• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ekip i NATO-s në Shqipëri për sulmet kibernetike, Peleshi: Jemi të mbrojtur nga Aleanca, por duhet vigjilencë

by Java News
21/09/2022 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ekip i NATO-s ka mbërritur në Shqipëri, për të asistuar qeverinë në nivel politik dhe teknik pas sulmeve kibernetike. Vizita vjen pas komunikimit të Kryeministrit Edi Rama me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg. Delegacioni i kryesuar nga zv.asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt z. James Appathurai u takua fillimisht me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Gjatë konferencës së përbashkët, Ministri Niko Peleshi sqaroi qëllimin e vizitës së ekipit të Aleancës në vendin tonë. “Ky ekip vjen në vendin tonë për të dhënë asistencë në lidhje me çështjet kibernetike, njohje me situatën aktuale si dhe nevojat dhe mundësitë për adresimin e këtyre çështjeve në vazhdim.

Pas sulmeve kibernetike ndaj sistemeve dhe infrastrukturës së teknologjive të informacionit të shtetit shqiptar tashmë të indentifikuara për nga origjina, i menjëhershëm ka qenë reagimi dhe përgjigja e strukturave të specializuara të vendit në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate. Këto sulme kishin për qëllim shkatërrimin e plotë të sistemeve dhe platformave të shërbimeve shtetërore, por nuk arritën qëllimin e fshirjes dhe shkatërrimit të të gjithë sistemeve tona të teknologjive të informacionit.

Qeveria shqiptare reagoi menjëherë pasi siguroi prova të pakundërshtueshme për origjinën e sulmit duke ndërprerë menjëherë marrëdhëniet me Iranin. Aleatët tanë dënuan ashpër sulmet dhe dolën krah Shqipërisë nëpërmjet deklaratave të ndryshme apo dhe me afrimin e asistencës së specializuar në fushën kibernetike. Aktualisht pas afro 5 javësh punë intensive është bërë i mundur rikthimi i sistemeve dhe platformave të ndryshme në shërbim të qytetarëve të vendit tonë”, sqaroi Ministri i Mbrojtjes.

Sipas ministrit Peleshi, “këto sulme kanë treguar se nuk mund të jemi të mbrojtur në mënyrë permanente, por duhet të jemi vigjilentë dhe të aftë të mbrojmë infrastrukturën dhe teknologjitë e informacionit të vendit tonë duke investuar më shumë në drejtim të luftës kibernetike. Investime të shumta janë bërë këto vite, por kjo është një luftë e re që ka marrë tjetër intensitet edhe pas agresionit rus në Ukrainë, që ka prishur ekuilibrat gjeopolitikë dhe ka ndryshuar skemën e sigurisë”.

Ministri garantoi se sistemet e sigurisë dhe mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes kanë qenë të paprekura nga sulmi, sepse janë të shkëputura nga rrjeti i përgjithshëm i komunikimit, por pavarësisht kësaj është rritur gatishmëria dhe niveli i vëmendjes dhe sigurisë për të gjitha këto sisteme.

Ministri Peleshi falënderoi edhe aleatët për qëndrimin e mbajtur menjëherë pas sulmeve, duke ofruar asistencën e tyre për të penguar sulmet kibernetike në të ardhmen.

“Vizita e ekipit të sotëm është një dëshmi solidariteti e mbështetjes, e reagimit të menjëhershëm të Aleancës, ku ne bëjmë pjesë NATO-s. Duke qenë një prej aleatëve të NATO-s na bën të jemi të sigurtë, por natyrisht duhet më shumë vigjilencë nga të gjitha institucionet”. u shpreh ministri Peleshi.

Ndërsa zv.asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt z. James Appathurai u shpreh se në këtë rrugëtim Shqipëria nuk është e vetme, sepse NATO e mbështet.

“Të gjitha vendet e NATO-s e njohin sulmin që i është bërë Shqipërisë dhe sigurisht e mbështesin atë në këtë drejtim. Ky është dhe mesazhi që Sekretari i Përgjithshëm i dha kryeministrit Rama në takimin e kaluar. Sigurisht doja të theksoja dhe përpjeket e shumta që ka bërë shteti shqiptar duke nisur nga qeveria deri poshtë te niveli i ulët për të përballuar këto sulmë që janë bërë. Sigurisht ndihma ka ardhur nga NATO, ka ardhur në nivel teknik nga vende të ndryshme të NATO-s, por edhe në nivelin individual nga struktura të ndryshme.

Unë dhe ekipi im kemi ardhur këtu për disa arsye të ndryshme, por fillimisht arsyeja kryesore është për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave qendrore të NATO-s në lidhje me sulmin kibernetik që ka ndodhur, për të parë nevojat afatgjata që i nevojiten Shqipërisë për të ndërtuar një rrjet mbrojtjeje ndaj këtyre sulmeve kibernetike dhe Shqipëria po bën hapa përpara në këtë fushë:, u shpreh z. Appathurai, duke theksuar edhe një herë për mbrojtjen e Aleancës në këtë betejë.

Ekipi i NATO-s do të takohet edhe me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, si dhe me përfaqësues të AKSHI./m.j

Next Post
Putin do ta shtypë butonin e kuq?! Franca dërgon ilaçe në Ukrainë, përfshirë jodin që përdoret në rast të një shpërthimi bërthamor

Mund të përdorë armë bërthamore? Eksperti i Rusisë: Merreni seriozisht kërcënimin e Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In