• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

by Mero Baze
09/02/2026 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pashë një reagim të Ylli Manjanit kundër Komisionit parlamentar që organizon dëgjesa qytetare dhe tenton të monitorojë institucionet e drejtësisë. E bashkuar me lajmet se institucionet kryesore të drejtësisë e refuzojnë këtë kontroll, situata duket edhe më kaotike.

Në të vërtetë, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, në kuptimin e zbatimit të ligjeve, duhet të bëhet në Kuvend, por jo nga Kuvendi. Mekanizmat e monitorimit të drejtësisë te ne formalisht janë të ngritur. Ato janë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pastaj Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Komisioni i Emërimeve në Drejtësi etj.

Raportimi i tyre në Kuvend dhe aprovimi apo mosaprovimi i punës së tyre janë kontroll parlamentar.

Por detyra kryesore e Parlamentit sot nuk është të verifikojë a zbatohet si duhet Reforma në Drejtësi, por si ta korrigjojë atë që nuk shkon te reforma në drejtësi.

Në këtë aspekt mendoj se SPAK apo GJKKO bëjnë mirë që refuzojnë të bashkëpunojnë me këtë institucion, pasi mungesa e drejtësisë sot nuk vjen nga defekte formale të këtyre institucioneve si orari i punës apo disiplina, por nga defekte thelbësore.

Problemi kryesor është se reforma në drejtësi ka prodhuar drejtësi jofunksionale dhe një superstrukturë jofunksionale të sistemit, që prodhon mijëra dosje stok, çështje të pagjykuara, ndërvarje burokratike mes institucioneve të drejtësisë që shkaktojnë vakanca dhe mosplotësim kuadri në shumë hallka të sistemit dhe si rrjedhojë mungesë drejtësie për qytetarët shqiptarë.

Sot ne kemi një sistem gjyqësor shumë herë më të korruptuar, me tarifa korrupsioni të shumëfishuara, ku për një dosje për t’u afruar afati i gjykimit paguhen deri 30 mijë euro, ku 200 mijë dosje presin në radhë. Ne kemi një hartë të re gjyqësore në vend që ka shkaktuar centralizim kriminal dhe rritje pazaresh, si dhe kosto ekstra të qytetarëve që kanë punë me drejtësinë, që tani duhet të flenë edhe lulishteve të Tiranës për të pritur ditën e gjyqit që shtyhet sa herë i dhemb dhëmballa një avokati apo koka një gjyqtareje.

Sistemi i menaxhimit të dosjeve është korrupsion më vete dhe ato shtyhen në pafundësi, kur një gjyqtar lëviz dhe ia lë dosjen dikujt tjetër duke shkuar sërish në fund të stokut.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që duhet të kontrollojë sistemin, bën thirrje të mos bëhet presion mbi gjyqtarët e prokurorët, njësoj sikur të ngrihej kryetari i Kontrollit të Shtetit e të thoshte: mos mi shqetësoni ministrat dhe zyrtarët që vjedhin se u prishni terezinë.

Kjo betejë e ka të rëndësishëm dimensionin e saj moral dhe i vetmi dimension moral mbi të cilin duhet korrigjuar reforma është beteja për t’u dhënë qytetarëve drejtësi. Rastet skandaloze të politikanëve të lartë që përballen me drejtësinë dhe hakmarrjen politike janë vetëm sinjale që na mbërrijnë neve në vesh se çfarë drejtësie kemi bërë.

Zëri i njerëzve të pambrojtur nga drejtësia është i vështirë të arrijë deri tek ne, nëse nuk shikojmë prokurorë si Olsi Dado që quajnë krim faktin që merr avokatë, apo gjyqtarë si këta të Gjykatës Kushtetuese, që puerpiqen gjatë si të mos japin përgjigje. Kjo vjen mes të tjerash ngaqë formula që kemi bërë për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese është si me ata këshilltarët e gjykatave të fshatrave dikur, që i zgjidhnin nga fshatarët më të dalluar në kooperativë.

Shqipëria ka nevojë për një Gjykatë Kushtetuese që ndoshta edhe kufirin më të ulët të moshës ta ketë 60 vjeç, që të vijnë nga sistemi i drejtësisë me një background të pakundërshtueshëm dhe të mos kenë më halle të tjera në jetë, përveç përkushtimit që t’i lënë vendit një histori të mbrojtjes së Kushtetutës.

Sistemi korrigjohet aty ku ka lindur me defekt, në Parlament. Opozita, nëse është dakord që kjo është reformë e mirë në drejtësi dhe është penduar që e ka sulmuar, le të mos e votojë ose të mos marrë pjesë në këtë histori. Por Edi Rama duhet të përballet me atë që ka bërë.

Në këtë aspekt, të monitorosh këtë Reformë në Drejtësi nga Parlamenti se si funksionon, është të bëhesh roje i një vendi ku ndodh krimi dhe ti të kujdesesh që vrasësit të punojnë mirë.

Ky sistem drejtësie që kemi prodhuar nuk ka nevojë për t’u monitoruar që të funksionojë mirë. Ky duhet ndryshuar. Se ky me të vetën mirë po punon. Secili prokuror apo gjykatës shikon punët e veta, është tërësisht i pavarur, por edhe i papërgjegjshëm në raport me ligjin dhe me objektivin e dhënies së drejtësisë.

Kështu që këta nuk duhen monitoruar a e bëjnë mirë punën, por duhen detyruar të bëjnë punën që duhet për t’u dhënë drejtësi qytetarëve shqiptarë dhe për të vendosur standarde evropiane në drejtësi.

Të gjithë ata që mendojnë se kjo e rrëzon Edi Ramën nga pushteti, nëse e bën, janë duke e marrë më qafë opozitën, siç e morën vite më parë kur i thoshin që Reforma në Drejtësi nuk duhet mbështetur se po e bën Edi Rama për vete. Tani, siç e shikoni, ai nuk e ka bërë as për vete as për shqiptarët, por ka përfunduar në një republikë inkuizicioni, ku një grusht gjyqtarësh dhe prokurorësh kanë siguruar prej Reformës vetëm pavarësinë nga politika dhe kanë shtuar korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë.

Kush i lë këta të mbretërojnë dhe i legjitimon si një republikë e re, mund të fitojë mbështetjen e ca prokurorëve dhe gjyqtarëve, por kurrë të shqiptarëve.

Opozita ka arsye të gëzohet nëse Edi Rama bën paqe me këtë situatë, jo nëse bën luftë për ta korrigjuar atë. Nëse bën paqe dhe i lë shqiptarët në dorë të këtij sistemi, ai është përgjegjës për humbjen e shpresës për drejtësi në Shqipëri dhe duhet të ikë jo si viktimë e drejtësisë, por si autor i gjenocidit të drejtësisë mbi shqiptarët. Nëse bën betejë, të paktën është duke i kthyer borxhin që u ka shqiptarëve për këtë drejtësi që ka bërë.

Next Post
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In