk ishte më e rëndë sesa pjesëmarrja e tij in person në Këshillin më sublim të Shtetit shqiptar. Asokohe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha me tagrin e vet por edhe fuqinë mbi të gjithë strukturën e shtetit shqiptar as nuk e përfilli autoritetin e presidentit duke lehtësuar gjithçka. Mbase s’është koha të rikthehemi në motivin e qëndrimit të tij sesa në faktin sesi një personazh aq i përfolur mundi të jetë në një mbledhje sublime dhe të detyrueshme për shtetin, ku janë prezentë vetëm strukturat më të rëndësishme të vendit. Është pikërisht kjo instancë, ku Presidenti i vendit kontrollon nivelin e përgjegjësisë së instancave të Ekzekutivit dhe të gjithë shtetit që lidhen me Sigurinë Kombëtare. A ka ndryshuar gjë vallë?

Qysh vjet në muajin Maj kjo mbledhje nuk është realizuar, kurse Shqipëria është përballur vazhdimisht me probleme të Sigurisë së saj dhe cënime të saj. Duke e nisur nga fundi, që vjen me grabitjen në Rinas, në një objekt të rëndësisë së veçantë, duke vijuar me shpërthimet në shtyllat e tensionit të lartë dhe ngjarjet e tjera të rënda ngado, që përfundojnë me një retorikë lufte të opozitës dhe përjashtuese së të gjithë politikës. E të mendosh, Këshilli mblidhet njëherë në tre muaj (Duhet).

Duke u kthyer pas, pas mbledhjes ku pjesëmarrës do të ishte biznesmeni i njohur sllav Fazlliç, radha e mbledhjes së radhës të Sigurisë do të vinte pas plot gjashtë vitesh!! Deri më atëherë, gjumin e presidentëve shqiptarë nuk e prishi as skandali i shpërthimit të frikshëm të Gërdecit por dhe katër të vrarët e 21  janarit, por veçse akti terrorist i ndodhur në mjediset e revistës së përjavshme satirike “Charlie Hebdo” në Paris. Ajo që pasoi Evropën me siguri mund ta prektë dhe vendin tonë, por kjo nuk do të thoshte që të mos respektohej rregulli që ky institucion sublim të mblidhej sipas rregullit njëherë në tre muaj, ku institucionet e shtetit kanë se çfarë mund t’i thonë dhe të paralajmëronin njëri-tjetrin.

Presidenti Ilir Meta nuk është se e ka prishur këtë rregull. Mbledhja e fundit është bërë në Majin e shkuar dhe energjia e tij shkoi më shumë në një ekuilibër formal sesa realisht në problematikat që e shqetësonin vendin. Në fakt, referuar sitit të presidencës mbledhja ishte për të përcaktuar: Gjendjen e Sigurisë Kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018; Kontrollin dhe menaxhimin e integruar të kufijve, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm; emergjencat civile; siguria e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale dhe mbrojtja kibernetike.

***

Në mënyrën sesi Ekzekutivi e sheh Presidencën apo kjo e fundit reagon, kupton se shteti shqiptar është i paqartë me strukturat e veta. Opozita e trajton maxhorancën si formacion armik me të cilën nuk mund të bisedohet, madje duhet të eliminohet, kurse më keq akoma me mënyrën sesi funksionon shteti ynë kupton se: Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk ka asnjë funksion. Ndaj, kjo bën që në mbledhje të jetë Damir Fazlliç, që Këshilli të mos mblidhet edhe për çështjet më madhore dhe më shumë akoma: Shteti ynë të mos ketë nevojë për një institucion që të kontrollojë gjendjen e sensorëve të Sigurisë. Shqipërisë i pëlqen virtualiteti dhe është pjellë e rastësisë (kujtojmë Konicën), mu asaj që e gjeti normale dhe grupi i fundit që batërdisi Rinasin dhe komplet Sigurinë Kombëtare, ku ende sot e kësaj dite nuk kuptohet realisht se i kujt është realisht faji. (Homo Albanicus)

Next Post
Rama përcakton kompetencat e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin

Spiropali: Kush tenton t’i vërë zjarrin këtij vendi, arrin vetëm të digjet vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In