• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ditë tjetër – kur dhimbja bëhet dritë!

by Ermal Peçi
11/10/2025 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Peçi

Unë Mira Kazhanin nuk e kam takuar kurrë. As nuk e njoh personalisht, por e kam ndjekur nëpërmjet podcasteve të saj, të cilët realisht i pëlqej. Kam vendosur që librat që i lexoj dhe më përcjellin një emocion njerëzor, tu bëj një analizë, sepse përjetimi duhet shkruar. Megjithatë, përpara se të nisja ta shkruaja këtë editorial, më kaloi nëpër mend një dilemë e brendshme:
A ka të drejtë një burrë të flasë për përjetimin e një gruaje?
A mund të ndiejë një djalë peshën e heshtur të një beteje që ndodh brenda një trupi e një shpirti që nuk i përket atij?

Këto pyetje më munduan përpara se të vendosja të ulem e të shkruaj, por pastaj mendova se ajo çfarë Mira Kazhani ka ndarë me botën, nuk është historia e një gjiri të sëmurë, por e një zemre që refuzon të ndalet. Dhe aty, përballë jetës e vdekjes, burrë apo grua, mbetemi po aq të zhveshur e të barabartë.

Në “Një ditë tjetër”, Mira flet për kancerin me një qetësi që të trondit. Jo për të dramatizuar, por për ta kuptuar. Jo për të qarë, por për të pranuar. Dhe ajo çfarë ndien teksa lexon, është se ky nuk është një libër për sëmundjen – është një libër për kthimin tek vetvetja, për marrëdhënien me frikën, me trupin, me kohën dhe me Zotin.

Ka diçka thellësisht filozofike në mënyrën si ajo e sheh jetën: jo si një vazhdimësi ditësh, por si një mundësi për të jetuar me vetëdije çdo ditë tjetër që na jepet.

Në heshtjen me prindërit, në vendimin për të mos i ngarkuar me dhimbjen e saj, Mira tregon një formë dashurie të thellë – atë që nuk kërkon vëmendje, por që mbron të tjerët edhe kur vetë është e thyer. Në këtë zgjedhje ka më shumë forcë sesa në çdo heroizëm të zhurmshëm.

Kjo është arsyeja pse ky libër nuk mund të lexohet thjesht si një dëshmi mjekësore, por si një udhëtim shpirtëror. Ai të kujton se trupi është thjesht një strehë e përkohshme, dhe se ajo që na mban gjallë nuk është vetëm shëndeti, por dhe kuptimi që i japim jetës. Në fund, ajo që mbetet nuk është frika e sëmundjes, por qetësia e pranimit.

“Një ditë tjetër” është një lutje e butë për jetën, një testament i heshtur i një gruaje që nuk kërkoi të frymëzojë askënd, por përfundoi duke i dhënë frymë shumëkujt. Sepse kur njeriu e përballon dhimbjen me dinjitet, ajo shndërrohet në dritë dhe kjo dritë, përmes fjalës, bëhet udhërrëfyes për të tjerët.

Në këtë libër, Mira nuk flet për fundin – ajo flet për fillimet. Për çdo mëngjes që lind dhe pas natës më të errët. Për çdo frymë që del nga plagët e jetës si dëshmi e mbijetesës.

Në fund, lexuesi ndien se ky nuk është thjesht rrëfimi i saj, por një pasqyrë ku mund të shohim veten. Sepse të gjithë kemi një “kancer” tonin – një frikë, një humbje, një peshë që e mbajmë në heshtje. Të gjithë, në mënyra të ndryshme, presim “një ditë tjetër” për tu rilindur.

Next Post
“Sistemi më i fuqishëm bërthamor strategjik”, koreanët zbulojnë në paradën ushtarake raketën e re balistike

“Sistemi më i fuqishëm bërthamor strategjik”, koreanët zbulojnë në paradën ushtarake raketën e re balistike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

March 10, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

March 10, 2026
Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

March 10, 2026
Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

March 10, 2026
“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In