• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një dorëshkrim i Mozartit vlerësohet 237 000 euro

by
22/07/2015 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondacioni ”Mozarteum de Salzbourg” ka blerë për 237 000 euro, në ankand një prej dorëshkrimeve më të rralla të Wolfgang Amadeus Mozart (1756-91) që mungonte në koleksionet publike, njoftoi ai sot.

Prezantuar sot në kuadër të festivalit të muzikës në Salsburg, qyteti i lindjes së kompozitorit, dokumenti prej 12 faqesh me një format mesatar mbante transkripte nga dora e të riut Mozart, të nëntë lëvizjeve të një “Stabat mater” të Eugenio di Ligniville (1727-1778), kompozitor i njohur italian.

Vlerësuar 167 000 stërlina (237 000 euro) nga ”Sotheby’s” në Londër, dorëshkrimi, që daton që prej vitit 1773 sipas ekspertëve, mban gjithashtu komente të babait të Mozartit, Leopold.

“Pjesa më e madhe e dorëshkrimeve të Mozart ndodhen që prej shumë kohësh në koleksionet e prekshme për publikun”, theksoi Mozarteum në një komunikatë.

Sipas fondacionit, ky dokument ka një rëndësi të veçantë sepse ai provon interesin e qendrueshëm të familjes Mozart për artin e linjës melodike të Ligniville, i cili ashtu si Mozarti ishte anëtar i akademisë së famshme filarmonike të Bolonjës.

Next Post

Zbardhen vendimet e Qeverisë, ja kuotat e pranimit në universitete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com