• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Një djalë kisha”, flet babai i 42-vjeçarit që u dhunua për vdekje në Pogradec: E vranë brenda lokalit, pastaj…

by S T
13/08/2024 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i Egli Progës, 42-vjeçarit që dyshohet se u dhunua për vdekje nga Denis Meçe në Pogradec, ka treguar për takimin e fundit me të birin, vetëm një orë para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Nazmi Proga rrëfen se kishte biseduar me të birin në lokalin e familjes dhe më pas ishte kthyer në shtëpi.

“Pas një ore më lajmëruan që të shkoja në spital, ku gjeta djalin tim të vdekur,” shprehet ai. Sipas tij,

Egli ishte larguar nga lokali i tyre dhe kishte shkuar në një lokal tjetër, ku mendohet se është dhunuar. Babai i viktimës tha se nuk dihet nëse i biri kishte shkuar vetë në lokalin tjetër apo ishte thirrur aty.

Ai shpreh shqetësimin se krimi mund të jetë kryer në atë lokal dhe se nuk dihet kush e nxori Egliun jashtë nga aty, duke sugjeruar se mund të ketë pasur përpjekje për të fshehur ngjarjen.

Nazmi Proga shprehet i zhgënjyer me policinë, duke i akuzuar ata për përpjekje për të fshehur të vërtetën.

Ai thotë se policia fillimisht kishte deklaruar se djali i tij ishte rrëzuar vetë, ndërsa sipas tij, ata vonuan në mbërritjen në vendngjarje dhe në ofrimin e ndihmës së parë.

“Krimi është bërë në atë lokal, dhe djali nuk e dimë kush e nxori jashtë nga lokali, doli vetë apo e nxorën të tjerë për të shpëtuar veten e tyre apo për të mbuluar krimin. Të dalë e vërteta kush e ka goditur, as nuk është rrëzuar dhe as nuk ka pësuar infarkt, se kush e ka vrarë ta nxjerrë shteti,” shprehet ai.

Nazmi Proga thekson se familja ka filluar një proces penal për të zbardhur të vërtetën, dhe se nuk dëshiron që çështja të mbyllet pa u ndëshkuar fajtorët.

“Kemi filluar vetë një proces penal ndërkohë që të dalë e vërteta. Unë një djalë kisha, e rrita me mund e me djersë, kishte dy fëmijë për të rritur, e la gruan të ve me halle e probleme. Nuk dua të mbyllet ky muhabet kot më kot. Të vendoset pika mbi i,” përfundon ai.

Next Post
Rusia ka gati planin e luftës me NATO-n, armë bërthamore kundër bazave në Europë, marina e trajnuar

Rusia ka gati planin e luftës me NATO-n, armë bërthamore kundër bazave në Europë, marina e trajnuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com