• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një drejtor i njohur i TV më ngacmoi seksualisht”, Kostana Morava akuzon kolegen: Më manipuloi intervistën

by A R
16/09/2024 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moderatorja Kostana Morava ka qenë e ftuar në emisionin “Se luan Topi” në Top Channel me moderatore Erjona Rusin, ku ndër të tjera ka folur dhe për ngacmimet seksuale.

“Unë e di se çfarë ndodh me viktimën. Jam treguar pragmatiste për të mbrojtur veten. Sidomos po të panë që je pak simpatike dhe je kaq e çlirët. Ah, po kjo e ka bërë vetë. Kjo është e para. Nuk kanë asnjëri guximin të ulen, të mendojnë dhe ta shohin nga perspektiva e tyre, që është gjë shumë e shëmtuar.

Nuk e di nëse do ta thoja tani, por dua të them të vërtetën. Kryesisht për një personazh, i cili është bërë për mua një problem shumë i madh në ato vite. Jam detyruar të largohem nga puna, kam kaluar situatë tepër stresuese nga ana psikologjike. Nuk dua të tingëllojë patetike kjo që do them, por është e vërteta. Kam menduar vetëm për fëmijët e tij, vajyën e tij…”, tha ajo

– Pra, është i martuar?

– Patjetër, këta janë të gjithë të martuar. Po të mos ishte i martuar, nuk do ishte aq i tmerrshëm ngacmimi i parë.

Por pas intervistës, Morava ka akuzuar kolegen Rusi se në intervistën e saj kanë ndërhyrë, duke e shkurtuar dhe duke e montuar, për të hequr pjesët thelbësore të intervistës.

Në reagim, Kostana thekson faktin se ishte e ftuar në intervistë për të folur në lidhje me fëmijërinë e saj dhe për sfidat që ka kaluar në jetë, nga 4 operacionet që ka bërë si fëmijë dhe për vështirësitë e divorcit që ka kaluar.

Ndërkohë që sipas saj, intervista është montuar në media, duke i vendosur një titull për ngacmimet seksuale në punë. Sipas Moravës, Top Channel e ka përdorur intervistën e saj për të marrë klikime dhe për të larë gojën se trajtojnë abuzimet seksuale në media. Gazetarja është pyetur në lidhje me këtë temë dhe ka ritreguar një histori të saj personale, ku e ka ngacmuar seksualisht një drejtues mediaje.

Reagimi i Kostana Moravës:

Intervista e shkurtuar dhe montuar nga media… “Une i hap zemren dhe tregoj dhimbjet e femijerise time apo drames se divorcit ndersa autoret e emisionit vendosin ti heqin keto pjese nga intervista e regjistruar dhe publikojne si teme thelbesore, pa me pyetur fare, ceshtjen e ngacmimeve sexuale. Nuk eshte vetem turp por eshte dhe jo njerezore.”

Kjo interviste ne fakt duhej te ishte nje rrefim i shkurter per jeten time, qe nga femijeria ime e dhimbshme te cilen e kam kaluar neper spitale ku i jam nenshtruar 4 operacioneve dhe deri tek marredheniet e mia personale mirepo sot tema e nxehte e momentit jane ngacmimet sexuale ne pune ndaj edhe media vendosi qe kjo interviste te mbaje kete titull. Keshtu qe edhe njehere, ne kurrizin tim, del ne pah se disa figura mediatike nuk kane asnje interes per njeriun por vetem per thashethemin sic eshte ky rast ku pjesa thelbesore e intervistes eshte hequr fare dhe fokusi eshte vene tek ngacmimet.

Une kam folur prej vitesh publikisht per ngacmimet sexuale por si nje grua qe nuk shoqerohem as me te forte ose mafioze, as me politikane dhe as me biznesmene deklaratat e mia kane kaluar ne heshtje. Pikerisht ne kete interviste ku (sipas meje dhe po te drejtoja une mediat me fokus njeriun dhe jo klikimet) titulli duhej te lidhej me femijerine time te dhimbshme dhe jo me ngacmimet sexuale.

Uroj qe tema e ngacmimeve sexuale te trajtohet ne menyre serioze nga vete mediat qe i dine te gjitha detajet e cdo abuzimi dhe jo sa per te lare gojen apo marre klikime dhe gjithashtu uroj qe tere ata burra manjake qe krekosen si gjoja te mencur neper ekrane te marrin ate qe meritojne.

/a.r

Next Post
Sulmet izraelite vrasin 18 persona, alarmi nga OKB për gazën: Bota po i braktis civilët

Sulmet izraelite vrasin 18 persona, alarmi nga OKB për gazën: Bota po i braktis civilët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

September 27, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit –

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com